A po blen Edi Rama ndjekës në Facebook?
Aktivisti dhe analisti i të dhënave Eden Kollçinaku ka ngritur pikëpyetje mbi rritjen e numrit të ndjekësve në faqen e kr...
Aktivisti dhe analisti i të dhënave Eden Kollçinaku ka ngritur pikëpyetje mbi rritjen e numrit të ndjekësve në faqen e kr...
Ekonomia shqiptare po vijon të orientohet gjithnjë e më shumë drejt importeve, ndërsa sektori prodhues dhe eksportues mbetet në ...
“Babai ynë humbi jetën para syve tanë, ndërsa askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar.” Me këto fjalë të ...
Trupi i pajetë i 34-vjeçarit Eglant Koçi, i vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj dhe i gjetur pas më shumë se dy javësh ...
Gjatë një prononcimi të fundit për mediat, debati mes përfaqësuesit të mazhorancës socialiste, Taulant Balla, dhe gaze...
Vijon jehona e eliminimit të Turqisë nga Kupa e Botës 2026. Federata Turke e Futbollit i ka kërkuar FIFA-s riluajtjen e ndeshjes së h...
Me Kupën e Botës FIFA 2026 në kulmin e saj, po shohim disa nga lojtarët më të mirë në planet duke luftuar p&...
Inteligjenca letoneze po paralajmëron se Rusia po përgatit provokime të mundshme kundër shteteve baltike ose Polonisë, duke...
Indeksi i Biznesit 2025 i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, i zhvilluar në bashkëpunim me Revistën Monitor,...
Gjatë misionit të saj për lirinë e medias në Tiranë, Reporterët pa Kufij u bënë thirrje anëtarëve t&eum...

Gjatë fjalës së tij, drejtori i ri i Departamentit “Brain Gain” Ted Kopliku, theksoi se ky moment është kyç për Partinë Demokratike, duke nënvizuar rëndësinë e përgatitjes dhe bashkëpunimit të ngushtë mes strukturave të partisë.
Ai e filloi fjalën e tij duke shprehur solidaritetin me qytetarët e Vlorës, të cilët po vuajnë pasojë e një krize të rëndë, duke nënvizuar se qytetarët nuk mund të durojnë më përqeshjen dhe arrogancën e pushtetarëve.
Drejtori i "Brain Gain" e theksoi gjithashtu se, në një moment vendimtar për PD, angazhimi i rinisë dhe ekspertëve nga diaspora do të jetë një shtyllë e fortë për forcimin e strukturave të partisë dhe përgatitjen e saj për betejat politike të ardhshme. Kjo nismë synon jo vetëm të ndihmojë në mobilizimin e burimeve për luftën kundër qeverisjes aktuale, por edhe për ndërtimin e një qeverisje të re për Shqipërinë.
Ai shtoi se, për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme, është thelbësore që të formohet një elitë e fortë dhe cilësore që do të udhëheqë PD-në për dekadat që vijnë.
Fjala e plotë:
Të dashur miq,
I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, zoti Berisha,
Përpara se të nis fjalën time, dua të ndalem te Vlora.
Një qytet ku qytetarët kanë pesë ditë pa ujë.
Shqiptarët dhe vlonjatët në veçanti kanë duruar shumë këto dhjetë, dymbëdhjetë vite. Kanë duruar varfëri, padrejtësi, mungesë shprese.
Por ka diçka që nuk durohet dot: tallja, përqeshja, arroganca.
Ndërsa qytetarët protestonin për diçka aq elementare sa uji, të zgjedhurit vendorë dhe funksionarët e bashkisë festonin mbrëmje gala, me një arrogancë që flet vetë.
Unë shpresoj që kjo protestë të përhapet edhe në qytetet e tjera, secila me kauzat që sot i mundojnë shqiptarët kudo.
Dhe shpresoj që nga Vlora të dalë një mesazh i qartë:
Me vlonjatët dhe me shqiptarët nuk mund të tallesh.
Ka momente në historinë e një force politike kur ajo duhet të ndalë për një çast, të shohë qartë ku ndodhet dhe të vendosë me maturi se ku po shkon. Unë besoj se Partia Demokratike ndodhet pikërisht në një nga këto momente.
Rëndësia e BrainGain qëndron në një fakt të thjeshtë, por thelbësor: sot kemi pranë nesh një grup njerëzish nga e gjithë bota, me ekspertizë, profesionalizëm dhe përvojë, të cilët iu gjendën Partisë Demokratike në momentin më të vështirë të saj. Dhe janë ende këtu. Jo për rrethanat, por për bindjen. Kjo flet shumë për seriozitetin e këtij angazhimi.
