POLITIKE

Krimi dhe zjarret/ Ndoja: Institucionet dhe policia janë kthyer në raportues ngjarjesh, duke dështuar plotësisht në parandalim

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Shtator 2026, 10:08

Krimi dhe zjarret/ Ndoja: Institucionet dhe policia janë kthyer në

Sezoni i ri politik duket se ka nisur shumë përpara afateve të zakonshme, duke u zhvilluar në një gusht të mbushur me kriza të thella ekzistenciale për vendin. Nga djegia masive e pyjeve, rënia ekonomike dhe emergjenca e mbetjeve urbane, panorama e përditshme në Shqipëri paraqitet më alarmante se kurrë.

Deputeti i PD Arian Ndoja gjatë një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, tha se, vihet re një mungesë totale efiçence e të gjitha strukturave shtetërore dhe ligjzbatuese. Zjarrvëniet e qëllimshme po shkatërrojnë territorin, ndërkohë që autorët mbeten të paidentifikuar. Skandali thellohet më tej me gjendjen e mjerueshme të shërbimit zjarrfikës, pajisjet e të cilit datojnë që në vitet '70. Dorëheqja e fundit e ish-kreut të këtij shërbimi komentohet gjerësisht jo thjesht si një largim nga detyra, por si një denoncim i fortë i mungesës së infrastrukturës. Ekspertët sugjerojnë se një investim prej më pak se 50 milionë eurosh do të mjaftonte për helikopterë dhe avionë zjarrfikës, një shumë kjo që mbetet në hije përballë abuzimeve të pretenduara me tendera miliona eurosh, të cilat kërkojnë vëmendjen e menjëhershme të SPAK-ut.

Nga ana tjetër, pasiguria po arrin majat me ngjarjet e rënda kriminale, si ajo e fundit në Shkodër. Institucionet shtetërore dhe policia duket se janë kthyer në thjesht raportues apo kronikanë ngjarjesh, duke dështuar plotësisht në mekanizmat parandalues. Puna bëhet vetëm pas traumës, kur pasojat janë tashmë fatale.

Flavio Qarri: Tani, besoj ky gusht ka qenë gusht përgatitjesh më shumë se gusht pushimesh, mbi të gjitha për shkak të sasisë së jashtëzakonshme të hollësishme të temave të cilat prekin politikën por dhe rëndësisë gati ekzistenciale që ato kanë. E kam fjalën këtu si nga reforma territoriale po deri te përgjigjet e mbrëmshme të Arben Ahmetajt. Dhe në mes është një jetë e tërë parlamentare që është gati në diskutim, duket sikur po vijmë pas zgjedhjeve, jo si pas një viti dhe një gushti të zakonshëm.

Arian Ndoja: Po, e vërtetë. Në fakt jemi para tre blloqe problemesh. Situata aktuale që kalon vendi, kjo është normale, është në vazhdim edhe është djegia masive e pyjeve, rënia e ekonomisë që e shihni vetë, tre problemet kryesore. Situata me mbetjet urbane që është gjithëkund në Shqipëri. Pra kjo është situata më alarmante, më e prekshmja, më e përditshmja. Ajo që ju thatë përsa i përket jetës parlamentare dhe politike, ka të bëjë me aksionin politik ku ju e keni parë që Partia Demokratike gjatë gjithë verës ka qenë e angazhuar, qoftë me program, qoftë me ide, qoftë me denoncime dhe me riorganizimin e saj, me sekretariatet, departamentet e reja, si dhe në aspektin ndërkombëtar me punën që duhet të bëjë Partia Demokratike në raport me partnerët. Që e dëshmon edhe vizita e fundit e kryetarit të partisë...

Flavio Qarri: Po vijmë me një sukses të fortë.

