
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ku ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi për shkelje të rregullave të parlamentarizmit dhe për përjashtimin e opozitës nga proceset normale parlamentare.
Gjekmarkaj i bëri thirrje Peleshit që të “reflektojë” dhe të lejojë zhvillimin e një seance të rregullt, duke theksuar se për dy muaj radhazi Kuvendit i është mohuar funksionimi normal.
“Në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit, ju ftoj shumë qetësisht të reflektoni dhe të mundësoni një seancë normale, sepse në dy muaj ia keni mohuar vendit dhe parlamentarizmit një të tillë,” deklaroi Gjekmarkaj.
Po ashtu, Gjekmarkaj u shpreh se “nëse na mohoni këtë të drejtë, ju fyeni qytetarët, por fyeni edhe titullarët e institucioneve dhe fikni parlamentin! Ju po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve, që në fakt nuk janë”.
Fjala e Agron Gjekamarkajt ne Parlament:
Në cilësinë e Nënkryetarit të këtij institucioni, ju ftoj shumë qetësisht të reflektoni, dhe të bëni të mundur një seancë normale, sepse në dy muaj ia keni mohuar vendit dhe parlamentarizmit një të tillë.
Përmes akteve tuaja seancë pas seance ku tentoni të asgjesoni çdo të drejtë të opozitës, të provokoni opozitën, të shpikni rregulla të reja, të padëgjuara më parë, ju nuk po asgjesoni opozitën, atë nuk do e arrini kurrë, por keni asgjesur Parlamentin që është pronë e qytetarëve të saj.
Ne deputetët e opozitës kemi ardhur sot këtu shumë seriozisht të përgatitur, me respekt për titullarët e institucioneve, dhe ata duhet të na dëgjojnë ne me respekt. Ju lutem mos e sabotoni kete seance, shoqeria po ju sheh dhe po ju gjykon!
Ndaj duhet të lejoni deputetët të bëjnë punën e tyre, të bëjnë pyetje! Ashtu siç kanë bërë në 35 vjet në këtë sallë.
Ajo ka tekst e kontekst, ajo mbart emocione njerëzore e këndvështrime.
Ajo nuk është një gjë e thatë, ajo përfaqëson interesin e qytetarëve! Secili prej nesh këtu që bën një pyetje pasqyron një shqetësim të qytetarëve. Prandaj qytetarët kanë të drejtë të kuptojnë shqetësimin dhe pyetjen që buron prej tij.
Nëse na mohoni këtë të drejtë, ju fyeni qytetarët, por fyeni edhe titullarët e institucioneve dhe fikni parlamentin! Ju po i trajtoni titullarët e institucioneve të drejtësisë si zëdhënës të deputetëve, që në fakt nuk janë. Me çfarë të drejta ju i kërkoni atyre të bëjnë edhe prezantimin e pyetjes së deputetëve dhe prezantimin e përgjigjës.
Përndryshe, i bie që titullarët të na përgjigjen me shkrim dhe dikush nga sekretaria e Kuvendit t’i lexojë në vendin e tyre — ose t’i lexojmë ne, deputetët! Pra, kështu i bie nga e kundërta!
Nëse seanca bëhet siç e dëshironi ju, në kundërshtim me rregulloren, ajo është asgjësim i traditës 35-vjeçare të respektuar nga ne dhe nga ju, kushdo që e ka administruar Kuvendin! Nga Pjeter Arbnori tek Servet Pellumbi , nga Jozefina Topalli tek Ilir Meta nga Namik Dokle , Gramoz Ruçi, Lindita Nikolla apo Elisa Spiropali. Pse ju duhet të silleni ndryshe me opozitën. Ku e gjeni kurajon, me ctë drejtë z. Peleshi?
Unë e kuptoj që të gjithë ju jeni nën efektin e ngjarjeve që vetë i keni gatuar, por parlamenti është i Shqipërisë, nuk është pronë e PS-së! Nuk është spitali qe fashon plaget e korrupsionit!
Përndryshe, mos harxhoni drita, ujë dhe roje, mblidhuni një herë në gjashtë muaj, si Haxhi Lleshi, se jeni fare pranë tij! Ju ngrini vetëm kartonat dhe kështu kursejmë shpenzimet e kota për një Kuvend që ju qartësisht nuk doni të funksionojë.
E në fund më lejoni tju kujtoj, se në fillim u zgjodhët si Kryetar Kuvendi, por menjëherë ju shndërruan — siç thuhet në gjuhën e bukur turke — në haberrçi. Ju lutem, sado pak përpiquni të riktheheni si Kryetar i Kuvendit, paçka se këta ju duan si haberrçi. Përndryshe ju sjell në vëmendje, se për të ndërtuar një portret të ndershëm dhe korrekt me detyrën njeriu mundohet gjithë jeten, për tu turperuar mjafton vetem një moment. Me keqaardhje nëse vazhdoni me kokëfortësi dhe në shkelje të rregullave bazë të parlamentarizmit, ky moment mund të jetë edhe sot.
Edhe njëherë qetësisht REFLEKTONI sepse jeni më shumë sesa gabim.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor11:39
Tomorr Alizoti: Po ndodh precedenti i dytë, dua të pyes drejtpërdrejtë Dumanin dhe nuk po e lejoni
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti, ka kërkuar që deputetët të kenë mundësinë të drejtojnë pyetj...
POLITIKE
27 Tetor11:36
“Klosit ia vodhi bixhozi rininë”, Berisha: Malajn do e marrë me vete Belinda
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kuvendi tha se shumica nga mazhoranca kanë dosje në SPAK. Berisha akuzoi ministrin e Financave, Petr...
POLITIKE
27 Tetor11:32
“Urdhri politik për t’i mbyllur gojën opozitës”, Topalli i kujton Niko Peleshit: Autoritarizmi fillon në këtë pikë
Nga Parlamenti, deputetja Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi që të përqendrohet te rregullorja dhe të le...
POLITIKE
27 Tetor11:16
Deputetja e PS la mandatin për të kandiduar në bashkinë e Vlorës, ja kush e zëvëndëson
Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati.
Pas largimit të saj si deputete, KQZ është njoftuar t&eu...
POLITIKE
27 Tetor11:04
Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë/ Belind Këlliçi: Kjo është tallje me Kushtetutën!
Ndalimin e pyetjeve për krerët e institucioneve të drejtësisë nga ana e deputetëve, Belind Këlliçi e quajti një...
POLITIKE
27 Tetor10:59
“Nuk do që të pyesim për dy kostume që i solli Altin Hajri”, Berisha akuza në Kuvend. Tregon kujt ia dha dhuratën i 'forti' i Shijakut
Ndërsa në Kuvend po debatoheshin pyetjet për institucionet e drejtësisë, Sali Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të...
POLITIKE
27 Tetor10:48
''Të kthejmë votën e lirë''/ Sali Berisha: Ja pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi sot në seancën parlamentare arsyen pse deputetët e PD-së votuan pro ngritjes së dy Komi...
POLITIKE
27 Tetor10:30
Pas daljes nga SPAK, deputeti i PD ironizon: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK. Gjatë fjal&...
POLITIKE
27 Tetor10:27
Pas ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, PS paralajmëron një tjetër nismë për partitë: E paraqesim brenda dhjetorit
Pasi mazhoranca dhe opozita votuan ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist, Taul...
POLITIKE
27 Tetor10:18
113 vota pro, miratohet projektvendimi për komisionet “Zgjedhore” dhe “Territoriale”
Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Komisioni prit...