Florjan Binaj flet për Foxnews: Vendi nuk kishte parë revoltë të fuqishme për 35 vite
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Teksa protestat kundër qeverisë së Edi Ramës vijojnë prej javësh në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, je...
Rreth orës 13:30, në lagjen nr. 4 të Pogradecit, Renato Xhaja, 30 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti në banesë ka...
Deri në 10 ton kokainë nuk ishin asgjë për Eldi Dizdarin ti sillte nga Amerika Latine drejt Europës. I shumëkërkuari i dre...
Një situatë e tensionuar është regjistruar këtë të hënë para Bashkisë së Durrësit, ku disa pë...
Një drejtues automjeti është ndaluar nga policia e Durrësit pas ndjekjes nëpër qytet. Burime policore bëjnë me dije s...
Është zbuluar identiteti i vajzës bjonde që hyri në ambjentet e burgut të sigurisë së lartë në Peqin, rast i...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Të mërkurën në mbrëmje, ndërsa marshimit të përnatshëm të protestuesve po i vinte fundi, një studente 1...
Rrjeti SafeJournalists në Shqipëri ka shprehur shqetësim për sulmin dhe intimidimin ndaj gazetarit Osman Stafa, mbrëmjen e 21 qershor...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit dhe nga ajo e udhëheqësit të Partis&...
E ftuar në studion e Syri TV me moderatorin Bled Marku, avokatja Adriana Kalaja ngriti akuza të forta ndaj SPAK-ut, duke e cilësuar të dështuar në luftën kundër pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës.
Sipas saj, megjithëse këto kanë qenë prioritete të përsëritura nga partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet amerikane, rezultatet në terren kanë qenë të pamjaftueshme. Kalaja deklaroi se Partia Demokratike ka depozituar prej vitesh kallëzime dhe prova që lidhen me skema të dyshuara të pastrimit të parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe investimeve strategjike.
Ajo vlerësoi aksionet e fundit të SPAK-ut, por theksoi se mbeten pikëpyetje të mëdha mbi hetimin e plotë të lidhjeve mes krimit të organizuar, korrupsionit dhe niveleve më të larta të pushtetit.
Intervista:
Kalaja: Së pari, unë mendoj që SPAK-u ka dështuar në parandalimin e hemorragjisë lidhur me dëmin që i është krijuar buxhetit të shtetit, por nga ana tjetër po kështu ka dështuar edhe në parandalimin e një vepre shumë të rëndë penale siç është ai, pra, pastrimi i produktit të veprës penale. Dhe sipas të gjithë raporteve, qoftë të Departamentit të Shtetit, po qoftë dhe atyre evropiane, ka qenë tagri kryesor i luftës ndaj krimit të organizuar. Nëse kthehemi pas në kohë dhe shikojmë qoftë takimet që kanë bërë përfaqësues të SPAK-ut në DASH, apo dhe takimet e të ngarkuarës me punë me të gjithë krerët e institucioneve ligjzbatuese, do ta shikoni që tre janë pikat kryesore ku është ngritur lufta, që ata kërkojnë që të zbatohet nga institucionet shqiptare, siç janë: lufta ndaj pastrimit të parave të pista, krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Pra, janë tre pika shumë të rëndësishme që unë mendoj që jo vetëm kanë ndikim në përkeqësimin e ekonomisë shqiptare, por nga ana tjetër mendoj se tregon qartazi dhe për një dështim të punës së SPAK-ut.
Marku: Për t'ia kujtuar edhe publikut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë presidenti Donald Trump i kanë cilësuar kartelet e drogës si organizata terroriste.
Kalaja: Patjetër, e i kanë shpallur organizata terroriste. Madje dua të veçoj edhe në atë prezantimin e platformës së tij nga ambasadori tashmë i votuar për Shqipërinë, dy nga pikat kryesore që ishin në platformën e tij të punës në shtetin shqiptar ishin lufta ndaj pastrimit të parave të pista dhe ndërkohë lufta ndaj karteleve të drogës, të cilat siç e thatë dhe ju, nga presidenti Trump janë shpallur si kartele terroriste. Ndërkohë, shqetësimin më të madh që e kam dhe duhet ta kemi të gjithë në fakt, është sepse ne i kemi çuar provat për vite e vite me radhë SPAK-ut, dhe SPAK-u ka dështuar pikërisht të shkojë në parandalimin. Ne e falënderojmë dhe e inkurajojmë SPAK-un për dy aksionet e fundit, por mos harrojmë që dhe dy aksionet e fundit, sidomos ai që ka lidhje me çështjen apo me fenomenin që është quajtur Arben Ahmetaj, ka probleme shumë serioze në nxjerrjen dhe hetimin e thelluar.
Pra, ka pasur veçori të disa personave ndaj disa personave të tjerë, për të cilën në fakt koha do t'i tregojë në vijimësi.
Por nga ana tjetër, çfarë rezultoi?
Rezultoi ajo që ne si Parti Demokratike dhe unë kryesisht si kallëzuese e të gjithë kallëzimeve të Partisë Demokratike, kemi ngritur në vijimësi, që të gjithë ndërtimet, qoftë në Tiranë por sidomos ato në bregdet, dhe sidomos ata që kanë marrë dhe statusin strategjik, investitor strategjik (dua të kujtoj tani se një nga organizatat terroriste që u shpall nga presidenti Trump ishte dhe organizata e atij që mori statusin investitor strategjik në bregdet).
Kështu që, të gjitha këto të çonin me lidhje direkte me kryeministrin Rama, fakt i cili e ka bërë edhe SPAK-un, për shkak të presionit, për shkak të politikës, që të frenohet. Sepse për sa kohë që ne kemi çuar listën me fakte.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat mbi raportin e Komisionit Evropian për Shqipërin...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me sulmin që ndodhi në protestë dje ndaj gazetarit të News24, ...
Në 20 ditë protestë përpara Kryeministrisë, Edi Rama ka dalë disa herë për t’iu përgjigjur protestuesve. He...
Qindra media ndërkombëtare po raportojnë për protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër Edi Ramës, të cilat kulmu...
Edi Rama u pa në publik të shtunën duke u ankuar se protestuesit e revolucionit të famingove kishin rënë viktimë e algoritm...
Nga Tobias Zick, SUEDDEUTSCHE ZEITUNG Presioni mbi kryeministrin Edi Rama vazhdon të rritet dhe po vjen gjithnjë e më shumë edhe nga...
Për Ina Shkurtin, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë, ishulli i Sazanit ka qenë gjithmonë një vend i veç...
Qeveria e kryeministrit socialist, Edi Rama, po përballet me presion në rritje, ndërsa protestat kundër saj vazhdojnë. Sipas një...
I ftuar në një intervistë për Flavio Qarrin në emisionin “KAFE SHQETO” në SYRI TV, aktivisti Andi Tepelena, i cili f...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, deklaroi se protestat e fundit qytetare ...