Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë balkonit të banesës. Berisha gjatë fjalës së tij foli në lidhje me Ballkanin e Hapur. Ai theksoi se Gjermania dje pranoi se Ballkani i Hapur synonte izolimin e Kosovës. Berisha shtoi se Pashiqin e Tiranës e përkrahin vetëm se i lëpihet Vuçiçit.
Më tej kreu i PD-së shtoi se kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet.
"Miq, dje i dërguari i posaçëm për rajonin i qeverisë gjermane, zoti Sarrazin, deklaroi pikërisht atë që opozita kishte deklaruar me dhjetëra e qindra herë, atë për të cilën opozita kishte protestuar, deklaroi se Ballkani i Hapur kishte synim izolimin e Kosovës. Ky është Pashiqi i Tiranës, Pashiqi shqipfolës i Tiranës, të cilin e përkrahin vetëm e vetëm se i lëpihet Vuçiçit. E përkrahin kudo, vetëm e vetëm se është një jesmen që padit Kosovën, qeverinë dhe autoritetet e saj. Që vendos sanksione ndaj vendit vëlla.
Të dashur miq, me këtë politikë, Edi Rama ka garantuar pa diskutim mbështetje. Por unë përsëri u deklaroj partnerëve të Shqipërisë dhe rajonit se kjo politikë qëndron absolutisht si shkak themelor i bllokimit të procesit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë gjatë 11 viteve. Ideja se Edi Ramën e kemi me vete, ndërkohë që ai është me Vuçiçin dhe kundër Kosovës, është një ide bllokatore. Është një qëndrim bllokues tërësisht për zgjidhjen e problemeve që ekzistojnë mes dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.
Kjo ide ka sjellë në vetvete inkurajimin e Putinit të vogël në Beograd, paraqitjen para Brukselit, Uashingtonit, Berlinit, Londrës, Parisit të Aleksandër Vuçiçit, mentorit të Bjellivukut, si një njeri që po moderohet. Si një njeri që edhe shqiptari, antishqiptari apo Pashiqi i Tiranës, thotë llafe të mira për të. Dhe solli në një mënyrë apo në një tjetër demonizimin e viktimës, demonizimin e Kosovës, të drejtuar qoftë nga kryeministrat para Albin Kurtit, dhe së fundmi nga Albin Kurti. Solli përpjekjet e fshehta të Tiranës dhe Beogradit për ndarjen e Kosovës, duke besuar dhe shpresuar se do të bindin për këtë diplomatë perëndimorë," tha Berisha.
Ai gjithashtu u bëri thirrje diplomatëve perëndimorë duke thënë se që kur ka ardhur Rama në pushtet, janë bllokuar negociatat e paqes dhe marrëveshjet në Kosovë
"Unë ftoj diplomatët perëndimorë, të shtrojnë një pyetje: si ka mundësi që në vitet 2010-2013, u firmosën dhjetëra marrëveshje. U firmos marrëveshja e përgjithshme. Çfarë ndodhi me këto marrëveshje pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet?
Pas ardhjes së Edi Ramës në pushtet u shpalosën pazaret Tiranë-Beograd për ndarjen e Kosovës. Dhe këto pazare janë shkaku kryesor i bllokimit të procesit të negociatave të paqes, të marrëveshjeve në Kosovë. Ndaj dhe ju mund të mbani sa të doni Edi Ramën si ‘good guy’ që na dëgjon, por gaboheni se historia ka provuar se ata që tradhtojnë kombin e tyre, nuk mund të jenë ndryshe veçse ‘pis guy’," tha Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të t...
Takimi FIER- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e sotme ka nisur takimet si drejtuesi i qarkut të F...
Salianji LIBRAZHD- Drejtuesi politik i PD për qarkun e Elbasanit, Ervin Salianji ka bwrw me dije se ndalesën e radhës e pati Librazhdin, ku ...
Blushi TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ditën e sotme ka reaguar për vendimin e Kuvendit për të hedhur...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Dhëndri i kreut të Partië Demokratike, Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, ka reaguar sërish lidhur me akuzat ndaj ti...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një konferencë për shtyp ku ka folur në lidhje me akuzën...