Tiranë/ Autobusi i transportit publik përfshihet në aksident, disa të plagosur
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Një autobus i transportit publik në Tiranë është aksidentuar ditën e sotme në afërsi të gjykatës së Tiran...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bër...
Deputeti i Partisë Socialiste Klevis Jahaj është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK. Jahaj është deputet i qarkut...
Biznesmeni Pandeli Carapuli zyrtarisht nën hetim për pastrim parash. Sipërmarrësi paraqit sot në SPAK i shoqëruar nga avokati Ul...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e njohur si “Casa Italia”, ku nj&e...
Forcat elitare, agjentët e Mossadit dhe sistemet e inteligjencës dyshohet se u vendosën në vendet fqinje gjatë luftës me Iranin,...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, iu përgjigj sot (5 qershor) kryeministrit Edi Rama për deklaratat që bëri në lidhje me protestën e qytetarëve për Zvërnecin, duke i kërkuar që të vinte në Tiranë që të dorëhiqej dhe të mos gjente armiq dhe të viktimizohej.
Nëpërmjet një reagimi publik ditën e sotme në rrjetin social, deputeti opozitar tha se çdo ditë Rama jepte versione të ndryshme për protestën dhe Zvërnecin, kurse sot solli si pretendim se ajo organizohej nga iranianët.
“Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje. Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët”, shprehet Bardhi.
Në fund ai i kërkon që të plotësojë kërkesën kryesore të qytetarëve; dorëheqjen.
Ai e shoqëron deklaratën e tij edhe me pamjet e reagimit të kryeministrit nga Mali i Zi.
Reagimi i plotë i kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi:
“Dëgjojeni vetë Kryeministrin e Shqipërisë në ç’gjendje është katandisur. Viktimizohet dyerve të botës, pse shqiptarët i kërkojnë dorëheqje.
Me teorinë e tij të viktimizimit, na paska gjetur një armik të ri të jashtëm. Ditën e parë na tha se protestat në Zvërnec u nxitën nga fqinjët që na kanë zili. Domethënë armiku i jashtëm ishte Greqia. Pastaj na tha se pas protestës qëndrojnë myslimanët e zemëruar për Gazën. Sot ka gjetur një armik të ri: iranianët.
Në vetëm pesë ditë kemi kaluar nga Greqia, te Gaza dhe Irani. Me këtë ritëm, së shpejti do të shohim në protestë vetë Vladimir Putinin. Dhe kur të kalojë edhe pak kohë, ndoshta do të mësojmë se Ëhite Ëalkers dhe Night King janë nisur të pushtojnë Shqipërinë.
Çfarë mjerimi për një kryeministër që nuk merr dot asnjë përgjegjësi, por e gjen gjithmonë fajtorin jashtë vetes!
Protestat nuk nisën as në Athinë, as në Gaza, as në Teheran. Protestat nisën nga Zvërneci në Tiranë dhe po ndodhin tani edhe në kryeqytetet e Europës ku jetojnë shqiptarë, sepse në Zvërnec policia lejoi që protestuesit të tërhiqeshin zvarrë, siç ndodh rëndom në qeverisjen e Edi Ramës me kundërshtarët politikë. Dhe kjo skenë s’ka asnjë ndryshim me atë që ndodh në Teheran me kundërshtarët e regjimit atje.
E vërteta më e madhe në të gjithë këtë histori është i vetmi sulm nën të cilin ndodhet Shqipëria është ai i korrupsionit të shfrenuar nën qeverisjen e Edi Ramës. Prandaj, njerëzit janë në protestë dhe kërkojnë largimin e kryeministrit nga detyra.
Dhe në fund një këshillë për Edi Ramën. Duke parë komplote dhe konspiracione kudo, nuk bën gjë tjetër veçse i ushqen ato dhe, dashje pa dashje, nxit ose bëhesh pjesë e skenarëve kundër Shqipërisë. Prandaj, në vend që të viktimizohesh dyerve të botës, eja në zyrë dhe jep dorëheqjen. Shikoje edhe si një terapi për veten. Sot m’u duk vërtet se ke nevojë për shumë pushim të pakthyeshëm”.
Për herë të parë pas 13 viteve në pushtet, Edi Rama po përballet me një situatë që nuk po arrin as ta kontrolloj&...
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka reaguar për protestën e Zvërnecit duke u shprehur se është e lehtë t’u sillesh pro...
Belinda Balluku është tashmë një deputete e thjeshtë e Kuvendit, ndaj paga e saj zyrtare kalon nga ky institucion, tashmë që ...
Partia Demokratike ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e ngritjes së Bankës Shqiptare të Zhvillimit, duke akuzuar qeverinë se...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Ditën e sotme mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama ka bërë një komunikim të shkurtër për gazeta...
Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në sallë Azem Hajdari, në selinë e PD. Berisha ka reaguar ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi aksin, Milo...