POLITIKE

Investigimi i Piranjave, Celibashi: KQZ nuk ka autorizuar asnjë person në terren për regjistrimin e votuesve jashtë! Rastet e konstatuara të denoncohen

r.ll Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 10:40
Investigimi i Piranjave, Celibashi: KQZ nuk ka autorizuar asnjë person
ilirjan celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi ka theksuar ditën e sotme se regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER). 

Në një deklaratë, ai ka bërë me dije se KQZ nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. Ai shprehet se nuk ka persona që kryejnë regjistrime të votuesve nga jashtë në terren. Më tej u bën thirrje qytetarëve që kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Reagimi i KQZ vjen pas denoncimit të Piranjave se në takimet e Partisë Socialiste në Greqi, ka zyrtarë të kësaj partie që prezantohen si punonjës të një projekti të KQZ-së për të regjistruar emigrantët.

NJOFTIMI I PLOTË I KQZ: 

Regjistrimi i votuesve nga jashtë kryhet vetëm nëpërmjet Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e cila mund të aksesohet në ww.kqz.gov.al ose përmes aplikacionit zyrtar të KQZ për telefona smart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk ka ofruar dhe nuk ofron asnjë lloj ndihme apo mbështetje për regjistrimin në terren. E vetmja ndihmë dhe mbështetje për çdo votues nga jashtë ofrohet ekskluzivisht nga Qendra e Ndihmës pranë KQZ dhe vetëm përmes:

✔️ Mesazheve në WhatsApp

✔️ Email-it zyrtar të KQZ

KQZ nuk ka autorizuar asnjë person tjetër që, në emër dhe për llogari të institucionit, të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë.

Kushdo që konstaton persona që prezantohen si përfaqësues të KQZ në ambiente të tjera, jashtë institucionit, duhet ta denoncojë menjëherë rastin pranë organit të prokurorisë.

Përtej kësaj, KQZ siguron të gjithë votuesit nga jashtë se procesi i regjistrimit është në përputhje me të gjitha standardet e sigurisë të vendeve të Bashkimit Europian, i mbrojtur nga çdo interes, ndikim politik apo partiak.

KQZ nuk ka autorizuar askënd tjetër që në emër dhe për llogari të këtij institutioni të angazhohet në procesin e regjistrimit të votuesve nga jashtë, as për brenda vendit dhe më shumë akoma as për jashtë vendit.

Investigimi i Piranjave, Celibashi: KQZ nuk ka autorizuar asnjë person

INVESTIGIMI I PLOTË: 

TIRANË- Këta 3 persona, kanë një të përbashkët. Janë emigrantë të cilët duan të votojnë për herë të parë në vendet ku ata jetojnë prej vitesh. Dhe për ta bërë këtë, më përpara duhet të regjistrohen në sistem, përmes linkut të shpërndarë nga KQZ. Gjë që për dikë është kthyer në një mission të pamundur, pasi sistemi nxjerr një sërë problematikash.

Ashtu siç kanë dështuar me dhjetra here emigrantët të cilët kanë provuar të regjistrohen. Këto tabela të refuzimit të regjistrimit, janë kthyer në problemin më të madh të atyre emigrantëve që kanë vendosur të dërgojnë votën e tyre. Rastet janë të panumërta, ndërkohë që pas refuzimit, askush nga emigrantët nuk mund të kërkojë informacione shtesë. Mundësia e vetme është të rinisësh nga e para procesin e regjistrimit.

Ndërsa këta persona shprehën pakënaqësitë dhe dyshimet e tyre se si  mijëra votues potencialë të forcave opozitare, hasin vështirësi për tu regjistruar, mesa duket, votuesit e Partisë Socialiste kanë lehtësira, që vijnë edhe nga angazhimi maksimal e në bllok i një makinerie shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë.

Dhe për të kuptuar format efikase të organizimit të partisë Shtet, na u desh të udhëtojmë edhe njëherë drejt Athinës, duke u rikthyer pas 8 muajsh në vendin e krimit, aty ku u zhvillua takimi pompoz i Kryeministrit me shqiptarë andej e këtej kufirit, pa harruar edhe numrin e madh të punonjësve të administratës shtetërore.

Por kësaj radhe gjërat ishin të një karakteri të ndryshëm, më informale, por njëkohësisht më efikase, në kërkim të mandatit të katërt radhazi  tashmë me ndihmën e votës së diasporës.

Po cili ishte qëllimi real i këtij grumbullimi shqiptarës në një nga sallat e hotel President, në qendër të Athinës? Për më tepër me pjesëmarrjen e zv, kryeministres Belinda Balluku, Ministres së Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarëve të bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numri të madh të punonjësve të administratës.  Për këtë na u desh të infiltrohemi brenda ambienteve duke u hequr si militantë të Partisë Socialiste.

Ajo që bie menjëherë në sy në parkingun e hotelit, dhe që ishte diçka e pritshme për ne, ka të bëjë me numrin e madh të makinave me targa shqiptare. Autovetura luksoze ishin parkuar në të gjithë hapësirën e rezervuar.

