POLITIKE

Intervista/ Meta: Me 27 Prill, drejtësia e kapur për llogari të Sorosit, do dërrmohet në mënyrë transparente

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Prill 2026, 13:14

Intervista/ Meta: Me 27 Prill, drejtësia e kapur për llogari të

Intervistë ekskluzive e Presidentit Meta dhënë për portalin ‘Syri. net’

Gjatë kësaj bisede Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta paralajmëron para seancës së 27 Prillit se "drejtësia e kapur deri në fyt nga armiku i kombit tonë për llogari të Sorosit, do dërrmohet në mënyrë transparente".

Z. Meta, a jeni i zhgënjyer nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Ilir Meta: Aspak. I zhgënjyer, do isha po të kishte marrë një vendim dinjitoz pasi do më vinte në vështirësi për gjithçka kam denoncuar që nga mitingu historik i 2 Marsit 2020 për kapjen mafioze të Gjykatës Kushtetuese me betimet te noteri te Lana, me bekimin e diplomatëve të korruptuar, tip McGonigal.

Por të gjithë duhet të kuptojnë se pa konsumuar të gjitha fazat e gjykimit të brendshëm, çështja nuk mund t’i drejtohet Gjykatës së Strasburgut.

Ajo që e bën më të turpshme Gjykatën Kushtetuese që shpërndau një komunikatë sorosiste e jashtë çdo standardi profesional, është mos gjykimi i kërkesës sonë kryesore për mënyrën e arrestimit dhe standardet kushtetuese të tij që vetëm Gjykata Kushtetuese ka të drejtë e detyrë të shprehet, jo vetëm bazuar në nenet e Kushtetutës, por edhe parashikimet e Konventës Europiane për këto raste.

Justifikimi banal se për këtë nuk shprehemi ne pasi po e heton Prokuroria është  skandaloz, pasi Prokuroria heton për përgjegjësitë penale në shkeljen e ligjshmërisë dhe nuk mund të shprehet kurrë për standardet kushtetuese se nuk e ka këtë përgjegjësi.

Ata thjesht e vonuan gjykimin me 6 muaj përtej afatit të ligjshëm dhe nuk na zhgënjyen me kamikazllëkun e tyre partiak.

Ç'mund të presësh kur më e mira e tyre vajti u betua te noterja te Lana?

Është po kjo Gjykatë që nuk i dërgoi Komisionit të Venecias pyetjen kryesore dhe  kyçe për kushtetueshmërinë e zgjedhjeve vendore në 2019, që ishte formuluar nga Shoqata e Kryetarëve të Bashkive të kryesuar nga Voltana Ademi.

Kjo pasi misioni i OSBE-ODIHR-it e kishte bërë të qartë se mosbotimi i dekretit të Presidentit në gazetën zyrtare ishte e paligjshme.

Ç'mund të presësh nga një Gjykatë që i drejtohet Komisionit të Venecias edhe për mandatin e Kryetares së saj?

Ç'mund të presësh nga këta gjykatës që i shkurtojnë jo vetëm koleges së tyre me urdhër partie mandatin kushtetues, por ja shkurtojnë edhe vetes?

Jam edhe më krenar sot për betejën e jashtëzakonshme që kam bërë 6 - 7 vjet më parë që ky institucion të mos kapej e përdhosej në këtë mënyrë nga Rama dhe banda sorosiste.

Kur kjo betejë të pasqyrohet në librin tim të parë me rastin e 10-vjetorit të Reformës në Drejtësi, kam bindjen se ata që më kanë kritikuar atëherë për tone të larta, do më kritikojnë për tolerancë të tepruar ndaj atij grushti të mirëfilltë shteti që ka zbuar nga vendi 1 milionë shqiptarë duke ua bërë drejtësinë të pamundur, ndërsa sigurinë juridike inekzistente.

Kapja e drejtësisë shumëfishoi korrupsionin dhe vetëm vitin e fundit renditja e Shqipërisë u përkeqësua me 11 vende nga Transparency Internacional.

Shikoni nivelin e të ardhurave në raport me PBB që ka mbetur sa 25 vite më parë apo 13 - 16% më pak se vendet e tjera të rajonit.

Bëhet fjalë për miliarda euro që nuk hyjnë fare në buxhetin e shtetit, por të kleptokratit dhe bandës së tij.

Pastaj se ç'ndodh me paratë që hyjnë në buxhet e me tenderat e paracaktuar me sms nga kryekleptokrati, e dinë të gjithë.

