Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot nga konferenca për shtyp se prokurori i dosjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, e shkarkuar, pezulluar dhe e pandehur nga drejtësia, “është kërcënuar” në forma të ndryshme.
Jo vetëm u pengua me hetimet, por më pas mori edhe kërcënime sipas liderit të opozitës, dhe këto i vinin nga “Lubi Balluku, Edi Rama dhe vrasës me pagesë”.
“Prokurori zbatoi ligjin. Por ky prokuror është kërcënuar, është kërcënuar në mënyrën më të egër. Është kërcënuar nga vrasës të dërguar nga Lubi Balluku dhe Edi Rama, nga Rama vetë, nga të gjitha anët. Ky prokuror nuk është tërhequr, i ka qëndruar deri në fund ligjit, siç duhet t’i qëndrojë. Natyrisht SKPAP-i ka një numër, 20 prokurorë, 80 BKH-ista, sigurisht mes tyre ka njerëz që bëjnë ligjin dhe ka pastaj kriminelë më të këqij se çdo kriminel tjetër, që komunikojnë me Ramën, dekonspirojnë çdo hetim dhe janë të lidhur me kriminelët”, tha Berisha mes të tjerash.
Më tej ai akuzoi kreun e ekzekutivit se është i aftë të bëjë çdo gjë për të mbrojtur aferat e tij korruptive dhe të qeveritarëve të tjerë.
“Kjo dëshmojë se Rama është i aftë për të mbrojtur çdo veprim korruptiv të tij dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Ju e dini, më 2011 ish-zv/kryeministri Ilir meta dha dorëheqjen dh dorëzoi imunitetin para se ta kërkonte Prokuroria këtë. Për këta që thonë se shqiptarët e kanë korrupsionin si me thënë moral të tyre, ata që e thonë këtë kanë vetë moral korrupsioni me Ramën. Por shqiptarët kanë zbatuar Kushtetutën dhe ligjet, nuk kanë bllokuar kurrë Prokurorinë, në asnjë rast, cilatdo kanë qenë marrëdhëniet me të. Ndaj duhet pranuar se ‘de fakto’ SPAK nuk ekziston më, misioni i tij është hetimi dhe ndjekja penale e personave me imunitet dhe krimit të organizuar”, nënvizoi Berisha.
Në fund ai theksoi se nuk ka mënyrë tjetër përveç përballjes me protesta dhe ajo e radhës do ishte shumë shpejt.
“Ndaj nuk ka mënyrë tjetër përveç protestave dhe përballjes me ta. Protesta tjetër është shumë shpejt dhe do jetë shumë e fuqishme, rruga e vetme është protesta”, u shpreh kreu i opozitës.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, paralajmëron se Shqipëria përballet me çmimet më...
4.6 milionë euro. Kjo ishte vetëm fatura që shqiptarët kanë paguar për studiot ligjore, të përzgjedhura nga qeveria, me ...
PLUG tregoi sot sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeveri...
Prej kohësh, në portin e Durrësit nuk kapet asnjë substancë narkotike, edhe pse raportet ndërkombëtare e cilësojnë ...
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar pushimin e çështjes penale ndaj gjyqtares I...
Gjermania nuk duket e bindur të blejë “rrugën e shkurtër” që dy ballkanasit Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç...
Gazetari Romir Saraçi ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK lidhur me trajtimin e çështjes së gjyqtares Irena Gjoka. Sipas tij, dokum...
Ilir Meta është “thjesht dhe vetëm një i burgosur politik, i marrë peng dhe i rrëmbyer në mënyrë mafioze nga ...
Të shtunën pritet të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në qendër të diskut...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku përballen dy qëndrime të kryemini...