Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

LEZHA- Pas dështimit për të vënë në punë qendrat e pritjes për azilkërkuesit në Shqipëri, të cilat qëndrojnë bosh prej muajsh, qeveria italiane ka vendosur që ta kthejë qendrën në Gjadër në një qendër ndalimi jashtë territorit të BE-së për emigrantë që u është refuzuar azili dhe pritet të depërtohen në vendet e origjinës. Emigrantët mbahen në këto qendra, të njohura në Itali si CPR, për 18 muaj.
Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, Human Rights Watch thotë se ky ndryshim është problematik dhe do të shtojë problemet që tashmë ekzistojnë në qendra të ngjashme të ndalimit brenda Italisë.
“Hapja e një qendre të tillë në Shqipëri do të përsërisë problemet që tashmë janë evidentuar në Itali, por gjithashtu do të shtojë edhe sfida të reja, si pengimi i aksesit në ndihmë ligjore, çka mund të minojë llogaridhënien në rastet kur ka akuza të besueshme për abuzime”, tha në një deklaratë Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Ëatch.
Objekti në Gjadër, u ndërtua në bazë të protokollit mes kryeministrave Edi Rama e Giorgia Meloni të vitit 2023 për të strehuar dhe përpunuar azilkërkues meshkuj të rritur nga vende të konsideruara të sigurta, të cilët do të ndaloheshin ose shpëtoheshin në det nga anijet italiane. Ata do të zbarkonin direkt në Shqipëri dhe do t’i nënshtroheshin një procedure të përshpejtuar për azil, nën supozimin se nuk kishin nevojë për mbrojtje.
Por gjykatat italiane e kanë detyruar qeverinë të rikthejë në Itali personat që u dërguan në Shqipëri, duke vënë në pikëpyetje listën e vendeve “të sigurta” dhe ligjshmërinë e ndalimit të këtyre personave pa i marrë në shqyrtim rast pas rasti çështjet. Në një investigim të mëparshëm BIRN gjeti se procesi eksperimental nuk funksiononte, ndërsa kritikët thonë se ai rëndon gjendjen e azilkërkuesve të përfshirë.
Gjykata Evropiane e Drejtësisë pritet të japë një vendim për këtë çështje, por ndërkohë objektet e ndërtuara, që kanë kushtuar deri tani 65 milionë euro, kanë mbetur bosh. Tre rastet sporadike të transferimit të emigrantëve në këto qendra janë shoqëruar me polemika, ndërsa gjykatat në Itali e kanë detyruar qeverinë t’i vendosë ata brenda territorit.
Në një tentativë për t’i hapur qendrat, më 28 mars, qeveria italiane miratoi një dekret të ri, i cili e lejon përdorimin e këtyre strukturave për të strehuar emigrantë pa dokumente që ndodhen aktualisht në Itali, dhe ndaj të cilëve është lëshuar urdhër dëbimi.
Por HRË vë në dukje se kjo ide vetëm mund të përkeqësojë situatën e emirgrantëve, ndërsa thekson se të ashtuquajtura qendra ndalimi apo CPR brenda Italisë kanë tashmë një mori problemesh. “Një raport i vitit 2021 i përshkroi këto qendra si “vrima të zeza”, ndërsa një raport i publikuar në vitin 2024 i denoncoi ato si një sistem të shtrenjtë dhe çnjerëzor”, thuhet në qëndrimin e shpërndarë nga Humans Rights Watch.
Sipas organizatës nuk ka asnjë tregues që kjo lëvizje do ta bëjë më të lehtë pranimin e të dëbuarve nga vendet e origjinës – një nga pengesat kryesore për realizimin e dëbimeve.
Organizata thotë se përpjekjet e vendeve të Bashkimit Europian për të eksportuar emigrantë në vende të treta është jo humane. “Përpjekjet për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për t’i larguar emigrantët nga sytë e publikut janë mizore dhe jorealiste”, thuhet në qëndrim.
Qeveria shqiptare nuk është shprehur në lidhje me ndryshimin e destinacionit dhe nuk iu përgjigj pyetjeve për koment deri në publikimin e këtij shkrimi./ BIRN
TIRANA- Përfaqësuesja e Lartë për Politika të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, nga 7 deri më 9 prill d...
BRUKSEL- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Kosova nuk ka një “Plan B” përveç an&e...
BALLKAN- Bashkimi Evropian është duke i zbërthyer gabimet në dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyr&eu...
pamje nga inaugurimi ULQIN- Ditën e sotme në Ulqin është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë. I prani...
TIRANË- Përgjimet e kryebashkiakut Erion Veliaj tashmë janë bërë publike në masën më të madhe të tyre. ...
TIRANË- Kreu i misionit të OSBE/ODIHR, ambasadori Lamberto Zannier ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë e Partisë...
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar para mbledhjes së Partisë Popullore Evropiane se do të ketë zero tolerancë ndaj kr...
STRASBURG- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama në mënyrë që të siguronte një mandat të ka...
STRASBURG- Kryetari i PD, Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE-së tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature.&nb...
STRASBURG- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se partia që drejton i respekton të drejtat e minoritetit,...