Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj deklaroi se votimi i sotëm në Kuvend ku u rrëzua kërkesa për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut, ishte i pritshëm. Sipas tij, Balluku është kthyer në një problem mjaft të madh për Ramën sa u detyrua të kapërcejë ylberin duke kaluar nga një qëndrim me kritika po në mbrojtje të drejtësisë, në një qëndrim kundër saj, ku me votat e kartonave ndaloi arrestimin e Ballukut.
Shehaj, i cili ndodhet në një vizitë në SHBA, tha se gjatë takimeve që ka patur me kongresmenë dhe zyrtarë të administratës amerikane, ndau të njëjtat qëndrime sa i takon sulmeve që po i bën mazhoranca drejtësisë.
Agron Shehaj: Në kuvend ndodhi ajo që pritej, që mazhoranca do të merrte në mbrojtje Belinda Ballukun. Me vendimin që morën treguan se Rama nuk është parimisht me drejtësinë, vetëm në rastet kur merret me kundërshtarët e tij. Sulmet ndaj drejtësisë kanë filluar prej kohësh. Sot jemi përballë një votimi qartësisht kundër drejtësisë. Për këtë cështje kam ngritur këto shqetësimet në takimet që kam patur në Departamentin Amerikan të Shtetit, me zyrtarë të lartë ku kam diskutuar qëndrimin e partisë “Mundësia”.
Rama sot e ka konfirmuar dhe me qëndrimin që ka mbajtur në X, se lufta kundër korrupsionit po e dëmton Shqipërinë më shumë se korrupsioni.
Në fakt ky është qëllimi, që të denigrojë drejtësinë për të përgatitur terrenin në opinionin publik që nesër të ndryshohet ligji dhe të rikapin drejtësinë dhe të ndalojnë atë që po ndodh.
Ndërkohë që SPAK kërkon për herë të parë pezullimin e Ballukut nga detyra, është kërkuar arrestimi i saj në parlament. Ajo është kthyer në një problem mjaft të madh për Ramën sa u detyrua të kapërcejë ylberin se kaloi nga një qëndrim me kritika po në mbrojtje të drejtësisë në një qëndrim kundër saj, ku me votat e kartonave ndaloi arrestimin e Ballukut.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Mars22:39
Imuniteti i Ballukut, Buzhala: Nëse dështon kjo çështje, është fundi i SPAK siç e njohim
Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi zhvillimet politike në Shqipëri pas vot...
POLITIKE
12 Mars22:30
“Për Ramën ka prokurori të zakonshme dhe qeveri speciale”, Këlliçi: Mbrojtja e Ballukut nga PS, lajm i keq për integrimin në BE
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, e cilësoi zhvillimin e sotëm në Kuvend, ku mazh...
POLITIKE
12 Mars22:22
"Rama kryeministri më i korruptuar në Europë"/ Këlliçi: Duhet të kemi reagim radikal! E kotë të shkosh në atë Parlament
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me zhvillimet e sotme në Parlament, ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Ra...
POLITIKE
12 Mars22:06
Bardhi zbulon arsyet e vizitës së ambasadores amerikane në kryeministri dhe çfarë i kërkoi Ramës
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka folur në emisionin “Opinion” për takimin e kryeministrit Edi Rama me ambasador...
POLITIKE
12 Mars21:57
Rama nuk lëshoi Ballukun, Ish-prokurori: SPAK kërkesë të re në Kuvend nëse rëndohet akuza
Ish-prokurori Eugen Beçi, ka komentuar zhvillimet e sotme në Parlament ku mazhoranca socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama votoi kundë...
POLITIKE
12 Mars21:56
Abilekaj: Mandati i Ramës ka rënë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja
Analisti Enton Abilekaj thotë se zhvillimet e fundit politike në vend tregojnë se mandati i qeverisë Rama ka humbur legjitimitetin dhe se zg...
POLITIKE
12 Mars21:17
Vendimi tronditës/ Brukseli bllokon integrimin, BE nuk do miratojë raportin IBAR për negociatat
Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’ia hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e rrezikon rrug&...
POLITIKE
12 Mars20:56
“Kush më del kundër do e sakatoj”/ Si i kërcënoi Rama anëtarët e kryesisë për votimin pro Ballukut
Edi Rama ka pasur një makth të veçantë përpara seancës së sotme për heqjen e imunitetit të Ballukut, duke dashur ...
POLITIKE
12 Mars20:41
“Nuk ka kuaj troje”/ Marta Kos: Vendet që na dëmtojnë nuk mund të bëhen anëtare të BE
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos gjatë fjalës së saj para Parlamentit Evropian është treguar e prerë duke theksu...
POLITIKE
12 Mars19:50
Tomorri: Me votimin për Ballukun, Shqipëria e humbi ‘trenin’ e BE-së
Gazetari Klodian Tomorri u shpreh se, vendimi i fundit i Edi Ramës dhe PS-së për të mos i hequr imunitetin Belinda Ballukut, pritet të ...