POLITIKE

Gjokutaj: Reforma në drejtësi u përdor për të ‘mbaruar punë’, jo për standarde

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Mars 2026, 19:08
Gjokutaj: Reforma në drejtësi u përdor për të

Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës së zbatimit të reformës në drejtësi, gjatë një interviste në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV. Sipas tij, që në konceptimin fillestar, reforma kishte si qëllim rekrutimin e individëve ‘që mbarojnë punë’, duke lënë në plan të dytë integritetin moral dhe profesional.

Gjokutaj theksoi se, ndonëse reforma u votua unanimisht në Kuvend, pas djegies së mandateve nga opozita, Partia Socialiste e zbatoi e vetme, duke e orientuar sipas interesave të saj. Ai u shpreh kritik edhe ndaj figurës së disa përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë, duke përmendur raste që, sipas tij, kanë dëmtuar besueshmërinë e institucioneve në publik.

‘Problemi nuk është më personal, por institucional. Është cenuar figura e prokurorit dhe besimi i qytetarëve te drejtësia,’ u shpreh avokati.

Gjokutaj ngriti pikëpyetje edhe mbi funksionimin e institucioneve kyçe si SPAK, GJKKO, si dhe organe të tjera të sistemit, duke i akuzuar për zvarritje të çështjeve dhe mungesë përgjegjshmërie.

Sipas tij, këto institucione kanë ndikuar në ruajtjen e status quo-së politike, duke pretenduar se pa to, kryeministri Edi Rama do të ishte larguar më herët nga pushteti. Ai shtoi se zvarritjet në trajtimin e dosjeve dhe mungesa e respektimit të afateve ligjore janë bërë praktikë e zakonshme, ndërsa kritikoi edhe mbrojtjen që, sipas tij, u jepet zyrtarëve të drejtësisë nga nivele më të larta institucionale.

‘Që në konceptimin e reformës në drejtësi, qëllimi ka qenë që të rekrutohen njerëz që kryejnë punë.

Njerëz që mbarojnë punë. Dhe përballë këtij interesi madhor, që të mos ketë pengesa rrugës, se ju e dini që reforma në drejtësi vërtet u votua me 140 deputetë, por ai qe momenti i vetëm i këtij kolegjialiteti të madh, se pastaj me ikjen nga, djegien e mandateve, Partia Socialiste e implementoi vetëm këtë reformë në drejtësi dhe e bëri siç i deshi qejfi.

Dhe ka futur njerëz, sigurisht që njerëz që mbarojnë punë dhe nuk thonë jo, janë njerëzit pa integritet moral, profesional, ë, janë të tillë njerëz dhe ju po e shikoni, diku del një gjyqtare e cila merr edhe, edhe vë përpara gjithë liderët e opozitës. Një tjetër del me këto probleme.

Shiko, ky problem është problem, po ta marrësh si person fizik, ky është problem midis tij, familjes së tij, Zotit. Nuk është problem ky, po ta marrim them fizikisht. Problemi tash jemi në zyrën e shtetit. Ai së pari ka denigruar figurën e prokurorit, besueshmërinë e atij institucioni në publik, dhe ne këtë po themi sepse këtu është i gjithë debati që antagonizmi mediatik e çon, disa thonë, ka thotë besueshmëri thotë SPAK-u thotë 90% thotë njeri.

Ndërkohë që nuk është kështu. E kupton? Këta janë heronjtë e fëmijëve tanë thoshte një, një dashamirë e Shqipërisë, në atë kohë. E kupton? Ndërkohë që këtu del elementë, elementë domethënë janë shumë, shumë ordinerë.

Po ta shpjegoj unë diçka. Ku qëndron ligjorja? Si një zyrtar i cili e ka kryer aktin, si një zyrtar që nuk e ka kryer prej shkaqesh të pavarura prej këtij, sepse ajo, sigurisht kuptohet lehtë që ajo është vënë në shërbim të kësaj pune, sepse këto nuk janë gjëra që do diskutohen, do bësh ti një konferencë, do përgatitet materiali, edhe fjalimet edhe radha e të folurit. E ai është një akt si të gjithë aktet e tjera, duhej të ishte mbaruar me kohë, me muaj të tërë në telefon, edhe, edhe me aksesorët që duhen për këtë punë.  

Po, anëtari i KLP-së, po pikërisht, po këtu është puna, janë këta që duan të mbarohet punë. Ashtu. Dhe që zgjat me muaj telefonata, i thotë ti je në Itali, e ty s'të njohim, e bën budallëqe, deri te numri i tabletave të atij medikamentit çfarë ishte. Pra, po vijmë te kjo pjesë.

Pra, kjo është fytyra, fytyra e njerëzve të pallatit të drejtësisë, jo të gjithë, por të këtyre vendimmarrësve të cilët kanë garantuar qeverinë, paprekshmërinë e qeverisë së Edi Ramës deri më sot.

Unë e kam thënë, pa SPAK-un dhe GJKKO-në, Edi Rama do të kishte ikur me kohë nga pushteti. Ata e kanë mbajtur bashkë me ILD-në, KLGJ-në, ata janë kështu, gardh. Gardh. Edhe janë shumë refraktarë, domethënë nuk pranojnë ata, ë, mbajnë dosje një vit, për ata afati nuk vlen asgjë.

E kupton? Pra edhe kjo që thotë Këlliçi tashmë që çështja kalon në Gjykatë Kushtetuese, lejo, mund të harrohet ajo dosje. Dhe kjo mendësi që kanë ata, ë, dhe kjo mbrojtje që u jepet atyre, një mbrojtje e fuqishme, fillon sigurisht edhe ë, fillon edhe transmetohet poshtë.

Tash, se këta, këta nuk mund të bëjnë vetëm vendime, këta s'mund të shkruajnë vetëm, të marrin vendime e të shkruajnë e të bëjnë arrestime. Po këta do bëjnë dhe një çikë qejf se janë lodhur shumë. E kupton? Me qartë, e qartë’, u shpreh ndër të tjera avokati Genc Gjokutaj në SYRI TV.  

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?