Partia Demokratike zbret sërish në shesh në protestën kombëtare kundër qeverisë, ndërsa mijëra qytetarë duket se i janë bashkohuar thirrjes së opozitës.
Deputeti demokrat, Gjin Gjoni në një prononcim për SYRI TV pak para nisjes së tubimit, deklaroi se kjo protestë do të ketë një “skenar tjetër” dhe paralajmëroi përshkallëzim të veprimeve deri në arritjen e qëllimit final, rrëzimin e qeverisë.
Sipas Gjonit, protesta e sotme vjen si pasojë e skandaleve të njëpasnjëshme korruptive, çmimeve të larta, por edhe për shkak se vendi është kthyer në një “autokraci elektorale”.
Një ndër arsyet kryesore të revoltës qytetare, sipas deputetit, është rritja e çmimit të naftës, për të cilën akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama. Ai theksoi se ndryshe nga vendet fqinje si Mali i Zi, Maqedonia apo Italia, të cilat kanë marrë masa lehtësuese, qeveria shqiptare nuk ka ndërhyrë.
“Rama, duke qenë se është pjesë e këtyre lobeve dhe oligarkëve të naftës, nuk ndërhyn në uljen e taksës dhe njëkohësisht po shton dita-ditës varfërinë e shqiptarëve”, deklaroi Gjoni. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë do të jetë ndryshe këtë herë, Gjoni bëri të ditur se protesta do të ketë një skenar të ri dhe se opozita ndodhet në “momentet e fundit” të aksionit të saj.
“Është momenti për të dhënë goditjen përfundimtare”, tha ai. I pyetur në lidhje me reagimin e qytetarëve gjatë takimeve në terren, Gjoni u shpreh se ata janë “të revoltuar” dhe kërkojnë veprime më radikale nga opozita. Ai paralajmëroi se aksioni opozitar do të radikalizohet në raport me një qeveri e cila, sipas tij, “nuk pyet as për shtetin e së drejtës”.
Ashtu siç e thatë edhe juve, protesta e sotme është në kuadër edhe të 34 vjetorit të 22 marsit të 92-shit, fitores së Partisë Demokratike mbi regjimin e asaj kohe. Padyshim që përveç simbolikës, sot kjo protestë ka brenda edhe çështje të cilët sot shqiptarët po vuajnë. Për një arsye shumë të thjeshtë, sepse përsëri po jemi kthyer në një diktaturë të re dhe sot, ashtu siç e kanë deklaruar edhe një pjesë e instituteve ndërkombëtare por edhe institucioneve qëndrore europiane, jemi kthyer në një autokraci elektorale.
Sot ashtu siç e keni vërejtur ju, një nga çështjet kryesore, përveç nivelit të korrupsionit i cili tanimë është i provuar, dhe padyshim me institucionet europiane por edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po japin sinjale shumë të forta në drejtim të qeverisë Rama. Por nga krahu tjetër janë edhe rritja e çmimit të lartë të naftës, i cili sot shqiptarët po e vuajnë në kurriz dhe po t'i krahasosh me të gjithë rastet e vendeve fqinje, qoftë të Malit të Zi, qoftë Maqedonisë, qoftë edhe Italisë, rezulton që kryeministrat e këtyre vendeve kanë marrë masa lehtësuese për uljen e taksës mbi karburantet, të cilët ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve të. E kundërta ndodh me Shqipërinë. Rama duke qenë se është pjesë e këtyre lobeve të dhe oligarkëve të naftës, rezulton që nuk tallet me qytetarët, nuk ndërhyn në uljen e taksës dhe njëkohësisht po shton dita-ditës varfërinë në lidhje me shqiptarët.
Unë themi që jemi në momentet e fundit, me mobilizimin qytetar i cili juve e shihni edhe vetë që edhe në kuadër të 22 marsit dhe 34 vjetorit të fitores së Partisë Demokratike ndaj diktaturës, rezulton që ka një numër të shtuar të qytetarëve.
