
Gjatë seancës plenare, ku Kreu i SPAK po i përgjigjej pyetjeve të drejtuara nga deputetët, deputeti i opozitës Belind Këlliçi ka ngritur akuza të forta për aferën e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar atë si një garë tërësisht fiktive dhe të miratuar me bekimin e qeverisë.
Këlliçi u ndal në faktet tronditëse që, sipas tij, tregojnë se në këtë proces janë përdorur kompani vetëm për të plotësuar kriteret ligjore, të cilat më pas janë tërhequr me miratimin e vetë qeverisë. Ai i kërkoi kreut të SPAK të japë llogari pse deri më tani nuk ka asnjë veprim ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila sipas dokumenteve të publikuara ka firmosur miratimin për tërheqjen e kompanisë fiktive turke, e vetmja që plotësonte kriteret e garës koncesionare.
“Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të arrestohet Belinda Balluku? Kjo është firma e saj mbi miratimin e tërheqjes së kompanisë fiktive, ndërkohë që ajo kompani ishte e vetmja që plotësonte kushtet ligjore. Ndërkohë, një kompani që gjeneron miliona euro në vit, ka shitur gati gjysmën e aksioneve për vetëm 4,450 euro,”pyeti Këlliçi në Kuvend.
Deputeti i opozitës theksoi se skema e njohur si “5D”, e cila është zbatuar më herët në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj, duket se është përdorur edhe në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, por këtë herë si “skema 5B”.
“Rezulton se e njëjta skemë është aplikuar edhe nga Balluku dhe drejtorët e saj. A keni ju hetim për këtë skemë?” – pyeti Këlliçi, duke akuzuar SPAK-un për mungesë veprimi ndaj aferave të qeverisë.
Në përgjigje, Kreu i SPAK deklaroi shkurt se “çështja është nën hetim paraprak” dhe se nuk mund të japë detaje për hetime në proces. Megjithatë, sipas burimeve dhe deklaratave publike, kompania që administron aeroportin e Vlorës, megjithëse gjeneron miliona euro në vit, ka shitur gati gjysmën e aksioneve për një shumë 4450euro, çka ngre pikëpyetje të mëdha mbi transparencën e këtij projekti strategjik.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor19:16
“Fshehu dënimet nga drejtësia greke”, Dumani e konfirmon: Gjyqtarja Irena Gjoka është nën hetim
Gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, është vënë nën hetim nga SPAK, pas akuzave të opozitës se ajo ka fshehur dënim...
POLITIKE
27 Tetor19:00
Dumani-deputetëve: Mos na kërkoni dënim për patronazhistët kur nuk e kemi në Kod Penal!
Kreu i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij vjetor në Kuvend është pyetur sot nga deputeti Flamur Noka, për mungesën e hetimev...
POLITIKE
27 Tetor18:35
Celibashi: S'ka pikëpyetje për legjitimitetin e qeverisë, do eksperimetojmë IA për numërimin në 9 nëntor
“Ai që sot qeveris vendin ka legjitimitetin e plotë dhe problemet e 11 majit nuk e vënë në diskutim faktin se kush ësht&eu...
POLITIKE
27 Tetor17:51
Berisha replikon me Altin Dumanin në Kuvend: Lexo pyetjen, pastaj përgjigju
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Kreun e SPAK, teksa ky i fundit po lexonte pyetjet. Berisha ka ndërhyr&eu...
POLITIKE
27 Tetor17:48
A po hetohet Edi Rama? Dumani përgjigjet në Kuvend: Nuk ka të paprekshëm për drejtësinë!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani, raportoi sot në Kuvend mbi ve...
POLITIKE
27 Tetor17:34
SPAK i vendos kusht Ballukut: Po nuk erdhe do të shoqërohesh forcërisht
Në kushtet kur zv/kryeministria e vendit Belinda Balluku, nuk ka pranuar të shkojë sot në ambjentet e SPAK, për tu njohur me akuz&eum...
POLITIKE
27 Tetor17:13
Shifrat alarmante të korrupsionit/ 33 zyrtarë të lartë të hetuar në një vit!
Kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Altin Dumani deklaroi se nën hetim në vitin 2024 janë vënë 33 ish-zyrtar...
POLITIKE
27 Tetor16:41
Tedi Blushi: Prokuroria e Përgjithshme ka dështuar! Përmbush vullnetin e Edi Ramës, burg, burg, burg
Deputeti i PL-së Tedi Blushi, deklaroi se 2/3 e të arrestuarve që ndodhen në burgje, janë të paraburgosur. Gjatë fjalë...
POLITIKE
27 Tetor16:32
“Shteti që nuk jep drejtësi është një strukturë mafioze”/ Kaso: Kërkojmë një reformë të vërtetë
Deputeti i PD, Ivi Kaso, theksoi se një shteti që nuk jep drejtësi mbetet vetëm një strukturë mafioze. Ai tha se PD ësht&eu...
POLITIKE
27 Tetor15:54
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Dëshmojnë familjarët e Edmond Haxhisë: S’e dimë ku ndodhet
Në Gjykatën e Lezhës doli sërish këtë të hënë Ruben Saraiva, i dyshuar si ekzekutori i biznesmenit Ardian Nikulaj...