Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje partive parlamentare në Kosovë të bashkëpunojnë për ta zhbllokuar ngërçin politik në vend, si dhe ka thënë se blloku evropian ka nisur tashmë heqjen e masave ndëshkuese ndaj Prishtinës.
Duke folur në një konferencë për media në Prishtinë, në vizitën e saj të parë në Kosovë, Kallas tha se Bashkimi Evropian është i gatshëm ta mbështesë Kosovën, por liderët e partive politike duhet t’i lënë anash ndasitë dhe ta bëjnë prioritet të ardhmen e Kosovës.
“Formimi i Kuvendit të ri dhe Qeverisë së re është thelbësor për stabilitetin, rritjen dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kallas.
Kosova nuk po mund të krijojë institucionet e saj të reja as tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, për shkak se asnjë parti nuk e fitoi shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme.
Prej atëherë, deputetët janë mbledhur 19 herë në Kuvendin e Kosovës në përpjekje për konstituimin e tij, që është hap i nevojshëm drejt krijimit të qeverisë së re, por kanë dështuar vazhdimisht pasi kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.
Kallas i bëri këto komente para takimeve me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile. Ajo do të pritet në një darkë pune sonte në mbrëmje nga kryeministri në detyrë Kurti.
E pyetur për masat ndëshkuese që BE-ja i vendosi ndaj Kosovës verën e vitit 2023, Kallas tha se blloku ka filluar t’i heqë masat, por është me rëndësi të kuptohet njëkohësisht se nuk duam të shohim përshkallëzim në veri.
“Unë personalisht jam duke i bindur vendet anëtare se ne duhet t’i heqim masat për Kosovën, por disa thonë se Kosova duhet ta respektojë Marrëveshjen e Ohrit dhe përshkallëzimi në veri bie ndesh me këtë. Ne jemi gati t’i bëjmë hapat tonë, por kemi vërtet nevojë të shohim shtensionim në veri”, tha Kallas.
Ajo nuk shpjegoi se kur ka filluar heqja e masave dhe çfarë masash mund të jenë hequr deri tani, por shtoi se ky vendim hap derën për mundësi më të mëdha për zhvillimin e Kosovës, por edhe për lidhje më të ngushta me Evropën.
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka njoftuar ngritjen e një akuze të re ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, i arrestuar ...
TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka folur për marrëdhëniet që ka zhvilluar me SHBA-në dhe Donald Trump, ris...
KOSOVË- Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian porositi këtë javë se “tani është koha për riangazhim” n...
TIRANA- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt, Ajola Xox...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi sot se fenomeni i njohur si "treni bullgar" është apliku...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen kurrë pasi sipas tij...
TIRANË- Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar ditën e sotme se në votim kanë marrë pjesë 82% e zgjedhësv...
Redi Molla TIRANË- Seanca gjyqësore e dosjes 5D është mbajtur ditën e sotme në GJKKO. Avokati i ish-drejtorit të bashkis...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu....
artan lame TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lames. Ky i fundit ka n...