Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

KRUJË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Tregun Artizanal të Krujës, teksa ka prezantuar programin qeverisës të 'PD-ASHM'. Berisha tha se kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi investn vetëm për interesat e tij.
Kryedemokrati shtoi se qytetit të Krujës i kanë hequr institucionet, e kanë lënë pa ujë dhe pa rrugë. Gjithashtu ai shtoi se kryeministri Edi Rama u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë para disa kohësh në malin e Krujës, por uji nuk erdhi në qytet. Berisha vijoi të shpaloste programin e tij për penisionet dhe minimumin jetik.
"Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet", tha Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Në disa mbështetje do ua bëjmë, energjinë do e ulim, energjinë do e zbresim nga 18 në 6 lekë. Ujin do e përgjysmojmë. Bashkisë do ia vëmë kufirin tek thana, nuk do mund të vërë taksa sipas qejfit, por kurrë më shumë se sa 1 përqind të xhiros. Do bëjmë gjithçka të promovojmë sa më shumë prodhimin vendas, por duke krijuar klimën më miqësore ndaj biznesit.
Cilido që do të shohë përqendrimin më absolut të pushteteve, le të vijë në Krujë. Kryeqytet krenar, i pavdekshëm, i kombit shqiptar, e kanë zhveshur nga të gjitha institucionet. 12 vite, përveç Bushit që investon për vete, 0 zero investime përveç betonit. Rruga ashtu siç ka qenë, ka mbetur. Të gjitha institucionet ia kanë hequr Krujës.
Një rrugë, e premtuar dhe me projekt të gatshëm, ecën sa për të mos mbaruar ndonjëherë. Kruja, emrin e merr nga fjala e bukur krua, kroje, dhe ujë nuk ka. U ngjit njëherë ai, çfarë emri t’i vëmë, por u ngjit dhe e ktheu një gotë ujë atje, por uji nuk erdhi në Krujë, ajo që erdhi, erdhi me probleme dhe Kruja mes ujërave dhe krojeve vuan për ujë. Po kështu fermerët e Krujës, po kështu biznesmenët e Krujës. Ne jemi për një ndryshim të madh. Së pari këtë ndryshim ne do ta nisim atje ku është dhimbja, dhe dhimbja është tek ata, të cilët paguhen sot 3 herë më pak se sa duhet të paguheshin po të krahasohej rritja e çmimeve. Pra, një pensionist që në vitin 2013, vit në të cilin buka ishte 400-500 lekë dhe sot është 900-1000 lekë, vit në cilin domatet ishin 100 lekë dhe sot janë 400 lekë. Pra, mallrat dhe ushqimet baze ishin mbi 100 përqind më të lira se sot.
Në qoftë se bëjmë modelimin, do gjejmë se pensioni që ishte 120 euro, duhej të ishte sot minimumi 390-400 euro në qoftë se rregulli është që rritja e çmimeve të mbulohet me rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por ky u kujtua për rrogat e veta, rriti rrogat e zyrtarëve të lartë, i tre ose katërfishoi ato, kurse rrogat e ulëta dhe pensionet i la me indeksim apo pa indeksime, dhe faktikisht qoftë rroga e ulët, qoftë pensioni, janë në përpjestim të zhdrejtë me çmimet. Çmimet këtu janë sa në Europë, sa në Itali, çmimet e ushqimeve dhe mallrave bazë po flas. Buka u kushton shqiptarëve rreth 80 herë më shumë se europianëve. Pse? Se duket shifër e lartë shumë. Por e para, shqiptarët konsumojnë bukë 4 herë më shumë se mesatarja evropiane. E dyta, shqiptarët kanë rrogën 6 herë më të ulët se mesatarja evropiane.
Pra, janë një seri faktorësh që e bëjnë bukën një mall të kushtueshëm, shumë më të kushtueshëm se ç’duhej të ishte për shqiptarët. Dhe tani këta zotërinjtë, si ngushëllim kanë nxjerrë shprehjen, në Shqipëri nuk vdes kush për bukë. Tani duhet të jemi realistë, në Shqipëri njerëzit e kanë ndarë kafshatën me njëri-tjetrin, nuk kanë lënë njëri-tjetrin të vdesë. Dhe të dalësh sot të justifikosh varfërimin që u ke bërë të tjerëve, në një kohë kur bashkëmoshatari i tij në Mal të Zi që merrte më pak në vitin 2013, tani merr 450 euro pension, ti nuk bën gjë tjetër vetëm u justifikon vjedhjen qytetarëve. Nuk është problemi të shkojë puna të vdesë njeriu për bukë, problemi është që njeriu të ketë gjërat bazë pa ngushtim, pa dhimbje, të mos detyrohet të përzërë fëmijët nga sofra. Pra, ka një qëndrim të papërgjegjshëm shumë ndaj qytetarëve.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama vizitoi sot mjediset e Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut në Kamëz së bashku me Zv/Kryemin...
Më 11 maj 2025, shqiptarët do të shkojnë në kutitë e votimit për të zgjedhur një parlament të ri. Nëse ...
KAVAJË- Një sherr mes socialistëve ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Kavajës. Mësohet se përplasja verbale dhe...
TIRANA- Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Mësohet se Xoxa është pa...
foto ilustruese TIRANË- Auditimi i shumicës së partive politike të regjistruara në Gjykatën e Tiranës ka dështuar p...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tj nga Berati është shprehur se më 11 maji është ...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Berati u shpreh se pas ardhjes në pushtet do të pastroj&...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjlës së tij nga Berati u shpreh se me ardhjen e tij në pushtet do të puno...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij me banorët e Beratit u shpreh se kanë bërë premti...
PESHKOPI- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Peshkopi. Gjatë fjalës s&eum...