Sapo hyjmë në holl, takohemi me militantët të cilët janë njoftuar në grupet e patronazhit që partia socialiste ka hapur në të gjitha metropolet e shtetit grek, atje ku ka edhe përqëndrime më të mëdha të shqiptarëve.

Me të hyrë në sallën e cila ndodhet në  katin e nëndheshëm të Hotelit, kuptojmë më në fund se cili është qëllimi i këtij grumbullimi shqiptarësh athiniotë.

Pra bëhej fjalë për regjistrimin e votuesve socialistë, të cilët mund të hasin vështirësi në këtë proces online, ose edhe mund të neglizhojnë për arsye të ndryshme, duke çuar dëm një votë të sigurtë për partinë në pushtet.

Dhe kjo në një forcë politike rradhështërnguar si kurrë më parë, dhe me një administratë që nuk ia përton të bëjë 700 km në fundjavë, duke lënë mënjanë angazhimet familjarë, sepse ashtu e kërkojnë shefat e mëdhenj, është gjëja më normale. , Por kur shohim gjithë këtë angazhim, disa pyetje na vijnë vetvetiu:

A janë makinat e shtetit që po përdoren në fundjavë për takime në funksion të fushatës politike të Partisë në pushtet? Po karburanti? Pagesa e autostradës? Hotelet, drekat e darkat, nga kush janë paguar?

Ndërkohë, zonja me të cilën u përballëm sapo hymë, na pyet nëse jemi aty për tu regjistruar,  dhe më pas nis menjëherë të na sqarojë për disa detaje.

Përballë kemi një zonjë e cila duket kompetente e fushës. Në sytë tanë është një eksperte, pjesë e strukturave të partisë socialiste, por një fjali e saj, na i ngatërron keq të gjitha idetë që kishim për takimin e shqiptarëve në Hotel President.  

Pra një përfaqësuese e KQZ në një projekt të KQZ në një sallë me militantë dhe drejtues të lartë të partisë Socialiste.

Ne nuk e kemi identifikuar ende këtë zonjë, por pas kësaj që dëgjuam, mund të themi me plot gojë se në çdo rast jemi përpara shkeljes së ligjit

Nëse zonja është ajo që deklaron, pra një përfaqësuese e KQZ, me një projekt të iniciuar nga KQZ, dhe pret në një sallë militantët socialistë për t’i orientuar se si të votojnë, atëherë jemi në një rast të pjesëmarrjes së një punonjëseje të KQZ në takime partish për efekte elektorale. Qoftë edhe thjesht prezenca e saj aty pa dhënë asnjë këshillë, konsiderohet si shkelje administrative me masë të menjëhershme disiplinore, shkarkim nga detyra.

Gjithashtu, në këtë rast zonja në fjalë ka kryer veprën penale “përdorim i funksionit publik për veprimtari politike, parashikuar nga neni 328/a i Kodit Penal.

Në rastin e kundërt, edhe sikur zonja, të jetë thjesht një tekniciene e administratës socialiste, që mashtron emigrantët duke u hequr si eksperte e KQZ, sërish jemi jo vetëm përballë një skandali, por edhe në një vepër penale. Sepse në nenin 246 të kodit penal thuhet se Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore përbën kundravajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Ndërkohë, pas sqarimeve që na dha, zonja e cila deklaron që është e KQZ, ulet duke ndihmuar emigrantët për tu regjisruar në aplikacionin e votuesve....

Salla e madhe e katit nëntokësor, është ndarë në mes. Nga njëra anë janë emigrantët nga qarku i Fierit dhe nga ana tjetër, ata të qarkut Vlorë.

Krerët e bashkive dhe vartësit e tyre kanë ardhur për të ndjekur nga afër procesin e regjistrimit, thënë më qartë, duan të kontrollojnë çdo votë emigranti. Ky është edhe shkaku që kanë marrë pas vetes një numër të madh punonjësisht të administratës, që kanë edhe lista të detajuara në të cilat përfshihet çdo emigrant i sinjalizuar nga patronazhistët si votues i sigurtë i Partisë Socialiste.

Ndërsa drejtuesit vendorë dhe ndjekësit e tyre bëjnë gjatë gjithë kohës takime individuale dhe në grup me emigrantët, disa të rinj të ardhur nga Shqipëria, kanë detyrën për të realizuar fotot që më pas do të lejojnë regjistrimin në sistem. Punohet dhe luftohet për çdo kokërr vote, nga Fieri e Vlora në Athinë

Me kalimin e minutave, personat sa vijnë e shtohen, ndërkohë që në katedër ngjiten peshat e rënda të Partisë Socialiste.... Mes tyre edhe ajo, ylli në ngritje i qevrisë Rama, e cila pritet me foto selfie nga militantët athiniotë.

Në gjithë këtë atmosferë dashurie kolektive, nuk mund të mungonte dhe respekti për Piranjat, që shprehet me foto plot dashuri...

zgjedhjet e 11 majit ilirjan celibashi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan