Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat, ka reaguar lidhur me hetimet e Prokurorisë së Tiranës ndaj Nadir Çaushollit dhe kompanisë së tij, 'CFO Pharma', për abuzime me sistemin e rimbursimeve të barnave. Vangjeli u shpreh se ky skandal është një vazhdim i veprimeve të paligjshme të Çaushollit, i cili ka shitur medikamente me çmime të fryra, duke dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit dhe qytetarët.
Ajo përmendi gjithashtu historinë e abuzimeve të Çaushollit që daton që në vitin 2016, ku u arrestua për një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh, por që pas vitit 2017, ai ka vijuar të zhvillojë biznese të tjera, përfshirë një kompani të re në fushën e turizmit.
Vangjeli vijoi tutje duke e akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, për mbështetje ndaj individëve të lidhur me pushtetin.
Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
Në vijim të hetimeve mbi abuzimet në sistemin e rimbursimeve të barnave, Prokuroria e Tiranës ka ushtruar disa ditë më parë një kontroll të gjerë në ambientet e kompanisë ‘CFO Pharma’, duke sekuestruar inventarët dhe dokumentacionin e rimbursimeve.
Kujtojmë se më 29 prill 2025, për Nadir Çaushollin ekziston një vendim gjykate i formës së prerë për veprën penale ‘manipulim i tregut’.
Sipas raportimeve, ai ka shitur medikamente deri në 180 herë më shtrenjtë se çmimi i tyre real, duke dëmtuar rëndë qytetarët dhe buxhetin e shtetit.
Historia e përfshirjes së tij në skema të paligjshme nuk është e re.
Që në vitin 2016, Prokuroria e Tiranës konstatoi një dëm ekonomik prej 2.2 milionë eurosh ndaj shtetit nga receta false dhe abuzime me barnat e rimbursueshme, për çka Çausholli u arrestua.
Megjithatë, pas vitit 2017, bizneset e Çaushollit vijuan të lulëzojnë. Përveç linjës së autobusëve të ‘Unazës’ në Tiranë, ai hapi edhe pesë biznese të tjera, në disa prej të cilave rezulton bashkëpronar me persona publikë.
Pasi përfitoi miliona euro nga tenderat publikë, dhe ndonëse Agjencia e Prokurimit Publik (APP) në korrik 2024 e përjashtoi kompaninë CFO Pharma nga pjesëmarrja në tendera për 6 muaj, Çausholli vendosi ta ‘festojë’ këtë masë duke hapur një biznes të ri në fushën e turizmit.
Dhe nuk i doli keq….
Kështu, në korrik 2024, u regjistrua kompania ‘ROCK OF KAVAJA’ sh.p.k., e cila vetëm dy muaj më pas mori nga vetë Edi Rama lejen për ndërtimin e një hoteli 10–11 katësh me 3 kate nëntokë në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me kapital të deklaruar prej 2.2 milionë eurosh.
Nadir Çausholli zotëron 60% të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër i përket ortakut të tij Elvis Doçi (Visi i Pojës).
Për blerjen e këtyre kuotave Çausholli i pagoi ortakut vetëm 600 euro.
Në këtë situatë, mbetet për t’u parë nëse drejtësia do të veprojë realisht duke sekuestruar pasuritë dhe bizneset e Nadir Çaushollit, apo këto do të mbeten vetëm masa ‘në letra’.
Për aq kohë sa Edi Rama vijon të jetë në krye të qeverisë, duket se për njerëzit e lidhur me pushtetin, ‘show must go on’, pavarësisht skandaleve, dënimeve apo abuzimeve me paratë e qytetarëve.
![]()
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka reaguar mbi gjendjen e studentëve në qytetin bregdetar, duke theksuar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka reaguar ashpër pas denoncimit të emisionit "Piranjat" për nepotizmin dhe korrupsionin ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, duke e cilësuar k&...
Në një qytet që vazhdon të shndërrohet çdo ditë e më shumë në një vend labirint betoni, kryeministri ...
Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit. Emrat e përzg...
Faqja e njohur e memeve Brryli broadway, ofron mbështetje për kandidatin e opozitës për Bashkinë e Tiranës, Florian Binaj. Në...
Jamarbër Malltezi, i ftuar në SYRI TV me Armela Ferkon, ka folur edhe për gjuhën sulmuese ndaj trupërs së gjyqtarëve dhe prok...
Nga Osman Stafa: Florjan Binaj nuk është vetëm një artist. Është një qytetar që ka guxuar të dalë nga skena d...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi deklaron se kandidati i mbështetur nga opozita Florian Binaj, është dukshëm superior nda...
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, njëherësh deputete në Kuvend, Erisa Xhixho, e ka cilësuar qesharake indeksimin e qeveris&...