POLITIKE

‘Gjermania do të marrë drejtimin e Prokurorisë Publike Evropiane’, Çollaku: Do ta rëndojnë krizën e Edi Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Qershor 2026, 18:49
‘Gjermania do të marrë drejtimin e Prokurorisë Publike

Një valë e re hetimesh ndërkombëtare dhe dosjesh sekrete po shtrëngon lakun rreth zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, gazetari Basir Çollaku ka dhënë detaje të rënda të zbardhura së fundmi, të cilat ngrenë hije të rënda dyshimi mbi vizitat dhe takimet e padeklaruara të kryeministrit në arenën ndërkombëtare.

Sipas gazetarit, vizita e tij e fundit në Francë nuk kishte natyrën e një pritjeje zyrtare në Elize, por shëmbëllente më tepër me një "vizitë halli" për të kërkuar garanci politike, ngjashëm me praktikat e zakonshme të liderëve autokratë.

Nga ana tjetër theksoi Çollaku, Gjermania dhe Holanda kanë ashpërsuar ndjeshëm qëndrimin e tyre, ndërkohë që përfaqësues të lartë diplomatikë gjermanë nuk po zhvillojnë më vizita kortezie, por po përcjellin fizikisht dosje voluminoze hetimesh në dyert e SPAK-ut.

Gazetari njoftoi se situata pritet të përshkallëzohet me emërimin e një prokurori të ri gjerman në krye të Prokurorisë Publike Evropiane, i cili sipas tij do të ketë në shënjestër disa nga personazhet më të pushtetshëm në Tiranë.

Ndër të tjera, Çollaku theksoi se dosjet hetimore flasin për zyrtarë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë mbetur të shokuar nga arroganca dhe skandalet që gjenden mbi tavolinat e tyre. Akuzat bëhen edhe më të rënda kur përmenden të ashtuquajturat "samite të kokainës".

"Një miku im, njohës i mirë i politikës franceze dhe ndjekës i saj, ka disa detaje në fotot e publikuara nga takimi i Ramës në Paris. Së pari thotë nuk është hyrja zyrtare e Elizesë aty ku janë fotot publikuar dhe salla e takimit nuk është ajo salla e pritjeve zyrtare. Mungon flamuri shqiptar apo francez i takimeve dypalëshe në takime, natyrisht edhe zonja që do ishte ceremoniali tjetër, një pritje zyrtare. Pra ishte vizitë halli me imazhe politike. Po fotot e krahasimit për ta krahasuar edhe me pritjet e tjera të krerëve të shteteve që ka pritur Macron. Pra ka diçka ndryshe në këtë pritje. Dhe ka një gjë interesante se Franca është në një farë mënyre një oaz i shumë autokratëve afrikanë apo diktatorëve që jetojnë atje. Ndoshta Rama ka shkuar për të marrë mesazhe apo përgatitur të ardhmen gjithmonë në atë fazën e këtyre dyshimeve.

Mua më duket shumë interesant ky qëndrim gjerman, kur thotë mund të themi kaq deri tani. Në fund të fundit është një çështje e brendshme politike. Nuk është më çështje miqësore. Nuk është më çështje as harabelash siç pretendon Rama të thotë. Dhe duke ditur investimin e madh të gjermanëve, ia bashkangjis edhe Holandës sepse qëndrimi i Holandës tek raporti i BAR-it negativ ka qenë për portin e Roterdamit. Pra kanë vënë kushtet te kjo historia e tenderit. Njëkohësisht gjermanët që kanë sjellë edhe materialet e AKSHI-t, pra kanë sjellë dosjen zyrtarisht që kanë shkuar në SPAK. Ka shkuar ministri i jashtëm gjerman atje, ka shkuar ambasadori gjerman atje, nuk kanë shkuar për turizëm fare. Kanë shkuar edhe për të përcjellë materiale por njëkohësisht edhe për të vënë kontakt ecurinë e hetimeve. Përveç kësaj ajo që di unë nga burime shumë serioze është se përsëri gjermanët, së shpejti do jetë një gjerman që do jetë drejtues i prokurorisë publike të Bashkimit Europian. Dhe ky zotëri do marrë nja dy tre dosje me personazhe pushteti dhe publikë shumë të rëndësishëm në Shqipëri që janë në hetim. Ka hetime në prokuroritë e vendeve të Bashkimit Europian shumë serioze për emra shumë të rëndësishëm pushteti dhe politikës në Shqipëri. Nuk mund të them emra për momentin, janë emra shumë të rëndësishëm që do ta thellojnë, do ta rëndojnë krizën e Edi Ramës dhe të asaj qeverie.