Arian Ndoja: ...në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga partnerët kryesorë, aleatët tanë kryesorë edhe si vend por edhe si Parti Demokratike. Nga ana tjetër është dhe jeta parlamentare dhe zhvillimet politike, përveç Partisë Demokratike, përtej gjithë spektrit popullor, qytetar i cili është përfshirë në një angazhim politik siç është protesta, po dhe në parlament në mënyrë të përfaqësimit parlamentar të atyre votave që ne kemi marrë. Po në fakt, edhe përtej atyre votave, të atyre që nuk kanë dalë për të marrë pjesë në votime e janë shqiptarë të cilët janë të zhgënjyer nga politika ose nga kjo lloj keqqeverisje. Tani po t'i marrim me radhë, problemet e para kryesore i shikoni të gjithë, për mua çfarë shikohet? Shoh një mungesë efiçence totale të të gjitha strukturave ligjzbatuese. Së pari, tek zjarret, përsa i përket identifikimit, gjetjes së autorëve.

Nuk është e pamundur të mbulohet territori dhe të mos gjenden zjarrvënësit, duket që janë zjarrvënie të qëllimshme. Situata tejet kaotike. E dyta, është problemi që nuk funksionojnë strukturat. Qofshin këto të zjarrfikësve. Pra, kam parë me vëmendje atë dorëheqjen e ish-kreut të zjarrfikësve. Çfarë do të thotë ajo? Nuk është dorëheqje e thjeshtë e një zyrtari, e një drejtori të përgjithshëm të shërbimit zjarrfikës, por është dorëheqja e një punonjësi të shtetit...

Flavio Qarri: Është akt denoncimi i fortë...

Arian Ndoja: Po është, është akt denoncimi i fortë. Pse duhet ta kalojmë prapë kulturën e përgjegjësisë tek një individ i caktuar kur mungojnë të gjithë kushtet infrastrukturore. Pra e para duhen zjarrfikëset, duhen ata helikopterët, duhen ato avionët për shuarjen e zjarreve, të cilat po t'i bësh të gjitha bashkë ne kemi kërkuar dhe në parlament, nuk e kalojnë shumën prej 50 milionë eurosh që është bërë të paktën me tunelin e Llogarasë një “abuzim” siç pretendohet edhe duhet të hetohet nga SPAK-u.

Së dyti, kemi faktin që gjatë gjithë kohës nuk bëhet punë as me sigurimin e pritave, as me sigurimin e kushteve, rrethanave, rrugëve, krijimit të infrastrukturës për të ndërhyrë në një rast evident. Pra kjo nuk është një punë që vetëm kur ndodh, me zgjidhjen e pasojës. Kjo është një punë e cila në mënyrë sistematike të gjithë organet ligjzbatuese duhet të funksionojnë, që kur të vijë ajo dita, pra rasti i mundshëm, eventual i të ardhmes, strukturat të jenë gati dhe dinë të përgjigjen. As nuk hyhet dot me rrugë, vetëm nga ajri, nga ajri s'kemi mjete, atëherë çfarë do bëjnë zjarrfikëset?

Zjarrfikëset janë të viteve '70 në shumë rrethe të vendit, në shumë bashki e të tjera me radhë. Pastaj kalojmë tek pjesa tjetër.

Pra çfarë nuk bën shteti edhe si e paraqet atë. Pjesa tjetër është policia. Çfarë bën policia? Kaq e pamundur është që të gjenden autorët e zjarrvënieve? Kaq e pamundur.

Flavio Qarri: Ne s'po gjejmë autorët e vrasjeve zoti Ndoja, jo më të zjarrvënësve. Se edhe sot dita ka nisur me një tjetër ngjarje të rëndë në Shkodër.

Arian Ndoja: Do dalim dhe te vrasjet, dhe te ngjarjet e fundit. Me pak fjalë ne, shumica e njerëzve sot po kryejnë atë që bëni ju me shumë sukses, detyrën e gazetarit, kronikanit, raportimit në terren. Pra ne thjesht raportojmë ngjarjen. Ne nuk marrim asnjë masë për ta parandaluar ngjarjen. E kanë detyrë funksionale shumë nga agjencitë dhe institucionet e këtij shteti që të parandalojnë, të krijojnë struktura, të krijojnë mekanizma, strategji, që një ngjarje të mos ndodhë. Jo thjesht post-trauma, se si rregullojmë traumën pasi ka ndodhur një ngjarje. Megjithatë, unë...

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës