POLITIKE

“Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve?” Ina Zhupa: Çaçi iku pa dhënë përgjigje, pranim i dështimit të Bashkisë Sarandë

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Qershor 2026, 17:08
“Ku kanë shkuar paratë e qytetarëve?” Ina Zhupa:

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike dhe deputetja e Sarandës, Ina Zhupa ka reaguar pas mbledhjes së Komisionit të Reformës Territoriale, ku kryetari Bashkia Sarandë Oltion Çaçi, refuzoi ti përgjigjej pyetjeve të deputetes mbi problematikat e qytetit që deputetja i bëri në komision dhe braktisi mbledhjen.

Zhupa deklaroi se mungesa e përgjigjeve dhe largimi i tij nga komisioni është tregues i mungesës së transparencës dhe llogaridhënies, duke ngritur shqetësime për furnizimin me ujë, menaxhimin e fondeve publike, gjendjen e arsimit, mungesën e infrastrukturës sportive e kulturore, problemet me parkimet dhe administratën e fryrë të bashkisë. Sipas saj, “zero përgjigje” për këto çështje do të thotë “zero përgjegjësi”, ndërsa dështimet e qeverisjes vendore reflektohen çdo ditë në jetën e qytetarëve të Sarandës.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Braktisja e mbledhjes dhe refuzimi për përgjigje pyetjeve të mia ne Komisionin e Reformës Territoriale nga kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, nuk ishte thjesht një akt arrogance politike. Ishte dëshmia më e qartë e pamundësisë për të dhënë llogari para qytetarëve për mënyrën se si menaxhohet bashkia dhe si shpenzohen fondet publike.

Kur një kryetar bashkie largohet nga komisioni në momentin që përballet me pyetje konkrete dhe refuzon hapur të jap përgjigje për detyrat e tij, kjo është sindroma e një bashkie të korruptuar, jo funksionale dhe të shkëputur nga nevojat e qytetarëve. Saranda meriton më shumë sesa një drejtim që identifikohet vazhdimisht me skandale, hetime, burg, paraburgim apo ish-zyrtarë të dënuar. Kjo nuk është fytyra e denjë e përfaqësimit të qytetarëve të Sarandës.

Oltion Çaçi nuk mundi t’u përgjigjej pyetjeve më elementare:

Si ka mundësi që në vitin 2026 Saranda ende nuk ka furnizim me ujë 24 orë në ditë, ndërsa bashkia krenohet me buxhete gjithnjë e më të larta? Cilat kanë qenë sektorët prioritarë ku janë investuar fondet? Ku kanë përfunduar paratë e qytetarëve?

Pse kundërshton krijimin e Bashkisë Ksamil duke u mbështetur në statistika të vitit 2012, kur sot jemi në vitin 2026? Ksamili ka tashmë të ardhura të konsiderueshme nga bizneset, resortet, turizmi dhe një realitet krejt tjetër demografik e ekonomik. Pse nuk na tregoi sa të ardhura ka përfituar Bashkia Sarandë nga Ksamili gjatë vitit 2025 dhe sa nga vetë qyteti i Sarandës?

Si ka mundësi që një qytet ku nxënësit vazhdojnë të zhvillojnë mësimin me dy turne, ndërkohë që ekzistonte një shkollë e re e bërë me paratë e qytetareve si Eco Kampusi për t’i shërbyer komunitetit, zgjedh t’ua dhurojë atë oligarkëve për projekte hoteliere?! Si ka mundësi që sot në territorin e Ekokampusit ndërtohet pa leje dhe bashkia nuk reagon ndaj shkeljes së hapur të ligjit?

Në fjalën hapëse në komision dëgjuam se të gjitha shkollat dhe kopshtet janë rikonstruktuar. Realiteti është krejt ndryshe. Godinat janë të amortizuara, mungon ngrohja dhe prindërit detyrohen të mbledhin para nga xhepi i tyre për të blerë kondicionerë për klasat e fëmijëve. Saranda vuan nga mungesa e plotë e hapësirave sportive dhe kulturore. Një qytet i rëndësishëm turistik nuk ka pallat sporti, nuk ka teatër, nuk ka kinema dhe nuk ofron asnjë hapësirë moderne për fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët. Aq më pak për turistët që vizitojnë qytetin.

Një tjetër problem madhor është parkimi. Saranda nuk ka parkime publike të mjaftueshme. Një parkim me rreth 100 vende është hapur larg qytetit, në hyrje te tij, por pa asnjë linjë urbane që ta lidhë me zonat kryesore. Si pritet që qytetarët apo vizitorët të lëvizin? Me taksi? Me makina me qira? Ky nuk është planifikim urban, por improvizim.

Ndërkohë, parkimet buzë rrugës në qytet janë të mbingarkuara nga automjetet me qira dhe motorra skic, ndërsa banorët e Sarandës nuk gjejnë vend për të parkuar.

Bashkia Sarandë, me rreth 23 mijë banorë, numëron sot rreth 450 punonjës. Një rritje e pajustifikuar pas reformës territoriale, e cila nuk është shoqëruar as me përmirësim të shërbimeve dhe as me eficiencë më të lartë. Përkundrazi është një administrate të fryrë për qëllime patronazhimi politik dhe elektoral.

Po ashtu ngrita pyetje për menaxhimin e mbetjeve, shërbimet sociale, strehimin social, nivelin e borxhit të bashkisë dhe garantimin e standardeve të barabarta të shërbimeve në çdo lagje e fshat të territorit.

Për asnjërën prej këtyre çështjeve nuk mora përgjigje.

Zero përgjigje, sepse ka zero transparencë. Zero përgjigje, sepse ka zero përgjegjësi.

Dhe ky dështim nuk fshihet dot pas propagandës. Ai reflektohet çdo ditë në rrugët, shkollat, lagjet dhe shërbimet e qytetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan