Helmimi i 60 studentëve/ Skënder Hita mbledh me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Sigurisë!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Siguris&...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbledhur me urgjencë drejtuesit e Akademisë së Siguris&...
Aktivisti dhe analisti i të dhënave Eden Kollçinaku ka ngritur pikëpyetje mbi rritjen e numrit të ndjekësve në faqen e kr...
Ekonomia shqiptare po vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt importeve, ndërsa sektori prodhues dhe eksportues mbetet në ...
“Babai ynë humbi jetën para syve tanë, ndërsa askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar.” Me këto fjalë të ...
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh ...
Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, debati mes përfaqësuesit të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, dhe gaze...
Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së h...
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Inteligjenca letoneze po paralajmëron se Rusia po përgatit provokime të mundshme kundër shteteve baltike ose Polonisë, duke...
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...

Kuvendi i është përgjigjur me një shkresë zyrtare, kërkesës së deputetëve demokratë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK, për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe arrestimin e saj. Deputetët kishin kërkuar të caktohet një datë sa më e afërt për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por Kuvendi në përgjigje arsyeton se kjo kërkesë nuk pranohet pasi nuk përputhet me rregulloren.
Në përgjigje thuhet, se pas shtyrjes së mbledhjes së datën 19.12.2025, mbledhja e radhës do të caktohet vetëm pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dalë me një vendim për Belinda Ballukun.
Shkresa e plotë:
Në përgjigje të kërkesës suaj për thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ju bëj me dije sa vijon: Mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit/zëvendëskryeministrit është thirrur dhe është zhvilluar në datën 19 dhjetor 2025, në përputhje me nenin 13 të Rregullores së Kuvendit.
Me thirrjen dhe zhvillimin e kësaj mbledhjeje, kompetenca proceduriale për thirrjen e Këshillit lidhur me këtë çështje është ezauruar, pasi çështja është vendosur në rend dite dhe është hapur për shqyrtim që nga data 19.12.2025. Sipas nenit 13, pika 6, të Rregullores së Kuvendit, caktimi i rendit të ditës, së mbledhjes, përbën kompetencë të Kryetarit të Kuvendit dhe ushtrohet në funksion të ecurisë proceduriale të çështjes së hapur.
Për sa kohë mbledhja e datës 19 dhjetor 2025 është shtyrë për arsye proceduriale dhe shqyrtimi i çështjes vijon të jetë i hapur, nuk ekziston bazë proceduriale për thirrjen e një mbledhjeje tjetër me rend dite të paracaktuar, sipas kërkesës së paraqitur. Në mbledhjen e Këshillit të datës 19 dhjetor 2025, gjatë shqyrtimit të çështjes në fjalë, u konstatua
mungesa e një dakordësie ndërmjet anëtarëve të Këshillit lidhur me afatin kohor që duhej t’i lihej palës mbrojtëse për ushtrimin efektiv të së drejtës për njohje me aktet dhe provat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme.
Përfaqësuesi ligjor i znj. Belinda Balluku, duke iu referuar ligjit, kërkoi 3 javë kohë për t’u përgatitur për mbrojtjen ligjore në kuadrin e garantimit të një procesi të rregullt ligjor, diskutimet u përqendruan në përcaktimin e një date për zhvillimin e mbledhjes pasuese të Këshillit, me qëllim dëgjimin e palëve.
Deputetët e opozitës kërkuan një afat prej 3 ditësh, ndërsa deputetët e mazhorancës e lidhën kërkesën e tyre me
– shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese dhe
– të drejtën e deputetes znj. Belinda Balluku për të marrë kohën e kërkuar nëpërmjet përfaqësuesit
ligjor z. Ardian Kalia.
Në këto kushte, dhe në respekt të nenit 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të parimit të procesit të rregullt ligjor, Kryetari i Kuvendit njoftoi shtyrjen e mbledhjes, pa përcaktuar një datë të menjëhershme tjetër.
Po ashtu, sipas nenit 118 të Rregullores së Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave të Prokurorisë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin ose heqjen e lirisë së një deputeti zhvillohet mbi bazën e një procedure që garanton të drejtën e mbrojtjes dhe një shqyrtim të plotë të dokumentacionit përkatës. Për sa kohë ky proces nuk është përmbyllur dhe palët nuk janë pajisur realisht me kohën e nevojshme për ushtrimin e kësaj të drejte, nuk plotësohen kushtet procedurale
për caktimin e një date të re mbledhjeje.
Gjithashtu Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues i sovranitetit të popullit, ka detyrimin kushtetues të garantojë zbatimin e Kushtetutës dhe të ligjit, veçanërisht në rastet kur
Gjykatës Kushtetuese i është kërkuar shprehimisht të japë një vendim mbi një çështje që lidhet drejtpërdrejt me shqyrtimin parlamentar, si në rastin konkret.
Në këto rrethana, kërkesa për thirrjen e mbledhjes së Këshillit, nuk pranohet. Mbledhja e radhës e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të thirret në momentin kur të jenë përmbushur plotësisht kushtet procedurale të parashikuara në Rregulloren e Kuvendit.
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjëndjen e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare në prag të festav...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshë...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat dënoi munges&e...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve vlonjatë, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të...
Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Kërkesa ë...
Gjatë fjalës së tij, drejtori i ri i Departamentit “Brain Gain” Ted Kopliku, theksoi se ky moment është kyç pë...
Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarin e opozitës për vitin që vjen, përbal...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në konferencën për shtyp se nëpërmjet AKSHI-t është cenuar j...
Berisha: Bllokimi që i është bërë drejtësisë nga Edi Rama për të mbrojtur Belinda Ballukun, për të cil&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe një koment për protestën e qytetarëve të Vlorës para bashkis&eu...