Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Kuvendi tha se shumica nga mazhoranca kanë dosje në SPAK. Berisha akuzoi ministrin e Financave, Petrit Malaj si ministri i Ballukut.
Ndërkohë më parë foli deputeti i PS, Blendi Klosi, të cilit Berisha refuzoi t’i përgjigje, por i tha se “është një njeri që rininë ia vodhi bixhozi”.
"Nuk mund ti përgjigjem një njeriu që ja vodhi bixhozi rininë. Mekatarë me dosje palë palë kanë bërë një kompromis që të fshihen duke na hequr të drejtën për të bërë pyetje si burri burrit. Këta janë të gjithë në konflikt interesi. Dil betohu në Kushtetutë që nuk ke dosje në SKAP. Cili prej jush? Ku iku Vengu? Pse ia mbathi? Sepse ju jeni me dosje. Edhe ti nuk je në rregull. Belinda po ikën, do të të marrë me vete, se ministri i Belindës së thonë të gjithë ju." tha Berisha
Berisha:
Nuk mund t’i përgjigjem një njeriu që ia vodhi bixhozi rininë, por çështja është jashtëzakonisht serioze.
Mëkatarë, me dosje palë-palë, dhe gjumashë mbi dosjen e krimit, kanë bërë një kompromis që të fshihen para jush që të fshihen para jush duke na hequr të drejtën të bëjmë pyetje direkt si burri-burrit, si qytetari-qytetarit, si përfaqësuesi juaj në këtë parlament.
Këta të gjithë këtu janë në konflikt interesi.
Dil e betohu këtu në Kushtetutë se nuk ke dosje në SKAP?
Dil betohu!
Cili prej jush... pse iku Blendi, më thoni pak ku shkoi ai, pse ia mbathi?
Sepse ju jeni me dosje ... edhe ti nuk je në rregull.
Belinda po ikën dhe të shohësh pastaj se do të të marrë me vete se ministri i Belindës të thonë të gjithë ju.
Po ato janë punët tuaja, nuk janë punët tona.
Ne kemi punë të bëjmë transparencë, t’u themi qytetarëve se pse korrupsioni rritet, se pse paratë e tyre... mos fol aty mbrapa ti.
Nuk e kam faj unë që të thonë ministri i Belindës, këta të thonë. Mua nuk më bjen ndërmend as për ty, as për Belindën.
Problemi juaj është se ju keni rënë në një kompromis për të vendosur errësirën.
Ne kërkojmë të bëjmë pyetjet, të na gjykojnë shqiptarët për pyetjet që bëjmë.
Është e vërtetë që ka një manual i cili në asnjë fjalë nuk thotë se bëhen pyetjet me gojë. Është i drejtë dorëzimi me shkrim, jam plotësisht dakord, se ai që pyetet duhet të ketë kohën për t’u përgatitur.
Por kjo nuk përjashton në mënyrë absolute autorin e pyetjes të lexojë pyetjen integralisht siç e ka bërë, me qëllimin që e ka bërë.
Kjo është.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Tetor11:32
“Urdhri politik për t’i mbyllur gojën opozitës”, Topalli i kujton Niko Peleshit: Autoritarizmi fillon në këtë pikë
Nga Parlamenti, deputetja Jozefina Topalli i kërkoi kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi që të përqendrohet te rregullorja dhe të le...
POLITIKE
27 Tetor11:16
Deputetja e PS la mandatin për të kandiduar në bashkinë e Vlorës, ja kush e zëvëndëson
Deputetja socialiste Brunilda Mersini ka dhënë dorëheqjen nga mandati.
Pas largimit të saj si deputete, KQZ është njoftuar t&eu...
POLITIKE
27 Tetor11:04
Ndalimi i pyetjeve për krerët e drejtësisë/ Belind Këlliçi: Kjo është tallje me Kushtetutën!
Ndalimin e pyetjeve për krerët e institucioneve të drejtësisë nga ana e deputetëve, Belind Këlliçi e quajti një...
POLITIKE
27 Tetor10:59
“Nuk do që të pyesim për dy kostume që i solli Altin Hajri”, Berisha akuza në Kuvend. Tregon kujt ia dha dhuratën i 'forti' i Shijakut
Ndërsa në Kuvend po debatoheshin pyetjet për institucionet e drejtësisë, Sali Berisha hodhi akuza të forta në drejtim të...
POLITIKE
27 Tetor10:48
''Të kthejmë votën e lirë''/ Sali Berisha: Ja pse PD votoi pro ngritjes së dy Komisioneve të Posaçme
Kreu i demokratëve, Sali Berisha, sqaroi sot në seancën parlamentare arsyen pse deputetët e PD-së votuan pro ngritjes së dy Komi...
POLITIKE
27 Tetor10:30
Pas daljes nga SPAK, deputeti i PD ironizon: Erdha të sigurohem për kushtet që Belinda të jetë e qetë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK. Gjatë fjal&...
POLITIKE
27 Tetor10:27
Pas ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore, PS paralajmëron një tjetër nismë për partitë: E paraqesim brenda dhjetorit
Pasi mazhoranca dhe opozita votuan ngritjen e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, kreu i grupit parlamentar socialist, Taul...
POLITIKE
27 Tetor10:18
113 vota pro, miratohet projektvendimi për komisionet “Zgjedhore” dhe “Territoriale”
Kuvendi ka miratuar me 113 vota pro projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Komisioni prit...
POLITIKE
27 Tetor08:33
Altin Dumani, Olsian Çela dhe Artur Metani raportojnë sot para deputetëve
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë ku do të dëgjohen raportimet vjetore të institucioneve të drejtësis&...
POLITIKE
26 Tetor22:53
Balluku nën hetim nga SPAK, Berisha ndan rrëfimin e Ahmetajt për tunelin e Llogarasë: Lubia e papërmbajtur
Kreu i PD, Sali Berisha ka shpërndarë një video në Facebook ku ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rrëfen rreth aspektev...