Biznesmeni i lidhur me projektin e Zvërnecit fiton koncesionin Milot-Balldren
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Është publikuar pasditen e sotme fotoja e autorit të ngjarjs së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm të zona e n...
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë të premte në...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...

Për herë të parë pas 13 viteve në pushtet, Edi Rama po përballet me një situatë që nuk po arrin as ta kontrollojë dhe as ta kuptojë.
Ai nuk arrin të kuptojë pse njerëzit kanë kaq shumë mllef ndaj tij. Në mendjen e tij, kjo nuk ka kuptim. Ai ka fituar 800 mijë vota, të cilat nuk mund t'i ikin brenda ditës. Si mund t’i vinë papritur mijëra njerëz poshtë zyrës, siç thotë ai, për t’i "qr"?
Prandaj, ai nuk di si të sillet, nuk di si të veprojë, nuk di më kujt t'i besojë. Prandaj kërkon shpjegime kudo, veç jo tek vetja. Prandaj beson teori konspirative, sheh armiq të fshehur, flet për luftë hibride, për provokatorë, për interesa të errëta. Në imagjinatën e rregjur nga pushteti i gjatë është gjithmonë dikush që komploton kundër tij: shovinistët greko-serbë; ekstremistët islamikë pa tru, ‘pa din e pa iman’; spiunët industrialë të turizmit.
Ai nuk e kupton se njerëzit poshtë zyrës së tij nuk protestojnë kundër parave të miliarderëve sirianë. As kundër Ivankës, Kushnerit, Trumpit, Amerikës apo kujtdo tjetër. Nuk e kupton se ata po protestojnë kundër arrogancës së pushtetit të tij, të një pushteti të ngritur mbi grabitjen e shumicës për të pasuruar pakicën.
Pas katër mandatesh në pushtet, Edi Rama nuk e njeh më shoqërinë që qeveris. Ai jeton në një botë tjetër.
Në një botë ku njerëzit i takon në aktivitete të kuruara me kujdes. Ku sallat janë të mbushura me punonjës administrate, drejtorë dhe militantë. Ku njerëzit dëgjojnë dhe ai flet. Ku kritika filtrohet përpara se të mbërrijë tek ai. Ku pakënaqësia zbutet, justifikohet ose fshihet.
Në këtë botë nuk dëgjohet zëri i atyre që luftojnë për të paguar qiranë, kredinë apo faturat. Nuk dëgjohet zëri i atyre që kanë humbur pronën, biznesin apo shpresën. Nuk dëgjohet zëri i atyre që përballen çdo ditë me zyrtarë që i shohin në xhep dhe jo në sy.
Në botën e tij, ai është dërguari nga Lart me një mision historik: të udhëheqë shqiptarët mesjetarë drejt një bote moderne, të sofistikuar, me klas. Prandaj turmat injorante duhet ta durojnë kokulur që ai të projektojë dhe ndërtojë i qetë këtë Shqipëri parajësë. (Dhe pastaj ta çmojë historia më shumë se Zogun më shumë se Ismail Qemalin, më shumë edhe se Skënderbeun).
Për vite me radhë 'turmat' ja dhanë këtë qetësi krijuese. Edhe kur ndonjëherë ato kanë bërë zhurmë, apo kanë protestuar, ai ka ditur si t’i menaxhojë dhe kontrollojë. Ai është mësuar që cdo rast të kërkojë organizatorët, financuesit, apo dirigjentët e tyre. Dhe pastaj t'i blejë, t'i përçajë e kontrollojë.
Prandaj ai është i habitur se si mund të ketë njerëz që protestojnë të lirë në sistemin që ai ka ndërtuar. Prandaj nuk e kupton se si njerëz të paorganizuar nga partitë, të papaguar nga askush dhe pa ndonjë interes politik mblidhen çdo mbrëmje poshtë zyrës së tij.
Atij nuk i ka ndodhur prej kohësh që njerëzit të mos duan as ta dëgjojnë, as ta shohin, e as ta përfillin.
Kjo është arsyeja pse çdo kundërshtim që nuk mund ta kontrollojë e acaron dhe e tërbon.
Prandaj edhe pyetjet e gazetares së CNN-it, një rast i rrallë këto vite kur iu desh të përballej me pyetje të vërteta, ia zbuluan hapur identitetin e qenies në të cilën është transformuar. I bezdisur, i nervozuar, arrogant, gati kërcënues. Në sytë e një audience globale, u desh vetëm një gazetare e qetë me dy pyetje të thjeshta për ta shfaqur ashtu siç është: një njeri në hall.
Dhe kur është aq në hall sa nuk duron dot dy pyetje nga CNN, të cilin nuk e ka në dorë, si mund të durojë ai njerëzit t'i protestojnë përpara zyrës?
Ndaj në ditën e katërt të protestës u tundua drejt gabimit të madh që bën çdo autokrat: atë që nuk e kupton, nuk e duron; atë që i trembet, përpiqet ta shuajë me dhunë.
Dita e katërt e protestës tregoi jo forcën e pushtetit, por pasigurinë e tij.
Bllokoi me barriera hekuri bulevardin, nxori policinë me skafandra në rrugë dhe sulmoi me ujë njerëzit paqësorë, të rinjtë me flamuj në dorë, prindërit me fëmijët në krahë.
Këto veprime flasin më shumë se fjalimet patetike e bajate përpara drejtorëve e nëpunësve të marrë përdhunshëm në tubime partiake.
Dhunë ndaj prindërve me foshnje në krahë nuk është shenjë force. Është shenja e dobësisë së madhe të një pushteti që kërkon të rrijë në këmbë duke mbjellë frikë mbi popullin e tij.
Ajo tregon se udhëheqësi është i lodhur, se e kanë lënë nervat dhe se nuk e duron më hapur popullin e vet.
Por mbi të gjitha, tregon diçka tjetër: se ai vazhdon të kërkojë komplote aty ku ka pakënaqësi, dirigjentë aty ku ka qytetarë dhe armiq aty ku ka njerëz që thjesht nuk duan të jetojnë më sipas rregullave të sistemit që ai ka ndërtuar.
Mbreti është lakuriq dhe i mërzitur sepse shqiptarët nuk po ia pëlqejnë kostumin.
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke akuzuar qeverinë se...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Ditën e sotme mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka bërë një komunikim të shkurtër për gazeta...
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në sallë Azem Hajdari, në selinë e PD. Berisha ka reaguar ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi aksin, Milo...
Sot është dita e gjashtë e protestës së qytetarëve, të cilët kundërshtojnë projektin turistik në zon&eu...