VIDEO/ Pamje të rënda! Përsëritet makthi i pesë viteve më parë, Christian Eriksen pëson kolaps në fushë gjatë miqësores
Futbollisti danez Christian Eriksen është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës kund&e...
Futbollisti danez Christian Eriksen është rrëzuar në fushë gjatë një ndeshjeje miqësore të Danimarkës kund&e...
Zgjedhjet për presidencën e Real Madrid janë përmbyllur, me Florentino Pérez që është shpallur fitues, duke siguruar...
Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja në Shijak. Mësohet se Bjondi Guri ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikt...
Një gomone është vendosur në qendër të protestës para Kryeministrisë në Tiranë, si një simbol i fuqish&...
Një zjarr është raportuar në zonën e Astirit, pranë “Vila L” në Tiranë. Sipas informacioneve parapra...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj, sipas tij, përpjek...
Mijëra qytetarë mbushën edhe këtë të diel sheshin përpara kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit n...
Procesi zgjedhor në Kosovë sapo ka përfunduar. Menjëherë pas kësaj kanë dalë përgjigjet e exit poll-eve t&eu...
Një anëtar i ekipit negociator iranian, Majid Shakeri, ka folur për mundësinë e vendosjes së kushteve të reja për riha...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 500 dronë ukrainas gjatë...
Rritja galopante e çmimeve të karburanteve dhe produkteve të shportës ka vendosur në vështirësi ekstreme ekonomike familjet shqiptare. Në një kohë kur qytetarët përballen me kosto të papërballueshme jetese, qeveria jo vetëm që nuk po merr masa për të lehtësuar barrën, por po përfiton financiarisht nga kjo krizë
E ftuar në edicionin informativ të lajmeve në Syri TV, Erisa Xhixho, deputete e PL, u shpreh se çmimet e karburanteve dhe produkteve të shportës kanë arritur nivele të papërballueshme për familjet shqiptare.
Ajo kritikoi qeverinë për mosveprim dhe për përfitimin financiar nga kjo krizë përmes rritjes së të ardhurave nga taksat. Xhixho theksoi se vendimet për uljen e akcizës dhe masa të tjera simbolike nuk kanë asnjë efekt real për qytetarët.
‘Opozita kërkon masa urgjente, përfshirë pezullimin e taksës së qarkullimit, uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe monitorim të tregut për të frenuar spekulimet", u shpreh ajo.
Pjesë nga deklarata:
Mielli dhe çdo gjë tjetër janë rritur me 50%. E kemi diskutuar faktin që rritja e çmimit të naftës do të sillte një efekt zinxhir në të gjithë ekonominë e vendit. Shkoi bordi i vjedhjes, siç e quaj unë, tashmë e vuri çmimin e naftës 224 ALL për litër dhe kryeministri, pasi priti që çmimi i naftës shkonte mbi 220 ALL për litër, aplikoi atë reformë të famshme që e trumbetoi për uljen e akcizës në 20%, që ishte jo vetëm një tallje, por që absolutisht nuk ka efekt real në uljen e çmimit të naftës. Diku te 8 ALL për litër, absolutisht e pandjeshme për ekonominë dhe për qytetarët, të cilët konsumojnë përditë për shkak të transportit të tyre. Absolutisht është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të transportit urban, edhe atë ndërmjet qyteteve. Pra, çmimet kanë shkuar në stratosferë, ndërkohë që kjo qeveri nuk merr absolutisht asnjë masë. Mos harrojmë që kemi pagat më të ulëta në rajon, mos harrojmë që qytetarët mezi mbyllin muajin, rreth 50% e tyre, dhe ky nuk është çështje thjesht e inflacionit apo thjesht e krizës globale, por është absolutisht një efekt i një ekonomie të kapur, i një ekonomie që punon për një grusht njerëzish, e një ekonomie e cila nuk prodhon, pasi prodhimi vendas dhe bujqësia janë goditur nga kjo qeveri dhe absolutisht mungesa e konkurencës.
Edhe ajo skemë e 2026-ës, që u trumbetua nga ministri i bujqësisë si një efekt që do të mund të ulte koston e prodhimit, çfarë bëri në fakt? Në fakt, hoqi pikërisht naftën që ishte falas për fermerët. E hoqi këtë trajtim që ishte deri më sot dhe absolutisht kjo masë nuk ndikoi në uljen e kostos së prodhimit, sepse duhet të kemi parasysh që fermerët po përballen me një krizë të shumëfishtë, jo vetëm me krizën e rritjes së çmimit të naftës, por edhe me rritjen e çmimit të plehrave kimikë, plehrave bazik me të cilët ata padyshim kanë nevojë për prodhim, të cilat janë rritur me plot 50%.
Dhe në këtë krizë kemi një qeveri që jo vetëm ka ngritur duart, jo vetëm që nuk merr asnjë masë, sikundër ka bërë rajoni, por jo vetëm gjithë bota. Janë disa masa që kanë marrë vendet e rajonit dhe më gjerë. Një masë ka qenë që të vendoset një tavan, pra një çmim maksimal i naftës prej të cilit nuk mund të kalojë dhe pjesa tjetër do të rimbursohet nga shteti, sikundër bëjnë shtetet përgjegjëse. Një masë ishte ulja e TVSH-së apo heqja dorë nga akciza, pra ulja e taksave të naftës, apo politika sociale padyshim për të kompensuar gjithë këtë krizë të çmimeve.
Mos harrojmë që çmimi i naftës, edhe një herë për ta kuptuar, është 224 ALL për litër, 60% e tij janë taksa. Pra, janë ato shtatë taksa që ne kemi folur, që janë padyshim taksa të Ramës. Dhe këto taksa ndikojnë drejtpërdrejtë në çmimin e naftës. Padyshim, oligopolet dhe kontrabanda me naftën ndikojnë në ekonomi dhe në gjithë këtë situatë, por qeveria e ka në dorë. Ne kemi mbi një muaj që kemi propozuar; Partia e Lirisë ka dhënë disa alternativa. Së pari, pezullimi i taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit si efekt i menjëhershëm në uljen e çmimit të naftës dhe nga ana tjetër propozuam në Parlament që TVSH-ja për shportën, sepse duhet të kemi parasysh që, pavarësisht se qytetarët kanë një kosto të lartë jetese dhe absolutisht mezi po mbyllin javën dhe muajin, pasuria apo arka e shtetit po mbushet pikërisht nga taksat. TVSH-ja 20% është më e larta në rajon, zonja Xhixho. Më e larta, më e larta në…
Sigurisht, po, sepse siç po e thosha, qeveria po pasurohet. Pse po pasurohet? Po pasurohet sepse për shkak të rritjes së çmimit, rritet TVSH-ja. Rritet TVSH-ja dhe absolutisht këto para shkojnë më shumë në arkën e shtetit. Rritet çmimi i naftës, rritet TVSH-ja 20% e çmimit të naftës. Pra, në rritjen ka një rritje tjetër të TVSH-së, të akcizës dhe të gjithë taksave të tjera, që absolutisht mbulojnë dhe mbushin arkën e shtetit.
Prandaj thotë se do të kemi një rritje ekonomike, do të kemi më shumë të ardhura në arkën e shtetit, pikërisht nga paratë tona. Dhe në këtë situatë, një qeveri e përgjegjshme, duke qenë se po përfiton në mënyrë jo reale dhe të padrejtë për shkak të një krize, atëherë këto para do të duhej t’i kthejë qytetarëve. Propozimi që ne bëmë ishte që TVSH-ja nga 20% të shkonte minimumi 5%, pra 5% TVSH-ja për ushqimet e shportës. Ndërkohë, kjo qeveri, mos harrojmë, erdhi në 2013-ën dhe tha se do ta azerojë. Folën kryeministra nëpër sheshe e kudo. Ia kemi vënë atë fjalim edhe në Parlament, ia kam kujtuar personalisht kryeministrit çfarë ka premtuar. Erdhi me premtimin e TVSH-së zero për ushqimet e shportës. Dhe ndërkohë ke 20% sot, edhe në këto kohë krize nuk ka asnjë ndërhyrje. Pse Greqia e ka 6% TVSH-në e shportës? Pse Italia e ka çuar në 4% TVSH-në e shportës?
Dhe rajoni e ka shtatë, e ka tetë, pra nuk ke absolutisht – është një nga TVSH-të më të larta për produktet e shportës, që ndikon direkt në çmim. Ndikon direkt në koston e lartë të jetesës së familjeve shqiptare. Dhe kjo masë nuk merret. Edhe në këtë kohë krize, qeveria kërkon të pasurohet.
Pikërisht, pikërisht. Pra, mos harrojmë pastaj rrugët e Floririt, 3.8 miliardë euro që janë harxhuar poshtë e lartë me afera korruptive. Pra, para ka. Thjesht kjo qeveri, edhe në moment krize, kërkon të pasurohet dhe mos t’i kthejë mbrapsht lekët qytetarëve, sepse nuk po kërkohet asgjë. Ti po merr më shumë lekë, TVSH-në dhe taksat, duke qenë se po rriten çmimet, ndërkohë që po rritet nafta, atëherë këto para duhej t’u përkthenin qytetarëve. Asnjë nga këto situata nuk po ndodh dhe është absolutisht një qeveri që ka humbur çdo legjitimitet, ka humbur çdo moral dhe ka humbur çdo sens me realitetin, ndërkohë që qytetarët mezi mbyllin muajin. Dhe kjo absolutisht të revolton dhe mendon që qytetarët do të duhet të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë që çdo qeveri në rajon dhe më gjerë po merr masa, ndërkohë që kjo qeveri punon vetëm për klientët e saj, për aferat korruptive të saj dhe absolutisht nuk ka asnjë masë reale për të ulur koston e jetesës së tyre.
Rritja galopante e çmimeve të karburanteve dhe produkteve ushqimore nuk është thjesht pasojë e luftës në Ukrainë, por ...
Analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku u ndal tek Erion Braçe, i cili ka shpallur publikisht kandidaturën për Bash...
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi, ka mbështetur protestën e studentëve të drejtësisë në Maqedoninë e Veriu...
Nga Belind Këlliçi Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama po gjen fajtorë të tjerë për bllokimin e int...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ngriti sot shqetësimin mbi modelin aktual ekonomik në Shqipëri, duke theksuar se rritja nu...
E ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’, gazetarja Denada Jushi Kola u shpreh se Bashkia e Tiranës, ndonëse ka fonde të mjaftueshme...
Prokuroria e Posaçme u shpreh pak ditë më parë në lidhje me kërkesën e kreut të PD Sali Berisha, që dëshmi...
Kreu i opozitës Sali Berisha ka folur ditën e sotme pata gazetarëve, pas daljes nga SPAK. Berisha: Aty gjeta Ergys Agasin bashkë me Irena...
Deputetja dhe njëherësh Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, përmes një reagimi në rrjetet...
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se nuk është ndjerë kurrë rehat për të folur për besimin e tij fetar. Rama ë...