Ka një mobilizim të strukturave të Partisë Demokratike në çdo rreth dhe sot protesta, ashtu siç është paralajmëruar, do ketë një skenar tjetër, i cili do të ndryshojë nga skenarët e mëparshëm. Padyshim që do ketë një marshim, por nga krahu tjetër gjithmonë protestat do sjellin një risi të re dhe shpresoj që protestat të shpeshtohen akoma më shumë dhe ditët nga njëra protestë në tjetër, qytetarët e kërkojnë që të jetë më e shkurtër, mundësisht edhe të ngujohen në sheshe deri në rrëzimin e plotë të qeverisë Rama. Është momenti për të dhënë goditjen përfundimtare.
Qytetarët ashtu siç e kam deklaruar dhe më parë, janë një avangardë, të themi të drejtën. Ata kërkojnë që veprimet e tyre të jenë më konkrete, të jenë më radikale në raport me mënyrën e protestës. Padyshim që Partia Demokratike ka dhe detyrimet e saj për të qenë brenda kontureve ligjore dhe unë mendoj që temperatura në lidhje me mënyrën e protestës nga ana e qytetarëve është shtuar dhe do të shtohet akoma më shumë.
Protestat nga momenti i fillimit e deri në momentin aktual ka një ngritje të mënyrës së të protestuarit dhe mënyrës se si është reaguar nga ana e qytetarëve. Padyshim që po shkojmë drejt momenteve të fundit dhe duhet patjetër që të radikalizohen edhe akoma më tepër në raport me këtë qeveri e cila nuk pyet as për shtetin e së drejtës, as për presionin...
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
22 Mars17:44
'Rama i zhytur në korrupsion' - Luçiano Boçi: Qytetarët kanë shumë arsye pse duhet të vijnë në protestë
Qytetarët kanë nisur të mbushin selinë PD-në për t’iu bashkuar opozitës në protestën e thirrur sot në or...
POLITIKE
22 Mars17:41
Elbasani marshon drejt kryeqytetit për protestën kombëtare/ Himçi: Sot dita për të rrëzuar regjimin
Qindra qytetarë të Elbasanit i janë drejtuar kryeqytetit për t'iu bashkuar protestës kombëtare të thirrur nga opozita. T...
POLITIKE
22 Mars17:27
Liderja e muxhahedinëve të Manzës: Jemi gati për të marrë pushtetin në Iran
Nga Stavros Tzimas – Kathimerini
Ndërsa çështja e së ardhmes së Iranit po bëhet gjithnjë e më dominuese, edhe t...
POLITIKE
22 Mars17:25
Protesta e PD/ Këlliçi: Çmimi i naftës dhe korrupsioni, arsye për revoltë
Deputeti i PD, Belind Këlliçi i ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën që do të organi...
POLITIKE
22 Mars17:18
'Ndryshimi vjen nga qytetarët'/ Biberaj: Duhet destabilizim i sistemit për rrëzimin e qeverisë
Në prag të protestës së radhës kombëtare, ish-deputeti i Partia Demokratike e Shqipërisë, Aleksandër Biberaj, ka b&...
POLITIKE
22 Mars17:15
Opozita protestë kombëtare pa fjalime dhe regji qendrore! Mbi 1400 forca policore në terren
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me protestën e thirrur sot nga opozita para Kryeministrisë në orën 18:00. Në prote...
POLITIKE
22 Mars16:26
VIDEO/ Mbështetësit e opozitës nga Kukësi nisen për në protestën kombëtare
Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike janë nisur nga Kukësi për të marrë pjesë në protestë...
POLITIKE
22 Mars15:56
Berisha mesazh qytetarëve: Sot në shesh për kryengritjen më të madhe paqësore
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në shesh, për të rrëzu...
POLITIKE
22 Mars15:27
Vasili: Protesta e sotme, e vetmja rrugë për të ndalur abuzimet dhe korrupsionin e Ramës
Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Petrit Vasili u shpreh se protesta e sotme është e vetmja rrugë për qytetarët ...
POLITIKE
22 Mars15:23
Qindra mbështetës të opozitës pushtojnë rrugët drejt Tiranës për protestën e sotme
Qindra mbështetës të opozitës janë nisur nga Kukësi dhe Shkodra drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës ...