I dënuar me 24 vite burg për vrasje me paramendim, arrestohet në Angli 60-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Sami Sheen, vajza e aktorit të njohur Charlie Sheen dhe aktores Denise Richards, ka reaguar publikisht ndaj pretendimeve se jeta e saj luksoze financohet...
Çdo gjë që ndodh rreth e qark nesh, drejtëpërdrejtë nga kryeqyteti. Revista ditore e ndodhive brenda dhe jashtë vendit vj...
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë zonën bregdetare të Sarandës ka shkaktuar probleme për disa mjete lundruese, duke detyrua...
Kontrolle të befasishme janë bërë këtë mëngjes në ambientet e burgut të Drenovës. Mësohet se gjat&...
Telefonat celularë, bateritë portative dhe cigaret elektronike po kthehen në një nga kërcënimet me rritjen më të shpej...
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vje&cced...

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot sulmin ndaj një tjetër gjyqtari në vend Marko Boshku, për një vendim që ka marrë në favor të ish-drejtusit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Vlorë. Boshku, i cili është gjyqtar në Gjykatën Administrative të Tiranës, ka rikthyer në detyre ish-kreun e AMP-së, pasi ishte hequr nga puna për shkak të një ndërtimi pa leje që kishte bërë në Ksamil.
Rikthimin e tij në detyrë dhe dhënien e pagave të prapambetura me vendim gjykate, Kryeministri Edi Rama e konsideron një rast të rëndë.
Postimi i Edi Ramës:
Një tjetër sport tradicional i gjykatësve pa flamur e pa atdhe të Drejtësisë së Vjetër, fatkeqësisht vazhdon të ushtrohet edhe nga gjykatës më të rinj, të cilët duhet të mbajnë lart flamurin e Drejtësisë së Re me pavarësinë, profesionalizmin e integritetin e tyre. Pa asnjë gajle fare, gjykatësi Boshku, ka vendosur të kthejë fishek në detyrë një shkelës brutal të ligjit dhe mashtrues të kapur me presh në duar, e për pasojë edhe të larguar nga detyra e të çuar në prokurori!
Rasti është i ububushëm!
Si drejtues rajonal i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore – pra i trupës që ligji ngarkon për të kontrolluar veprimet dhe garantuar integritetin e Policisë së Shtetit – një birbo pa din e pa iman, jo vetëm kishte marrë pjesë në një ndërtim pa leje në Ksamil (i denoncuar nga njerëzit e zonës), po edhe kishte mashtruar me shkrim, duke pretenduar legalizimin e ndërtimit, me gënjeshtrën se ndërtimi ishte bërë në 2018-ën.
Por fotot satelitore nxorrën bishtin e gjatë të gënjeshtrës, duke provuar se ndërtimi është bërë shumë kohë pas vitit 2020; vit që sipas ligjit është edhe viti i fundit për marrjen në shqyrtim të kërkesave për legalizim. Pra birboja kishte ndërtuar pa leje duke qenë edhe drejtor i një institucioni ligjzbatues, gjë që çoi në largimin e tij nga AMP-ja dhe dorëzimin e rastit të tij në Prokurorinë e Sarandës. Mirëpo, ka ligj ka edhe Maliq i thonë kësaj, sepse ndërkohë që shteti, përmes Policisë kërkon nga drejtësia në Sarandë ndëshkimin ligjor të birbos, drejtësia në Tiranë, përmes gjykatësit Boshku, kërkon nga shteti të rimarrë birbon në krahët e vet. Madje ta përqafojë dhe ta ulë përsëri në karrigen e drejtorit!
Çfarë të thuash!!!
Ministria e Drejtësisë, do t’ia përcjellë keqbërjen e gjykatësit Boshku organeve të vetëqeverisjes së gjyqësorit (KLGJ – ILD), ndërsa me birbon uroj të merret seriozisht drejtësia.
Por me këtë rast, dua t’u përcjell një mesazh të qartë edhe gjykatësve si ky Boshku, që pa parë fare dosjet, pa thirrur fare, hiç, shtetin si palë e dëmtuar, urdhërojnë kthimin në punë të të larguarve nga detyra për paudhësira, si puna ulëritëse e këtij ujkut me mëlçi në qafë të AMP-së së Vlorës; madje vendosin pa pikë turp si detyrime të shtetit, kaq e aq paga dëmshpërblim për tipa të tillë.
Mesazhi im është ky: Kush tallet me interesat e shtetit dhe përqesh ligjin, duke e përdorur pavarësinë e drejtësisë si pavarësi nga vetë drejtësia, e duke dhënë vendime haptazi të paligjshme në dëm të interesit publik, do të përballet me keqbërjen e vet jo vetëm në organet e lartpërmendura të vetëqeverisjes së gjyqësorit, po edhe në sytë e opinionit publik.
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho deklaroi se jeta e qytetarëve shqiptarë është duke u rrezikuar çdo di...
Pas përfundmit të mbledhjes së kreut të Kuvendit Niko Peleshi me krerët e grupeve parlamentare, drejtuesi i grupit të PD-së, ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në një konferencë për mediet se Shqipëria nuk ka njohur kurrë një hajdute si “L...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur para gazetarëve tek SPAK akuzoi zyrtarë të lartë, përfshirë Altin D...
Partia Socialiste ka depozituar zyrtarisht dokumentin me propozimet për ndarjen e Komisioneve Parlamentare. Dokumenti iu është depozituar k...
Mëngjesin e kësaj të hëne, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur grupin parlamentar, një takim që vjen tre ditë pas betimit n&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbatuar masën e sigurisë të paraqitjes në SPAK pas një vendimi antikushtetuese t&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi nga jashtë SPAK-ut se drejtësia është plotësisht e kapur. Berisha theksoi s...
Nga Klodian Tomorri Një nga gjërat që më të habitshme dhe më të pashpjegueshme në këtë botë, ësht&e...
Kreu i sapozgjedhur i Parlamentit, Niko Peleshi, ka thirrur kryetarët e grupeve parlamentare për të nisur bisedimet mbi ndarjen e komisioneve, By...