Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e dytë të arrestit me burg ndaj Jorgo Goros, i dyshuar se shpërdoroi detyrën duke i dhuruar 4 dynymë tokë kryebashkiakut në detyrë Arqile Bollanos. Ky i fundit në një dëshmi të gjatë pretendon se pronën e kishte fituar si përdorues faktik i saj.
Në dëshminë e tij para prokurorisë që Top Channel e disponon, Bollano shprehet se ai këtë pronë e ka përfituar si përdorues faktik. Sipas tij ai e pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë.
Bollano më tej thekson se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishin në përdorim tu jepeshin në pronësi dhe shtoi se ai ka paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme. Ai tha se pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku ka qenë edhe emri i tij.
“Këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi. Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. Akti 11, datë 25.08.2016 për parcelën nr. 214, me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur Vllatorja, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës.”, këmbëngul Bollano.
Sipas shkresave për tokën me sipërfaqe 4263 metra katrorë kryebashkiaku i asaj kohe, Jorgo Goro e pajisi Bollanon me AMTP në vitin 2016. Por hetimi provoi se qytetari Irakli Likoka kishte patur të drejtë mbasi nuk rezultonte asnjë akt që të provonte se Bollano kishte qenë përdorues faktik i sipërfaqes në vendin e quajtur Vllatorja
Në dosjen e prokurorit Elvin Gokaj thuhet se: “Qytetari Likoka denoncoi direkt Arqile Bollanon duke e mbështetur kallzimin në tre argumenta. E para që Bollano nuk e ka poseduar kurrë tokën, e dyta që ai ishte trajtuar me tokë bujqësore dhe e treta që Bollano u trajtua nga bashkia e Himarës me tokë bujqësore në shkelje të ligjit përtej vitit 2016”.
Jorgo Goro insiston se nuk e ka shpërdoruar detyrën ndërsa mbahet si i paraburgosur edhe për një masë tjetër arresti për tjetërsim tokash në Himarë. Kallëzimi lidhur me dhurimin e tokës është bërë fillimisht në komisariatin e Himarës, nga një banor i zonës i cili posedonte tokën e rregullt dhe e kishte fituar atë në bazë të ligjit 7501. Në 2015 kur u kryen procedurat, Bollano kishte funksion të rëndësishëm tek zyra e pronave në Bashkinë e Himarës, madje drejtonte grupi e punës për ndarjen e pronave.
Përfitimi i dy pronave është bërë me firmë të Jorgo Goros, me argumentin se familje si ajo Bollano, nuk janë trajtuar me tokë gjatë vitit 1991-1992. Dhe për shkak se këto familje dispononin dhe kishin në përdorim faktik disa ngastra me sipërfaqe toke në zonën e Himarës, këto toka duhet ti njiheshin nga bashkia.
TIRANË- Komuniteti i OMONIA-s ka reaguar sot lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të z...
fredi beleri TIRANË- Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me vendimin e dhënë nga Komisioni Qendror i Zg...
Ilir Beqaj TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, mbahet nën masën e arrestit me burg nga Gjykata e Posaçme ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, ka folur mbi mundësinë e marrjes së drejtimit t&eu...
Sali Berisha TIRANË- kryedemokrati Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me qeverinë e tij ka vjedhur 930 milionë euro në vetë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar qytetarët shqiptarë që të bashkohen në protes...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka folur në lidhje me arrestimin e ish-ministrit të Sh&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për ish-ministrin e Shëndetësis&...
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për përplasjen nga foltorja e Parlamentit me deputetin socialist Erjon Br...
Ilir Beqaj TIRANË- Seanca ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj të akuzuar për abuzim dhe vjedhje me fondet...