Qëndrimi i fortë në Le Figaro: Është koha që BE të marrë përgjegjësi për protestat në Shqipëri
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
Ekziston mundësia e një takimi me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Kinë, tha sot President...
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka komentuar pjesën e dytë të investigimit të emisionit Report në RAI3, e cila u transmetua mbrëmjen e kaluar. Bardhi me anë të një postimi në Facebook, ka theksuar se i gjithë emisioni ishte pasqyrimi i një realiteti të trishtë të vendit tonë.
Ndërkohë që theksoi se të enjten do të kërkojnë debat parlamentar mbi këtë çështje. Po ashtu Bardhi ka theksuar rëndësinë e masave që Kuvendi duhet të marrë për të prerë lidhjen e krimit të organizuar me qeverisjen. Sipas Bardhit, Rama duhet të japë dorëheqjen dhe të merret nën hetim.
Postimi i Plotë:
Lidhja e Edi Ramës me krimin e organizuar dhe caktimi prej tij i Ergys Agasit si i deleguar i posaçëm për marrëdhëniet me organizatat kriminale nga Durrësi në Shkodër, nga Elbasani në Vlorë, është zyrtarizimi i dorëzimit të shtetit në duart e krimit të organizuar. Kjo minon demokracinë dhe vendos seriozisht në rrezik ekzistencën e shtetit. Janë po të njëjtat lidhje që dyshohet se kanë shndërruar edhe Shërbimin Informativ të Shtetit në një organizëm në duart e krimit të organizuar, duke zhbërë rolin kushtetues dhe ligjor të këtij institucione.
Investigimi i emisionit Report në Rai 3, si dhe pasqyrimi në mediat e tjera ndërkombëtare të këtij realiteti të trishtë për vendin dhe të ardhmen e tij europiane, meriton një trajtim serioz nga Kuvendi, sa kohë njëriu përgjegjës, Kryeministri Edi Rama, vijon në papërgjegjshmërinë e tij, të bëjë sikur nuk sheh dhe nuk dëgjon. Edhe gazeta serioze BILD konfirmon se hetuesit gjerman dyshojnë për përfshirjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës në Hanovër, veprimtari kriminale kjo e lidhur me ngritjen e laboratorit të Xibrakës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debate parlamentar të enjten mbi këtë çështje, duke ushtruar përgjegjësitë e tij në raport me interesin publik dhe duke nxitur një debat real parlamentar për masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë për prerjen e lidhjeve të krimit të organizuar me qeverisjen.
Edi Rama duhet të jap dorëheqjen. Ai duhet të merret nën hetim për rolin e tij në lidhje me fuqizimin e krimit të organizuar, që gjatë qeverisjes së tij 11 vjecare, janë përfituesit më të mëdhenj të tenderave dhe statusit të investitorit strategjik. Edi Rama është sponsorizuesi politik i përfshirjes së krimit të organizuar në Parlament dhe qeverisje, duke i dhënë atyre statusin e të paprekshmëve për 11 vjet. Heshtja e institucioneve përgjegjëse ligjzbatuese është bashkëfajësi!
Pjesa e dytë e emisionit "Report" të Rai 3, ishte e ndërthurur edhe me intervistën e kryeministrit Edi Rama për televizionin italian Rai3. Intervista erdhi pas pjesës së parë të transmetuar më 22 prill, reportazh të cilin Rama në reagimet e tij e cilësoi si "të neveritshëm". Para gazetarit Giorgio Mottola, Rama ka folur për marrëveshjen e nënshkruar me homologen e tij italiane për pritjen e emigrantëve, deklaratat e Ahmetajt, lajmet mbi vëllain e tij dhe lidhjen me "Xibrakën" dhe ndërtimin e financimin e kullave në kryeqytet.
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e Kryesisë politike të PL-së ku ka folur n&...
Edi Rama Pas pjesës së parë të emisionit Report në televizionin publik italian RAI3, ku u nxorrën fakte të pamohueshme n...
foto ilustruese TIRANË- Pas publikimit të investigimit të televizionit italian Rai3 për Shqipërinë, opozita ka lajmëruar...
spak TIRANË- Ish-kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Raportohet se Mziu po m...
Takimi TIRANË- Ditën e sotme Kolegji i Evropës ka hapur dyert për studentët e parë. Kolegji i Europës ësht&eum...
Beleri KAKAVIJË- Media greke, "Protothema" ka denoncuar për mes një artikulli ndalimin nga policia shqiptare të një kushë...
Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë p&eum...
mbledhja TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur këtë të hënë për të diskutuar...
Genta Vangjeli TIRANË- Zëdhënësia antikorrupsion e Partisë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë me një deklaratë...
massimo d'alema ITALI- Marrëdhënia e ngushtë e D'Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë...