Kushte atmosferike të paqëndrueshme/ Parashikimi i motit, 22 Korrik 2026
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vran&eu...
DashiSot fuqitë tuaja bindëse janë në nivelin më të lartë. Kjo është një ditë e mirë për t&eu...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...

TIRANA- Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030 mund të jetë një objektiv realist, nëse kryhen reformat e nevojshme, tha në Tiranë shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas.
“Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë,” deklaroi Kallas.
Por në këtë rrugë, Kallas tha se Shqipëria duhet të bëjë reformat e nevojshme.
“Shqipëria me reformat e saj — jo vetëm ato që duhet të miratohen, por edhe ato që tashmë janë miratuar — duhet të zbatohen. Këtu, sundimi i ligjit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, pasi ai, shteti i së drejtës, është një nga themelet e Bashkimit Evropian,” deklaroi Kallas.
Në konferencën e përbashkët, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se në fokus të diskutimeve ishte anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Rama shprehu ambicien që negociatat e Shqipërisë me BE-në, në kuadër të procesit të anëtarësimit, të mbyllen deri në vitin 2027.
“Ne kemi një plan të dakordësuar me BE-në për të mbyllur negociatat në vitin 2027, që do të thotë se në momentin që mbyllen negociatat, Komisioni i rekomandon vendeve anëtare anëtarësimin,” tha Rama.
Nga ky moment, Rama tha se Shqipëria parasheh një periudhë dyvjeçare ratifikimesh, që sipas tij përfundon me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Këtë rrugëtim, Rama tha se e ndihmon fakti që Shqipëria është në linjë të plotë me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian.
Shqipëria i hapi zyrtarisht negociatat për anëtarësim më 15 tetor, 2024. Hapja e kapitujve për Shqipërinë erdhi pas një pritjeje të gjatë, pasi ajo kishte aplikuar për anëtarësim më 2009 dhe e kishte marrë statutin e vendit kandidat më 2014. Kallas dhe Rama, po ashtu, folën për rëndësinë që ka stabiliteti në rajon, duke theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë vizitës së Kallas në Tiranë, u nënshkrua një marrëveshje në vlerë prej 90 milionë eurosh për financimin e projektit strategjik të hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e ‘Korridorit VIII”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se ky segment hekurudhor është një arterie kyçe që do të “lidhë Shqipërinë me rrjetin evropian të transportit dhe do të forcojë më tej rolin” e saj si një nyje lidhëse në rajon.
Pse është i rëndësishëm ky projekt?
Projekti ka të bëjë me rehabilitimin e linjës hekurudhore midis Durrësit, Rrogozhinës dhe Linit, në një gjatësi prej rreth 136 kilometrash. Po ashtu, projekti përfshin ndërtimin e një lidhjeje hekurudhore prej 2.8 kilometrash nga Lini deri në kufi me Maqedoninë e Veriut, në atë që njihet si Korridori Pan-Evropian VIII, i cili lidh Italinë jugore me Detin e Zi në Bullgari, përmes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Ky projekt është pjesë e një plani më të gjerë për ringjalljen e sektorit hekurudhor në Shqipëri. Rrjeti hekurudhor në Shqipëri është kryesisht i vjetruar dhe nuk ka pasur investime të mëdha që nga vënia e tij në funksion. Në shumicën e rrjetit hekurudhor të Shqipërisë, shpejtësia maksimale e udhëtimit është rreth 60 kilometra në orë.
Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri që nga marrja e detyrës si Përfaqësuese e Lartë për Politikën e Jashtme të BE-së. Një ditë më parë, Kallas qëndroi në Mal të Zi, ndërsa ndalesën e fundit të vizitës në Ballkanin Perëndimor ajo do ta ketë në Bosnje e Hercegovinë. Atje pritet të takohet me krerët e Presidencës, me kryetaren e Këshillit të Ministrave, me ministrin e Jashtëm të Bosnjës dhe me përfaqësuesit e forcës evropiane në Bosnje, EUFOR./ REL
ITALIA- Ministria e Brendshme e Italisë po përgatit listën e emigrantëve që do të transferohen në kampin në Gjad&...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të transportit në Portin e Durrësit. G...
kallas, hasani TIRANË- Në vizitën e saj të parë zyrtare në Tiranë, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në deklaratën e sotme për mediat lidhur me takimet e tij të zhvi...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratie, Sali Berisha po zhvillon sot në selinë blu një deklaratë për mediat,...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet e tij sociale spotin e çeljes s&...
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka theksuar rëndësinë e takimeve të tij në Strasburg, pasi sipas tij, u shkrinë të ...
TIRANË- Kryenegociatorja e BE-së Kaja Kallas ka hedhur poshtë pretendimet e kryeministrit Edi Rama se vetëm PS-ja mund të an&eum...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë disa batuta me kryenegociatoren e BE-së Kaja Kallas, gjatë konferencës për media...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në bisedimin e shefen e BE-së, Kaja Kallas, kanë diskutuar dhe për fushën e s...