Protesta masive në Tiranë, një grup protestuesish kaluan natën përpara Kryeministrisë
Një grup protestuesish vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Protestuesi...
Një grup protestuesish vijon të qëndrojë përpara Kryeministrisë edhe mëngjesin e kësaj të hëne. Protestuesi...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me 82.5 lekë. Euro do të blihet me 93...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 23-të radhazi e qytetareve, të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Mbr...
Në një Grup G më të ngushtë se kurrë, pas barazimit të tretë radhazi (0-0) të Belgjikës dhe Iranit, Egj...
Teksa hapësira për të parkuar në kryeqytet sa vjen e po zvogëlohet, me ndërtimet e shumta dhe mbylljen e parkimeve të Bashk...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik U...
Për më shumë se tre javë, protestuesit janë mbledhur paqësisht në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, nën...
Dashi Ditë pozitive për dashurinë. Nëse doni të takoni njerëz ose të shoqëroheni me ta, kjo është koha e du...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një lajm të denoncuar në media, ku gazetari Osman Stafa ësht...
Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit. Për herë të parë ata ecën në këmbë mbrëmje...
Në një fjalim të mbushur me akuza të forta dhe thirrje për reflektim, drejtuesi i departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Tedi Kopliku, iu drejtua protestuesve duke theksuar se “kjo çmenduri shumë shpejt do të marrë fund”.
Nga podiumi i protestës kombëtare të opozitës, ai vuri përballë figurat historike të kombit me drejtuesit aktualë të vendit, duke akuzuar këta të fundit për kapjen e shtetit. Duke evokuar emra si Gjergj Kastrioti, Nënë Tereza, Ismail Qemali e Gjergj Fishta, Kopliku shtroi pyetjen retorike se si mund të pranojnë burrat dhe gratë e ndershme të Shqipërisë, që vendi të jetë “në dorë ekskluzivisht të Taulant Ballës, Ergys Agasit, Belinda Ballukut dhe Elisa Spiropalit”.
Një kritikë të ashpër, Kopliku pati dhe ndaj “intelektualëve të heshtur” të vendit. Sipas tij, boshllëku i lënë prej tyre po mbushet nga “pseudo-intelektualë”, të cilët justifikojnë qeverinë dhe tentojnë të krijojnë idenë se të gjitha palët politike janë njësoj.
“Historia ka me ju gjykuar, sidomos ju, intelektualët e heshtur të këtij vendi,” paralajmëroi ai, duke i pyetur se si do t'ua shpjegojnë pasardhësve “dakordësinë me një bandë e cila tentoi me e zhbërë Shqipërinë”.
Duke folur për mungesën e llogaridhënies, Kopliku solli në vëmendje skandale korruptive, duke përmendur zyrtarë të lartë që vazhdojnë detyrën pavarësisht akuzave. Ai theksoi se fundi i këtij “regjimi” do të vijë vetëm kur secili qytetar të marrë përgjegjësinë e tij, pa pritur ndihmë nga ndërkombëtarët apo drejtësia.
“Ndryshimi ka me ndodhë vetëm si bashkim i sakrificave dhe i veprimeve të secilit prej nesh. Do të vijë nga njerëzit e lirë të këtij vendit,” përfundoi Kopliku.
Të dashur njerëz të lirë të këtij vendit, zoti, i nderuar zoti Berisha, të nderuar përfaqësues të partive opozitare, zonja dhe zotërinj. Është nder i madh me mua, për mua për me folur para gjithë këtyre njerëzve, Mitan, sepse është pjesa më e shëndetshme e shoqërisë. Përpara atyre që nuk dorëzuan lirinë për asnjë lloj çmimi, përpara atyre që qëndruan dhe nuk u nënshtruan. Një thirrje kam për burrat e gratë e ndershëm të këtij vendit. Unë e di që Shqipëria është e Gjergj Kastriotit, e Nënë Terezës. Është Shqipëria e Ismail Qemalit, e Mit'hat Frashërit, e Ahmet Zogut. Është Shqipëria e Gjergj Fishtës, Hafzi Nelës, e Musine Kokalarit dhe e Gjon Kazazit.
Si munden burrat e Shqipërisë mos me reagu kur shohin që Shqipëria është në dorë ekskluzivisht të Taulant Ballës edhe të Ergys Agasit? Si munden zonjat e ndershme të këtij vendit mos me reagu kur shohin që Shqipëria është në dorën e Belinda Ballukut dhe të Elisa Spiropalit? Historia e këtij vendit është akoma e pashkruar. Kjo çmenduri shumë shpejt ka me marrë fund. E kur regjimi të shembet, historia ka me ju gjykuar, sidomos ju, intelektualët e heshtur të këtij vendit. Boshllëku që ju keni lënë mbushet çdo natë nga pseudo-intelektualë si puna e Toni Gogut, Idajet Beqirit, që na e mbushin mendjen se ne jena mirë, jena shumë mirë. E kur nuk t'ia dalin dot, nën gradën tuaj të intelektualit të lëshuar me qira, i thonë që është edhe më keq në qoftë se vjen Partia Demokratike në pushtet. Në emrin tuaj i thonë që jena njësoj me to. Si mundena me qenë njësoj ne që i futnim bandat në burg, bandat e '97-ës, me ata që i futen në parlament dhe e drejtojnë shtetin me to?
Si mundena me qenë njësoj ne që i lidhëm çdo shqiptar, çdo fshat, çdo komunë, çdo qytet me rrugë? Lidhëm çdo shqiptar të këtij vendit me shërbimin shëndetësor, me arsimin dhe i dhamë mundësinë për zhvillim ekonomik. Si mundena me qenë njësoj ne me ata që dëbunen 1.1 milionë shqiptarë? Si do t'ia shpjegoni pasardhësve tuaj, të nderuar intelektualë, këtë heshtje dhe këtë dakordësi me një bandë e cila tentoi me e zhbërë Shqipërinë? Ne kemi arritur në pikën më të ultë të përgjegjshmërisë të shtetarëve tanë. Asnjë llogaridhënie. Dje në kohën e zotit Berisha dhe të Partisë Demokratike ishte akti më normal dorëheqja, vetëm në qoftë se një ministër dyshohej që kishte pasur shkelje. Sot ne kemi hajdutë nga më të jashtëzakonshmit, duke filluar tek kryetari i Bashkisë së Shkodrës, i cili, si i pashkollë, kërkonte 300 mijë euro, ndërkohë që studentët e Harvardit merrnin 500 mijë euro. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja e super buxheteve, që brenda natës villte 50 milionë euro. Të gjithë vazhdojnë detyrën, vazhdojnë punën, madje edhe në remote, si Linda e AKSHI-t, që punën e bën nga shtëpia sepse është në arrest shtëpie.
Kjo marrëzi ka me marrë fund se s'bën një ditë. E ky fund ka me ardhur vetëm në qoftë se ne i bëjmë pyetjen vetit cila është përgjegjësia jonë. Secili ka pjesën e tij në misionin historik, për përmbysjen e kësaj qeverie antishqiptare. Nuk duhet të presim me na ndodhë diçka e madhe. Ndryshimi ka me ndodhë vetëm si bashkim i sakrificave dhe i veprimeve të secilit prej nesh. Nuk do të vijë as nga ndërkombëtarët, nuk do të vijë as nga drejtësia, por nga njerëzit e lirë të këtij vendit, do të vijë nga ti demokrat. Që regjimi të mundet, fillimisht ne duhet me pasur bindjen e plotë që ata thehen. Regjimi e din këtë punë. Dhe për këtë arsye ka frikë sa herë që ne mblidhemi, sa herë që ne reagojmë. Ata janë munduar në 12 vite me na përçmuar, me na ulur, me na përqeshur.
Regjimi me gjithë makinerinë e tij të propagandës bën çmos me e zhvlerësuar rezistencën tonë. Por më beso, ditën kur historia shkruhet e vërtetë, qëndresa jonë ka me u mbajtur mend gjatë në histori, do të shkruhet me shkronja të arta dhe ajo ditë nuk është larg. Mos harroni çfarë kemi kaluar në gjithë këto vite, sidomos vitet e fundit. Kishim përballë gjithë botën, në kuptimin e mirë të fjalës. Kishim përballë gjithkënd dhe na përqeshnin se si ne guxonim me folur për demokracinë në ditët më të vështira të Shqipërisë. Prej 2500 vitesh, ne, historia na tregon të kundërtën. Perikliu në Athinën e lashtë ishte i rrethuar nga jashtë me armiqtë e saj dhe brenda saj i dënuar nga mortaja për me u zhdukur jo vetëm politikisht por edhe fizikisht. Dhe gjënë e çfarë bën Perikliu në ditët e fundit të tija? Mban fjalimin e famshëm të demokracisë që sot ka udhëtuar ndër shekuj. Dhe të njëjtën gjë Partia Demokratike e ka bërë, duke i dhënë shembull jo vetëm Shqipërisë por gjithë botës se si rezistohet përballë diktaturave.
Nga protesta kombëtare para kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot kjo parti është më e fortë se...
Një formë e pazakontë proteste ka tërhequr vëmendjen mbrëmjen e sotme në një nga rrugët kryesore të qytetit, k...
Në protestën e opozitës para kryeministrisë mbajti një fjalë edhe arsimtarja Eva Metaj, e cila theksoi se ishte në protest&eu...
Qindra mijëra qytetarë janë mbledhur para kryeministrisë në protestën kombëtarë të PD. Me pankarta në duar me...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha nga protesta para Kryeministrisë se regjimit të Edi Ramës ...
Protesta kombëtare e opozitës në Shqipëri ka marrë vëmendje të madhe ndërkombëtare. Disa prej medieve më t&eu...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i pari që hapi fjalimet në protestën e PD, në sheshin para kryeministrisë. N&...
Qindra mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestën kombëtare që po mbahet para kryemi...
Ka nisur protesta kombëtare e organizuar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia e PD i ndje...
Teksa presin liderin e opozitës dhe udhëheqësin e PD, Sali Berisha të zbarkojë në sheshin para kryeministrisë në protest...