Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar mesazh urimi Donald Trump me rastin e inaugurimit të tij si president i 47-të i SHBA.
Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se rikthimi i tij ishte një mrekulli për kombin amerikan dhe të gjithë botën. Rikthimi i Trump, sipas Berishës është shpëtimi i SHBA, nga "përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane."
Lideri demokrat thotë se ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.
MESAZHI I PLOTË:
Mesazh urimi për Presidentin, Donald Trump me rastin e inagurimit të tij si President i 47-të i SHBA-ve
Së pari, më lejoni të uroj inaugurimin tuaj si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, në rikthimin më të fuqishëm dhe më të jashtëzakonshëm përmes votës së lirë në historinë e njerëzimit. Në këtë rast, do të doja gjithashtu të theksoj se rikthimi juaj i madh ishte një mrekulli e vërtetë për kombin e madh amerikan dhe tërë botën.
Rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë është shpëtimi i Shteteve të Bashkuara, por jo vetëm, nga përmbytja politike, kulturore dhe sociale e sjellë nga politikat zyrtare të administratës amerikane nën agjendën ekstremiste të majtë, marksiste-leniniste dhe përtej marksiste, sorosiane. Me flamurin e tyre të censurës, kulturës woke, dhe sulmeve ndaj familjes dhe identitetit gjinor të njeriut, kjo agjendë paraqiti një kërcënim të madh për civilizimin perëndimor dhe mbarë njerëzimin.
Është besimi im i thellë se rikthimi i Presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë shënon fundin e përdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë dhe fuqisë së SHBA-së kundër opozitave konservatore në mbarë botën. Shënon fundin e transformimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të super-spekulatorit, korruptorit dhe censorit të planetit, Soros, de facto në ambasada në hije të Shteteve të Bashkuara.
Ky rikthim shënon fundin e mbështetjes së SHBA-së për qeveritë të majta për të përdorur sistemin e drejtësisë si në SHBA, për të përndjekur, arrestuar dhe burgosur kundërshtarët politikë konservatorë.
Partia Demokratike e Shqipërisë, një partner dhe aleat i Partisë Republikane dhe SHBA-së, që në themelimin e saj është e vendosur të bashkëpunojë ngushtë me administratën amerikane për lidhje më të forta miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Shqiptarët që përballen me një narko-diktaturë të vërtetë inkurajohen shumë nga angazhimi i Presidentit Donald Trump për të shpallur kartelët e drogës si grupe terroriste.
Duke përfunduar, kam nderin të dërgoj edhe njëherë urimet e mia më të përzemërta për ju, Zoti President, dhe t’ju uroj sukses të madh në udhëheqjen tuaj të vendosur, vizionare dhe transformuese të Shteteve të Bashkuara në interesin më të mirë të vendit tuaj, liderit të botës së lirë, dhe miqve dhe aleatëve të tij në mbarë botën.
Me sinqeritet,
Sali Berisha
Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Bolton TIRANË- Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton është shprehur se gjatë administratës së re të Trum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” e artistit, ...
Koçiu TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka mbledhur ditën e sotme trukturat shëndetësore ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën “TRIUMFI” i artistit, Avni Delvin...
foto ilustruese TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin shtesë prej 2.5 miliardë lekësh për Komisionin Qendron...
aleksander vucic dhe donald trump SHBA- Donald Trump ka rimarrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë pasi u betua si president i 47...
zelenskyy, rama ZVICËR- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos të Zvicrës në kuadër të Forumit Ekonomik Botëro...
Asllan Dogjani TIRANË - Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka dalë nga ambjentet e GJKKO, aty ku u mbajt seanca paraprake ndaj tij, i cili ak...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ka qenë pjesë e sesionit...
DAVOS- Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në tryezën me tematikë “Mënyra se si do të udhëtojmë”...