POLITIKE

“Jam rrëmbyer nga persona të panjohur”/ Meta në GJKKO: Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Qershor 2026, 16:29
“Jam rrëmbyer nga persona të panjohur”/ Meta në

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka lëshuar akuza në drejtim të SPAK gjatë seancës së sotme gjyqësore në GJKKO. Në dëshminë e tij të zbardhur brenda sallës së gjyqit, Meta u shfaq i revoltuar, duke e cilësuar procesin ndaj tij si tërësisht të politizuar dhe të bazuar në manipulime. Meta akuzoi prokurorët se kanë mbajtur të fshehura letërporositë e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që saktësonin faturat e lobimit me “McKeon Group”, ndërsa u ndal sërish te mënyra se si u arrestua më 21 tetor, duke e quajtur një “rrëmbim zyrtar”.

Ish-Presidenti deklaroi para trupit gjykues se është mashtruar me shifrat e lobimit në SHBA, duke tentuar të krijojnë një skandal për llogari të opinionit publik.

“Jam shumë i revoltuar të nderuar gjyqtarë e prokurorë, sepse veç shumë gënjeshtrave të përsëritura, dëgjova një gjë shokuese. Unë jam rrëmbyer më 21 tetor në orën 12:08 minuta nga persona të panjohur dhe vetëm në orën 14:06 më u komunikua urdhri i prokurorëve të SPAK. Që kur jam pyetur për këtë çështje e kam bërë të qartë se kemi pasur veç një pagesë 15 mijë USD, me vendim kryesie dhe me bankë. Në shtator morën një letërporosi për ‘McKeon’ sikur janë bërë takime e pagesa të jashtëligjshme. Por pasi unë arrestohem, më 15 nëntor ka ardhur përgjigje tjetër nga SHBA, një saktësim! Zotërinjtë jo vetëm nuk ma bënë të ditur, por e mbajtën fshehur dhe në janar më pyetën prapë për të njëjtën gjë,” deklaroi Meta.

Duke u ndalur te dokumentet e lobimit të regjistruara në SHBA nën logon e FARA (Foreign Agents Registration Act), Meta sqaroi se ato nuk përbëjnë prova penalizuese dhe se emri i tij nuk figuron në asnjë kontratë.

“FARA është thjesht një portal ku mijëra kompani publikojnë të dhëna për transparencë, por nuk është as gjykatë, as prokurori. Nuk ekziston në marrëveshjen me GSIS asnjë nënshkrim i Ilir Metës! Marrëveshja është mes LSI-së dhe GSIS. Ju zoti Kllapi e dinit që në fillim që janë paguar veç 15 mijë dollarë. Ju erdhi tjetër gjë në shtator e tjetër në nëntor, e mbajtët fshehur dhe më pyetët sërish në janar. Ka një tendencë të qartë për politizim të procesit. Kur s’ke fakte, do e bësh politike!”

Më tej, Ilir Meta akuzoi prokurorët se kanë fshehur dëshmi kyçe të dhëna vite më parë që rrëzonin akuzat aktuale, duke u ndalur edhe te ndarja e përgjegjësive me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Prokuroria ka fshehur dëshminë e dhënë tek Ndini Tavani në vitin 2011 nga Hejsek, ku e bën të qartë që s’i kujtohej emri konkret. Edhe ajo çështja me 200 mijë euro bëhet vetëm për manipulim të opinioni publik, nuk ka asnjë përgjigje. Po ashtu, duhet të sqaroj se kreu i AKEP zgjidhet nga Kuvendi dhe Kryeministri, që ka qenë Edi Rama. Nuk e propozojnë partitë politike. Unë jam këtu për të mbajtur përgjegjësi për çdo veprim timin individual, nuk jam as për të marrë e as për të dhënë.

Unë mbaj përgjegjësi për të miat, znj. Kryemadhi nuk ka pse mban përgjegjësi për CEZ-DIA,” përfundoi Meta para trupës së GJKKO-së.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan