POLITIKE

Çmimi i karburanteve/ Tedi Blushi: Projektligji i PL ul çmimin me 60% nëpërmjet heqjes së taksës së qarkullimit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Mars 2026, 13:09

Çmimi i karburanteve/ Tedi Blushi: Projektligji i PL ul çmimin me

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, paralajmëron se Shqipëria përballet me çmimet më të larta të karburanteve në rajon, duke rrezikuar një krizë ekonomike të ngjashme me atë të vitit ’97. Sipas Blushit, kostoja e karburanteve po rrit çmimin e të gjitha produkteve dhe po thellon varfërinë e qytetarëve, ndërkohë që qeveria mbetet e heshtur dhe e paaftë për të ndërmarrë masa.

Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend një projektligj që parashikon uljen e çmimit të karburanteve deri në 60% përmes heqjes së taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit.

Blushi kërkon që Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të mos e bllokojë më këtë nismë dhe të sigurojë miratimin e saj të përshpejtuar, për t’i dhënë qytetarëve lehtësim të menjëhershëm dhe për të mbështetur ekonominë familjare dhe biznesin.

Fjala e plotë:

Shqipëria përballet sot me çmimet më të larta të karburanteve në rajon dhe rritja e mëtejshme e tyre rrezikon ta zhysë vendin në një krizë ekonomike të plotë, të ngjashme me atë të vitit ’97, sipas paralajamërimit edhe të Konfindustrias, dhe me pasoja shumë shumë të rënda jo vetëm për ekonomitë familjare, por shumëpërmasore, deri në qëndrueshmërinë politike dhe rendin kushtetues.

Kostoja në rritje të pandalshme e karburanteve po shoqërohet me kosto më të larta të të gjitha çmimeve dhe me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë duke sjellë për pasojë thellimin e mëtejshëm të varfërisë të popullit më të varfër dhe më të vjedhur të Europës.
Përballë kësaj situate shumë të rëndë, Qeveria ka zgjedhur të heshtë dhe të mbulojë krizën e rëndë ekonomike me propagandë, duke braktisur qytetarët, fermerët dhe bizneset e ndershme që po përballojnë mbi supe një tjetër barrë të shtuar të keqqeverisjes kriminale dhe të bashkëpunimit të Edi Ramës me oligarkët e naftës në kurriz të popullit.

Sot, një litër naftë në Shqipëri kushton rreth 214 lekë, ku mbi 60% e çmimit përbëhet nga taksat që mbushin arkën e shtetit.
Në vend që të ndërmarrë masa konkrete për lehtësimin e kësaj barre, duke ulur taksat apo duke ofruar mbështetje reale, Edi Rama, me pashpirtësinë e një hajduti të pangopur të taksave të shqiptarëve, vijon të injorojë situatën, ndryshe nga shumë vende të Bashkimit Europian dhe të rajonit që kanë ndërhyrë menjëherë për të mbrojtur qytetarët e tyre.

Për qeverinë, prioritet nuk ka qenë kurrë dhe as tani nuk është interesi publik, por ruajtja e një sistemi zhvatës që favorizon një pakicë klienteliste që pasurohet bashkë me Edi Ramën në kurriz të shumicës.
Ndërkohë, që kërkesat për kompensim vijnë nga të gjitha anët, qytetarët, fermerët, transporti publik dhe biznesi, përgjigjja mbetet e njëjtë, snjë ulje taksash, asnjë lehtësim konkret, vetëm justifikime pa zgjidhje.
Kontrasti me rajonin është i qartë, ndërsa në Shqipëri nafta shitet sot me rreth 2.2 euro për litër, në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi çmimi është rreth 1.6 euro, ndërsa në Kosovë rreth 1.7 euro.

Një qytetar shqiptar paguan mesatarisht 25–40% më shumë për karburant, ndërkohë që fuqia blerëse, pagat dhe pensionet mbeten jo vetëm më të ulëtat por më mizerabël në rajon.

Edhe barra fiskale është dukshëm më e lartë, rreth 1.16 euro taksa për litër në Shqipëri, krahasuar me 0.58 euro në Maqedoninë e Veriut, 0.55 euro në Mal të Zi dhe 0.67 euro në Kosovë.

Kjo do të thotë se çdo shqiptar paguan pothuajse dyfishin e taksave për karburant krahasuar me fqinjët.
Kanë kaluar më shumë se dy javë që nga depozitimi në Kuvend i projektligjit të Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë për uljen e çmimit të karburanteve, nëpërmjet heqjes së taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit dhe deri tani nuk ka asnjë reflektim nga Edi Rama dhe mazhoranca rilindase, të marrë peng edhe nga oligarkët e babëzitur të naftës.

Në emër të grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, përsëris thirrjen e fortë drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, që ka filluar edhe ai të vijë era naftë si Edi Rama, të mos bllokojë më këtë nisëm ligjore, ta nxjerrë nga sirtaret e Kuvendit dhe ta fusë menjëherë me procedurë të përshpejtuar për miratim në seancën më të afërt plenare, për t’i dhënë qytetarëve një lehtësim të menjëhershëm dhe për të rikthyer frymëmarrjen e ekonomisë familjare dhe biznesit.

Shqiptarët nuk kërkojnë më justifikime, as meritojnë premtime për gjoja Borde Transparencë, që në fakt kanë rezultuar se kanë qenë borde të zhvatjes së mëtjeshme të tyre, po kërkojnë veprim dhe nisma konkrete.

Dhe nisëm konkrete, efektive, e prekshme për ta është projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë për heqjen e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit, që rrjedhimisht do të sjellë uljen drastike të çmimit të karburanteve.

Zgjidhja është në Kuvend dhe miratimi i saj i shpejtë është e vetmja masë efektive për interesin publik

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?