Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Drejtuesi i departamentit të drejtësisë, Franc Nuri ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së tij Nuri u shpreh se dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ai thekson se votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.
Nuri thekson se "Pirnajat" me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve. Ai shton se sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.
Nuri tha se ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë. Sipas tij përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.
Dje u bë publik investigimi i emisionit “Piranjat”, nëpërmjet të cilit faktohet se votuesit potencialë të Opozitës, ndeshen me vështirësi për t’u regjistruar në aplikacionin e KQZ për Diasporën. Ndërsa votuesit potencialë të Partisë Socialiste kanë lehtësira që vijnë ndër të tjera edhe nga angazhimi maksimal, por totalisht i paligjshëm, i një makinerie të tërë të administratës shtetërore, të drejtuar nga të zgjedhurit qendrorë dhe vendorë të PS.
Media investigative me fakte dhe prova të qarta e të kuptueshme shpalosi mënyrën e organizimit të partisë-shtet në funksion të kontrollit të votës së shqiptarëve: Sipas emisionit “Piranjat”, për regjistrimin e votuesve socialistë të cilët mund të kenë vështirësi në këtë proces regjistrimi online, kjo forcë politike nuk heziton të keqpërdorë administratën, duke filluar nga Ministrat tek Kryetarët e Bashkive të vendit, si dhe stafin e tyre, që bëjnë gati 700 KM për të shkuar deri në Athinë për të regjistruar votues potencialë.
Në këtë takim të PS në Athinë, merrte pjesë Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, kryetarët socialistë të bashkive Fier, Lushnjë, Roskovec, dhe një numër i konsiderueshëm punonjësish të administratës qendrore e vendore.
Por përtej pyetjeve legjitime, se a lejohen të përdoren makinat e shtetit në fundjavë për takime elektorale apo në funksion të fushatës politike të Partisë Socialiste në pushtet, apo se kush i ka paguar shpenzimet e këtyre takimeve në kryeqytetin grek, ajo që rezultoi edhe më skandaloze nga ky Investigim, ishte padyshim, deklarimi i një punonjëseje që pretendonte se vinte nga KQZ në atë takim të organizuar nga PS, pikërisht për të asistuar në regjistrimin e zgjedhësve nga diaspora.
Sipas pamjeve filmike, personi në fjalë deklaron se ishte “përfaqësuese e KQZ”, duke shtuar se merrte pjesë “në një projekt të KQZ”, ndërkohë që salla ishte e mbushur me militantë dhe drejtues të lartë të Partisë Socialiste.
Kujtojmë se, në rast se personi në fjalë ka deklaruar në mënyrë të rreme mbajtjen e një titulli apo funksioni publik që nuk e ka, kjo sërish përbën vepër penale të “Përvetësimi i një titulli apo detyre shtetërore” dhe dënohet deri në 2 vite burg, sipas Nenit 264 të Kodit Penal.
Akoma më keq, nëse do të rezultojë se punonjësja është e KQZ, atëherë ka patur shfrytëzim ose përdorim të punonjësve shtetërorë për takime elektorale apo qëllime zgjedhore, çka konsiderohet vepër penale dhe dënohet deri në 3 vjet burg, sipas nenit 328/a të Kodit Penal.
Por përtej këtij rasti, ajo që bie në sy është fenomeni i shëmtuar i shfrytëzimit të paligjshëm të administratës shtetërore, qoftë edhe jashtë ditëve dhe orarit zyrtar të punës, për t’i dërguar me “detyrim-përcaktim” jashtë vendit, herë për të mbushur sallat, e herë për t’u marrë me procesin e regjistrimit të emigrantëve në diasporë! Përtej shkeljeve ligjore dhe shfrytëzimit njerëzor, keqpërdorimi i administratës për qëllime të pastra elektorale dhe zgjedhore është edhe shkelje e dinjitetit të secilit individ që detyrohet t’u bindet urdhrave të paligjshëm të eprorëve të tyre.
Afërmendsh që SPAK dhe KQZ duhet të kenë nisur tashmë hetimet për këto raste me iniciativë të tyre. Në përfundim, përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje çdo demokrati, çdo qytetari shqiptar të pa-angazhuar politikisht, por edhe çdo socialisti që nuk duron dot më arrogancën e këtij pushteti të kalbur 12-vjeçar, që beson në lirinë e mendimit dhe dinjitetin e tij, t’i bashkohet protestës Kombëtare të Opozitës, sot në ora 17:00 në Tiranë!
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook' ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me rubrikën e tij Sy m’sy’ ku i është përgjigjur komentuesve. Rama i ësh...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë p&e...
MAQEDONI E VERIUT- Kryetari i BDI-së, në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka dhënë një mesazh për qytetarët e Republik...
SPANJË- Kryeministri Edi Rama duke folur nga Madridi theksoi përparimet e Shqipërisë në shtetin e së drejtës...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për med...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për med...
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama gjatë vizitës së tij të djeshme në Madrid ka zhvilluar një intervistë për median s...
LEZHË- Kryetari i partisë Demokratike të Lezhës, Gjin Gjoni dhe kryetari i PD-së në Mirditë, Aleksandër Lala kanë...
ilirjan celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar zgjatjen e afatit të ankimimit&nbs...