Zbulohen milionat e Botërorit 2026/ Manchester City përfituesi më i madh nga fondi rekord i FIFA-s
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij në kuvend, u shpreh se është seanca e 5-të, dhe sipas tij nuk funksionon si institucion i përfaqësimit, por si instrument i heshtjes
"Jemi tashmë në javën e pestë të një Kuvendi që nuk kuvendon, të një Kuvendi qe nuk funksionon si institucion i përfaqësimit, por si instrument i heshtjes.
Prej më shumë se një muaji, opozita nuk ka të drejtë fjale. Heshtja është një nga njollat më të medha në historinë tonë bashkëkohore!
Prej më shumë se një muaji, Kryeministri, Qeveria dhe mazhoranca nuk flasin as vetë, nga frika ndaj të vërtetave!
Nuk ka interpelanca. Nuk ka debat. Nuk ka pyetje. Nuk ka përgjigje.
Ka vetëm njoftime proceduriale, arrogancë, indiferencë dhe urdhra që zbatohen me kokën ulur.
Çudi si nuk ju dhemb qafa nga te qeshurat deperesonalizuese!
Ky është jo vetëm një sulm ndaj opozitës, por mbi të gjitha një dhunim i parlamentarizmit si shtyllë e demokracisë.
Sepse, siç ka thënë Robert Schuman, një prej themeluesve të Europës moderne:
“Demokracia nuk mund të ekzistojë pa respekt për të vërtetën dhe për njeriun.”
Dhe pikërisht kjo po na mungon: respekti për të vërtetën dhe respekti për qytetarin shqiptar, që përfaqësohet këtu jo për të heshtur, por për të folur.
Para pak ditësh, ju e votuat një qeveri të re.
Dhe me të, edhe një program katërvjeçar – më saktë një hartim politik fund e krye propagandë!
Ju ende s’keni realizuar 30% të programit të vitit 2013!
Nuk e prezantuat. Nuk e shpjeguat. Nuk e diskutuat.
Nuk ndiet detyrim t’u thoni shqiptarëve se çfarë keni ndërmend të bëni për katër vitet e ardhshme.
Një votim i ftohtë, i shpejtë, pa asnjë fjalë!
Kjo është mënyra si e kuptoni marrëdhënien me qytetarin?
Duket qarte se jeni të emëruar, jo të zgjedhur.
Duket se keni ardhur këtu me koncesion!
Ju po ndërtoni një realitet politik të shëmtuar, ku debatit i keni shpallur luftë, të vërtetën e keni shpallur armike dhe opozitën – peng.
Sot nuk jemi në krizë politike – jemi në krizë të shtetit ligjor dhe të lirisë.
Jemi në krizë ndërgjegjeje e në krizë dinjiteti.
Jemi të sulmuar nga banaliteti dhe shija e ndyrë e korrupsionit.
Jemi bij të një shteti të uzurpuar e të dhunuar!
Nuk mund të harrojmë se si e morët pushtetin – me farsë zgjedhore, me drejtësi të komanduar, me liderë të opozitës të arrestuar, siç është rasti i z. Sali Berisha – në shkelje të çdo norme demokratike.
Deputetë opozitarë të ndaluar, të sulmuar publikisht.
Dhe tani, pasi e morët pushtetin, nuk u mjafton heshtja juaj – kërkoni edhe heshtjen tonë!
“Në demokraci, çdo njeri ka të drejtë të heshtë – por askush nuk ka të drejtë ta heshtë tjetrin!”
Por të jeni të bindur:
E vërteta nuk merret zvarrë gjatë.
Ajo gjen rrugën për të shpërthyer.
Dhe kur ajo del në dritë, ju nuk do të mund ta mbroni veten me procedura, por do të përballeni me pasojat e heshtjes që sot mendoni se është fuqi.
Do të përballeni me njerëzit që sot i mendoni të trembur.
Do të gjykoheni nga drejtësia që sot e keni nën tutelë!
Ndërkohë, jashtë këtij Kuvendi, vendi është në rrënim, në ikje, në varfëri – e mbi të gjitha në errësirë!
Lezha mbetet pa drita pas çdo stuhie.
Shënkolli, Zejmeni, Zadrima, Torovica – po ashtu, në errësirë.
Qytetarët ndihen të braktisur, të harruar.
Punësimi – i gjithi me kriter politik, luftë klasash!
Asnjë përgjegjësi. Asnjë plan. Vetëm propagandë.
Rruga Milot–Balldren, e vetmja lidhje që e çon Shqipërinë fizikisht drejt Europës, është e bllokuar.
Është kthyer në një makth për banorët dhe për turistët.
Tre herë në 12 vjet na është thënë se “është bërë tenderi” – dhe çdo herë ka qenë një gënjeshtër elektorale.
Edhe dasmat e mortet nuk bëhen më në verë!
Njerëzit nuk mund të udhëtojnë.
Veriu është i izoluar – por për ju mjafton që premtimin ta mbuloni me premtim, aq sa muri i gënjeshtrave të bëhet aq i trashë, sa të pengojë faktet – dhe pastaj ta shpërndani në ekran.
Minatoret e Spaçit i dhunoni ne vend qe tu plotesoni kerkesat si te ishin kriminele ndersa kriminelet si akademik ne nje vend pa akademi!
E ndërkohë që vendi është në këtë gjendje, edhe institucionet e tjera që duhet të ishin të pavarura, janë shndërruar në degë të ekzekutivit.", tha ndër të tjera Gjekmarkaj.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama është ai që ka përsëritur në mes të Be...
Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në strukturën dhe përbërjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Z...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka folur për mediat nga jashtë Kuvendit, ku komentoi situatë...
Lëvizjet në Policinë e Qarkut Korçë kanë nisur këtë mëngjes, duke përfshirë një transferim t&eum...
"Diella, më thoni mua. E kuptoj se do të donit të kishte fytyrën tuaj, por ka të Anila Bishës për fat te mirë. ‘Di...
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar deklaratën e Edi Ramës që nuk do të marrë pjesë në potestën e UÇK-s&eum...
Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha, ka deklaruar në një prononcim për mediat nga jashtë Kuvendit, se sipas tij pjesëmarrja ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha është shprehur ditën e sotme jashtë parlamentit se është kundra ndërhyrjeve&...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se në Shqipëri, paratë e drogës futen me avionë të posaçëm...
Kreu i demokratëve ka vijuar me akuzat në Kuvend, ku Sali Berisha ka deklaruar ndër të tjera se Bitcoin e kthejnë në euro, duke ...