Janë vërtetë skandale që edhe ata janë të shokuar. Duke qenë se zakonisht shokohen nga injoranca se kanë parë boll, por nga mënyra se si kanë parë këto zhvillime me pushtetarët dhe politikanët shqiptarë që i kanë në tavolinat e tyre, ata janë të shokuar. Absolutisht po se më bën përshtypje edhe një fjali e zotit Rama teksa shfaqësohej në poezinë e tij algoritmike që thotë domethënë drogagji unë nuk jam. Pse nuk thotë zoti Rama unë jam gati të bëj testin e përdoruesit të drogës, të kokainës? Ka teste të analizave të gjakut të cilat e verifikojnë nëse je apo jo i tillë. Këtë nuk e tha sepse nuk e bën dot. Se përgjigja nuk i shkon përshtat. Dhe tjetra tha a kam qenë në Aruba apo kam çuar njerëz në Aruba. Ka një gjë, Aruba nuk është vetëm një takim. Nuk është vetëm një samit. Janë disa takime. Është projekt. Rama do të thotë s'ke qenë në Aruba, po në Majorka ke qenë? Po në Monako ke qenë? Po në Majami ke qenë? Këto janë le të themi pak a shumë katër pesë pikat e gjeografisë së samitit të kokainës. Po njerëz të afërm të tu kanë qenë? Po krahë të djathtë të tu politik, shtetëror, qeveritar kanë qenë?

Sepse... Rama e di shumë mirë se kush ka qenë aty sepse ata janë të filmuar. E kemi thënë bashkërisht këtu që janë në kasetë. Ato foto që kanë dalë nga kanë dalë? Kanë dalë se i kanë sekuestruar spanjollët atje se ka qenë një CIA apo në rastin e Majorkës që i ka bërë një pjesë të filmimeve spanjollët. Pra mos thoni jo përpara, mos nxitoni as Rama, as ministra, as deputetë, as oborrtarë të ngushtë të kabinetit të tij nëpër këto takime që unë po them sepse janë të filmuar. Janë me zë, me fytyrë në të gjithë këtë takime dhe komunikime. Tani këtu SPAK-u na ka ngatërruar pak me këto fraksionet njësh dysh tresh. Dhe tek ky fraksioni i padalë ende që në gjykimin tim SPAK-u duhet ta kishte të parin. Me njeriun e kabinetit të kryeministrit. Me njeriun e zhveshtores së tokave të bregdetit të kryeministrit. Me njeriun e parlamentit dhe qeverisë së kryeministrit. Pak a shumë po them se kush kanë qenë nga ajo që di unë. Pra këta njerëz, këta janë të autorizuar nga Rama sigurisht. Këta janë aty dhe SPAK-u duhet të kishte nisur dhe duhet të nisë me këta njerëz. Sepse këta ende kanë aksesin, fuqinë nëpërmjet Ramës të ndërhyjnë edhe në hetim.

Të ndërhyjnë edhe në dosje. Pastaj episodi që spanjollët, francezët, belgët, italianët, gjermanët por edhe amerikanët sjellin në materialet e deritanishme sipas vendimeve të publikuara nga gjykata, na flasin ne për tonelata drogë. Mos të hyjmë në Durrës se e di si është bërë Durrësi, Durrësi nuk kalon gjë tjetër veçse drogë tani. Folësi 1: Tek han me dy porta që nuk ka diskutime që të kapesh gjithnjë e më pak aty ku s'ka... Folësi 2: Tani situatave të tilla e të ngjashme duhet t'i përgjigjet, duhet t'i përgjigjet kryeministri. Jo me fjalë, jo e ke gabim apo e ke mirë e ke të vërteta e këto, por me dokumente zyrtare. Zotëri je në hetim! Zotëri je i marrë në hetim sepse këto dosje që po thonë, kjo historia e drogës në Aruba, Majorka, Monako, Majami, Florida... duhet që këto katër dosje të bashkohen. Varet nga SPAK-u por edhe në të gjithë median amerikane evropiane ne shohim një gjë, protesta ka qenë ministri i jashtëm i Shqipërisë në këtë muaj. Dhe ka ndryshuar opinionin edhe të Shqipërisë edhe të qeverisë. Ata kanë sjellë në dijeninë time të paktën në Shqipëri në disa ambasada, mesazhet: "Ore ju na keni thënë që ky Rama ne e duan të gjithë shqiptarët... pse u çuan të gjithë shqiptarët dhe na sollën një tjetër qasje për përdorimin e pronës publike, të parasë publike, të korrupsionit, të krimit të organizuar, trafikut të drogës?". Pra shqiptarët po ju dërgojnë të gjithë kancelarive europiane, por edhe atyre që janë në Tiranë, mos gënjeni më. Edi Rama është ky që themi ne, jo ajo që thonë ato shkresat nëpër ambasada rutinë burokratike e shqyrtuar nga lobingjet e kryeministrit", tha Collaku. 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan