Politico: Zelensky bëri një gabim të madh politik në Ballkan
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
Vizita e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Serbi javën e kaluar shkaktoi një sërë reagimesh të ashpra në mbarë...
Takimi i Kryeministrit me kryetarët e bashkive ishte një takim informues për ato bashki që parashikohet të bashkohen, me qëllim sh...
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zh...
Një banor i zonës së Laprakës, në rrugën “Jezerca”, i është drejtuar redaksisë së Piranjat news ...
Rreth 17 kilometra larg qytetit të Zubin Potokut, në një zonë malore po vazhdojnë gërmimet nën dyshimet për varrez&eum...
Lufta me flakët në Lurë po vijon prej 24 orësh, ndërsa në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse....
Salla e seancave plenare në Kuvendin e Kosovës është përfshirë nga tensione të forta gjatë aktivitetit të p...
Donika Gërvalla, deputete e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministre në detyrë e Drejtësisë, ka hyr&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Banorët e fshatit Cizmel në Shijak kanë protestuar për mungesën e rrugës që lidh tokat e tyre bujqësore. Sipas banor&...
Zjarret në Krujë kanë marrë një tjetër dimension pas deklaratave të deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalësorja”, e cila ngre dyshime se flakët në zonën pas fabrikës së çimentos mund të lidhen me interesa për shfrytëzimin e territorit.
Në këtë zonë ndodhen 4-5 gurore të mëdha, ndërsa ditët e fundit ajo është përfshirë nga zjarret. Sipas Koçekut, tre vatra vijojnë të jenë aktive.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçeku shprehet se zjarret nuk duhen parë vetëm si pasojë e temperaturave të larta apo faktorëve natyrorë, duke hedhur një tezë të fortë mbi përdorimin e flakëve si instrument për të krijuar hapësirë për zhvillime të mëvonshme në territor.
“Shpeshherë zjarri në Shqipëri ka qenë politik dhe mjet për me zaptu territore të reja”, shkruan ajo, duke shtuar se flakët mund të shërbejnë për të nxitur “zhvillime”, lehtësime ligjore apo ndërhyrje që, në kushte normale, do të ishin më të vështira për t’u realizuar.
Koçeku sjell si shembull edhe situatën e Pishë-Poros, ku sipas saj zjarri vijoi për rreth 10 ditë dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Deputetja ngre gjithashtu shqetësimin për aktivitetin e guroreve dhe pretendon se, sipas saj, në këtë sektor ka edhe ndikim të grupeve kriminale. “Ka ma shumë shtysa me djeg e shfrytëzu territor sesa me e mbrojtë atë”, shprehet ajo.
Një tjetër pikë e analizës së saj lidhet me mënyrën se si administrohet toka dhe pyjet. Koçeku argumenton se mungesa e një përgjegjësie të qartë institucionale mbi territorin krijon një situatë ku toka perceptohet si “tokë e askujt”, duke dobësuar edhe lidhjen e komuniteteve me të.
Në fund, ajo e lidh situatën me reformën territoriale dhe diskutimet për bashkitë e vogla, duke paralajmëruar se centralizimi i kompetencave mund të shkëpusë komunitetet nga vendimmarrja dhe përgjegjësia për territorin.
“Tu i heq kompetencat prej poshtë, po shkrihet lidhja e komunitetit me territorin”, shkruan Koçeku, duke e cilësuar këtë si një nga faktorët më shkatërrues për mbrojtjen dhe administrimin e territorit.
Mbas fabrikës së çimentos në Krujë ndodhen 4-5 gurore të mëdha. Këto ditë, ky vend ishte edhe ndër vatrat kryesore të zjarrit, ku 3 prej tyne vazhdojnë me qenë aktive. Jo rastësisht… Shpeshherë zjarri në Shqipëri ka qenë politik dhe mjet për me zaptu territore të reja. Zjarr për me incentivu “zhvillime” të mavonshme, lehtësime ligjore e depërtime që, në kushte normale, nuk do mundeshin me u realizu. Siç ndodhi në Pishë-Poro para dy vitesh, ku zjarri zgjati 10-ditë pa ndërhyrje dhe shkrumboi gjithçka.
Ka ma shumë shtysa me djeg e shfrytëzu territor sesa me e mbrojtë atë. Tu përqendru tanë energjitë te ndërtimi pa kriter dhe spekulativ, njerëzit shohin çdo lloj rruge për përfitim ekonomik. Jo rastësisht shumica e guroreve kontrollohen edhe nga grupe mafioze e kriminale.
Nuk ka ende nji linjë të saktë sesi administrohet toka-pyll. Shpesh tu e lanë tokë të askujt, askushi s’e ndjen ma as përgjegjësinë e as përkatësinë, por vetëm dëshirën me zhvat e me përfitu.
Kjo pashmangshmërisht lidhet edhe me reformat territoriale që janë ba në kohë e që tash po synojnë me shkri disa bashki të vogla. Tu i heq kompetencat prej poshtë, po shkrihet lidhja e komunitetit me territorin, lidhja administrativo-institucionale me njerëzit e vendit. Kjo asht ma shkatërrimtarja.
Tu heq përgjegjësinë e përkatësinë me vendin, marrëdhëniet e komunitetit me territorin kthehen veç në marrëdhanie burokratike në letër. Kthehen në marrëdhanie të thata e të shkretueme.
Mbledhja prej 4 orësh e kryeministrit Rama me kryebashkiakët e majtë të bashkive të preken nga reforma territoriale, është zh...
Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e Reformës Administrative, teksa pas rreth 5 orësh ka përfunduar edhe...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Kuçin e Vlorës për të zhvilluar takimin me kryebashkiakët, ku pritet të diskutohet reforma ter...
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë por edhe në mbarë b otën u zemëruan dje me një qëndrim skandaloz të Edi...
I pyetur nga gazetarët për reformën territoriale dhe hapat që do të ndërmarrë opozita për kundërshtimin e hart&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar intensifikimin e aksionit opozitar dhe rikthimin e protestave masive gjatë stinë...
Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se sondazhet e fundit të brendsh...
Sekretarja për Integrimin Europian në Partinë Demokratike, Fjoralba Dizdari, ka akuzuar qeverinë Rama se ka mashtruar lidhur me rikthimin ...
Qytetarët do të mblidhen sot në protestën e 74-të radhazi kundër qeverisë Rama. Për më shumë se dy muaj, qyt...
Këshilltari për Sigurinë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, ka ngritur alarmin për situatën e zjarrit në Lurë...