Unë mendoj se Partia Demokratike është në fazën e saj të fundit përballë këtij regjimi dhe kësaj qeverie. Kjo do të thotë se nuk mjafton vetëm rezistenca. Duhet përgatitje. Nuk mjafton vetëm denoncimi. Duhet ndërtim. Dhe mbi të gjitha, duhet të mendojmë se si të mobilizojmë të gjithë kapacitetet dhe burimet që kemi në betejë me narkoshtetin, por edhe për qeverisjen e nesërme.
Për këtë arsye, ne kemi menduar që BrainGain, në këtë mandat të ri, një nga shtyllat kryesore të ketë një bashkëpunim dhe sinergji shumë më të madhe me grupin parlamentar, me kryesinë dhe me strukturat e Partisë Demokratike, që natyrisht do të duhet të diskutohet, mendohet dhe të rënë dakord së bashku me kryetarin e PD, zoti Berisha, dhe kryetarin e grupit parlamentar, zoti Bardhi. Që burimet të kanalizohen më mirë. Që koordinimi të jetë maksimal. Që secili të ketë hapësirën e vet, rolin e vet dhe përgjegjësinë e vet, dhe që asgjë të mos shkojë dëm.
PD në qendër apo në degë ka nevojë të padiskutueshme për të rinj, por sidomos për një kontribut të sinqertë, për burime njerëzore, për frymë, për ide, për një mënyrë ndryshe të të bërit të gjërave. Në betejën parlamentare, jam i bindur se ka vend për propozime, për sugjerime, në fusha të ndryshme.
Partia Demokratike i ka dhënë këtij vendi qeverisjen më të mirë në historinë e Shqipërisë. Kjo është një trashëgimi politike dhe morale që duhet mbrojtur. Jo për nostalgji, por sepse ajo trashëgimi dëshmon se Shqipëria mund të qeveriset ndryshe: me liri, me vizion dhe me përgjegjësi. Më vjen mirë që ruajtja dhe zhvillimi i kësaj trashëgimie është një nga objektivat e BrainGain.
Por trashëgimia, nëse nuk përtërihet, venitet. Prandaj duhet të sigurohemi që e djathta shqiptare të ketë një ekip—një elitë të qëndrueshme, solide dhe cilësore—jo vetëm për betejën që kemi sot, por për dekadat që vijnë.
Unë ia kam thënë Doktorit dhe e them me bindje të plotë, jo vetëm si kryetar i PD, por si lideri historik i së djathtës shqiptare: jam i bindur se ai do ta drejtojë këtë proces, në të gjitha fazat e tij, me autoritetin e padiskutuar që ka, duke mundësuar hapësira reale për secilin dhe mundësi të drejta për të gjithë. Sepse një parti e fortë nuk është ajo ku të gjithë mendojnë njësoj, por ajo që di të bashkojë energjitë e ndryshme në një drejtim të përbashkët, për të shpëtuar Shqipërinë sot, dhe për t’i dhënë nesër Shqipërisë qeverinë që meriton, me vizion, me aftësi dhe me patriotizëm.
Ndaj, BrainGain nuk është një ide e së ardhmes.
Është një domosdoshmëri e së tashmes, për të fituar sot dhe për të qeverisur nesër.
Në një konferencë për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha ka treguar skenarin e opozitës për vitin që vjen, përbal...
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në konferencën për shtyp se nëpërmjet AKSHI-t është cenuar j...
Berisha: Bllokimi që i është bërë drejtësisë nga Edi Rama për të mbrojtur Belinda Ballukun, për të cil&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri edhe një koment për protestën e qytetarëve të Vlorës para bashkis&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar që kryeministri Edi Rama dhe zëvendësja e tij, njëherësh edhe...
Teksa mori pjesë në prezantimin e drejtuesve të rinj të departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Sali Beri...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për...
Gjatë konferencës ku u prezantua drejtuesi i ri i Departamentit Brain Gain, Berisha foli edhe për skandalet e tenderave të AKSHI dhe zv/kr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtimit të ri të Departamentit Brain Ga...
Tedi Kopliku është drejtuesi i ri i Departamentit Brain Gain dhe i shtyllave kryesore të programit për vitin 2026. Nikola Kedhi anët...