Pastaj për të parë rritjen e pandalshme të korrupsionit dhe pastrimit të parave mjafton të shikoni pikiatën e euros.

Më 27 Prill nis gjykimi në themel i çështjes. Ju keni ftuar mediat dhe trupin diplomatik të jenë prezent. Përse do ndihmojë kjo?

Iler Meta: Në këto 19 muaj të rrëmbimit tim kriminal, siç ju e dini, janë dhjetëra gazetarë vendas dhe të huaj që kanë dashur të më intervistojnë, siç ndodh në çdo vend demokratik, madje edhe në Rusinë e Putinit, ku Khodorkovskyt dhe Navalnit, u janë lejuar intervista edhe nga mediat perëndimore.

Mbi 125 kërkesa janë refuzuar deri tani, të paktën në dijeninë time dhe të Tedi Blushit.

Për vite të tëra shqiptarët janë mashtruar nga dhjetëra b(analistë) që paguhen me lekët e inceneratorit që nuk ekziston, për gjoja prova të korrupsionit të Metës.

Këto i paraprinë klimës së rrëmbimit kriminal me bindjen se do "krijonin" prova këtu në paraburgimin më diskriminues që ka ndodhur në Republikën e Shqipërisë.

Akuza që iu shpërnda mediave ka vetëm gënjeshtra dhe falsifikime ndaj personit tim në gjithçka dhe disa herë prokurorët kanë gënjyer edhe gjatë seancës paraprake.

Gazetarët duhet të vijnë që të kuptojnë me faktin se DIA nuk ishte krijesa e Kastriot Ismailaj, por nga fillimi e deri në fund ishte një krijesë amerikane, e provuar kjo me akte e dokumenta zyrtare.

Gazetarët duhet të vijnë të shohin se si janë fshehur dokumenta para gjykatës, se si në vend t’i referoheshin fakteve në shkresa zyrtare të firmosura me saktësi të provuar, prokurorët u janë referuar dëshmive të rreme të bëra pas 8 ose 10 vitesh nga persona që kanë kapërcyer "ylberin politik" për interesa korruptive.

Gazetarët duhet të vinë të shohin se nuk ka asnjë dëshmi kundër Ilir Metës.

Po ka një kallëzim të rremë, i cili është kundërshtuar nga të gjithë personat e pyetur që kallëzuesi u referohet.

Por ky kallëzim është marrë me mjete shtrënguese, pasi një vit para se të bënte këtë kallëzim, "kallëzuesi" kishte një problem serioz me drejtësinë.

Por të gjitha faktet do bëhen publike në seancë.

Ashtu siç ka dëshmitarë në Arbitrazhin e Vjenës ku figurojnë me dy dëshmi të kundërta.

Pra një pro Kastriot Ismailaj dhe tjetrën kundër Kastriot Ismailaj.

Apo të tjerë që janë shpërblyer me shumë kompani e biznese të regjistruar në emër të tyre dhe familjarëve të tyre.

Po kështu, gazetarët duhet të vinë të shohin manipulimin e letërporosive  dërguar nga prokurorët politikë të Ramës të mbushura me gënjeshtra ndaj personit tim.

Duhet të vijnë e të shohin se cilat janë pyetjet e bëra dhe a kanë lidhje ato me kontratën ligjore të regjistruar në SHBA dhe Shqipëri.

Duhet të vinë e të shohin se personi kyç që ata pretendojnë se ka bërë gjoja pagesa të paligjshme nuk është marrë asnjëherë në pyetje, por edhe në çdo rast duhet të dorëzojë para drejtësisë amerikane apo shqiptare autorizimin nga LSI, nëse ka patur një të tillë sipas kontratës.

Po kështu, gazetarët duhet të vinë që të qeshin me ekspertizën e punonjëses së Dumanit për shpenzimet e të ardhurat e mia, e cila është shumë zbavitëse.

Kjo drejtësi e kapur deri në fyt nga një armik i popullit dhe kombit tonë për llogari të Sorosit e mafias ndërkombëtare do dërrmohet në mënyrë transparente, sepse as METE nuk është Meta, por as Rebekën nuk e zëvendëson dot me Metën te cështja e DIA-s.

Dihet se Rebeca ishte jo vetëm partnerja, por edhe shefja e Z. Ismaili te DIA, përndryshe si mund ta shkarkonte nga administrator në 1 Dhjetor 2014.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan