Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Drejtuesi i Departamentit për Mbrojtjen e Familjes në PD, Aulon Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te situata brenda Partisë Socialiste. Kalaja përdori analogji historike, duke iu referuar figurës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe tradhtisë së Hamza Kastriotit, për të përshkruar marrëdhëniet aktuale politike. Sipas Kalasë, Spiropali ka “djegur etapat” duke marrë rol të theksuar në arenën ndërkombëtare, përfshirë kontakte në SHBA dhe takime në Kosovë e Gjermani.
Në vijim, Kalaja e cilësoi situatën në Partinë Socialiste si një realitet të tensionuar politik, duke u shprehur se përplasjet e brendshme dhe akuzat për korrupsion po ndikojnë drejtpërdrejt në stabilitetin e qeverisjes.
“Unë i thërras historisë për të kuptuar se çfarë po ndodh. Historia e Skënderbeut na ka njohur me një tradhti që Hamzai i ka bërë Skënderbeut. Ndërkohë në politikën shqiptare po ndodh e kundërta. Skënderbeu tradhton Mamicën në këtë rast. Njeriu që e ngriti në piedestal Edi Ramën dhe e quajti Skënderbe ishte pikërisht Spiropali, që është Mamica në këtë rast.
Patjetër pra dhe kjo është edhe karma e kësaj zonje që për mendimin tim dogji etapat, sepse mori një rol, qoftë edhe në departamentin amerikan të shtetit, ku Rama nuk pritej, është e konfirmuar tanimë që ai kërkoi një vizitë dhe një takim me Marco Rubion, e cila ju refuzua. Ndërkohë kjo zonjë po bënte si lider dhe në Kosovë, duke takuar të gjithë liderat e Kosovës. Mori një rol duke djegur etapat edhe në Bundestagun gjerman.
Është vetëm sfondi pra, po i merrja me radhë. Pra të kalova nga historia te fakt, te sfondi për me kaluar tek gjëja kryesore që është zonja Spiropali pati guximin për me dënuar korrupsionin në Partinë Socialiste. Sepse kjo parti e cila, për mendimin tim po kthehet tek gërmat njëstore…
Tani në shportën e dardhëve dhe mollëve të kalbura, nuk ke çfarë të zgjedhësh, unë jam dakord, por ky ishte një realitet që po ndodhte brenda Partisë Socialiste dhe tha që zonja Balluku po kthehet në një kosto për Partinë Socialiste në këtë rast. Ajo pati guximin ta thonte këtë moment dhe sigurisht shkoi në gijotinë politike për këtë arsye. Pra, kjo zonjë kërkoi distancim nga zonja Balluku, ndërkohë që Rama bëri një rinegociatë me zonjën Balluku duke i dhënë edhe njëherë ministrat që ajo kërkonte si garanci.
Është marrëdhënie problematike, herë-herë paqe e armatosur, herë-herë luftë, është një gjë që zoti Rama nuk del dot nga kjo situatë. Këta janë si enët komunikuese, domethënë me njëri-tjetrin, dhe si vëllezërit siamez, kur sëmuret njëri, të shtinë tjetri. Destini i tyre është për të, për me shkuar bashkë në, është barriera e fundit, besoj unë, Balluku, për me arritur tek Rama, i cili foli krejt hapur dhe i tha SPAK-ut, mos hajdeni në zyrën time se unë nuk jua jap telefonin.
Unë, domethënë në parashtrimin tënd… Ju e dini besoj, një debat i fundit që ka ndodhur në Partinë Socialiste, ku ai është drejtuar atyre që ju jeni të pavlerë, ju sakatoj, ai që më del kundër, dhe arsyeja që po qëndrojmë në pushtet, jam vetëm unë dhe fitoret janë të katërta të miat. Po unë s’kam parë kurrë një qeveri që të konsumohet pikërisht katër muajt e para të mandatit të ri, se ju thatë katër mandate, po ky është një mandat i ri, dhe të ndryshosh gjithë qeverinë katër muajt e parë, mua më duket gjë totalisht e çuditshme në krahasim me vendet e Europës Perëndimore, gjithmonë po flasim. Pra, e parë në këtë këndvështrim, unë gjykoj që kemi të bëjmë me një realitet politik.
Pse? Pa intrigë politike fare, zonja Balluku sot në Partinë Socialiste ka një grup prej 12 deputetësh dhe nuk i ka me shprehjen vdiq mbreti, rroftë mbreti. Por i ka në afera. Në rast se kemi zotin Arben Ahmetaj që televizioni juaj e ka nxjerrë të fiksuar pas dokumentimit të korrupsionit, kjo zonjë ka shkuar një hap më tej. Kjo ka dokumentuar me video. Ne kemi video të cilat besoj unë i ka në dorë edhe organi i drejtësisë në këtë rast. Pra, prandaj them që këta janë si vëllezërit siamez. Është një zonjë problematike. Po për kryeministrin, se ajo njihet në Partinë Socialiste si Vejusha e Zezë. Çdo të thotë Vejusha e Zezë? Frikë më të madhe se nga vdekja nuk ka, apo jo? Ne duhet të vijmë dakord që në një ekip mafioz nuk ka dashuri, ka vetëm qëllime të përbashkëta. Zakonisht ekipet mafioze… I zgjidhin problemet me vrasje.”,– tha Kalaja.
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur në një forum të organizuar nga portali i njohur Politico, rrëzoi projektin e Edi Ram&...
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza të forta ndaj mënyrës së zbatimit të reformës në drejtësi, gjatë një int...
Ish-gjyqtari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar lidhur me ngjarjen e denoncuar në media ndaj anëtarit të KLP, Olger ...
Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, ka shtyrë presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që të vazhdojë ...
Deputetja Elisa Spiropali iu përgjigj deklaratave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke theksuar se ishte e gatshme t&eu...
Nga Belind Këlliçi Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar sot se ne si vend, si shoqëri kemi probleme me korrupsionin, duke ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka hedhur akuza duke e cilësuar qeverinë si tolerante ndaj spekulimit dhe ka p...
Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së Komisioneres për Zgjerimin Marta Kos lidhu...
Përmes një kërkese Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi i ka kërkuar Grupeve Parlamentare që që brenda datës 3 prill 20...
“Merret Balla me mungesat”, tha Rama kur u pyet në konferencë nga gazetarët për arsyen e mungesës së ...