Gjykata Kushtetuese tregoi me rastin e “Belinda Ballukut” se nuk e ka aspak problem që ta bëjë “të zezën të bardhë” dhe “të bardhën të zezë”, në varësi të emrit që i vendoset në tavolinë.
Vendimi për kalimin në shqyrtim të ankimit të kryeministrit Edi Rama për pezullimin nga detyra të zëvendëses së tij nga Gjykata e Posaçme, e shoqëruar me verdiktin që Balluku të rikthehet në zyrë, vjen tërësisht në të kundërt të asaj që, e njëjta trupë gjyqësore, vendosi më herët për rastin “Sali Berisha”.
Në një votim të ndarë 5-3, Kushtetuesja votoi në favor të dyshes “Rama-Balluku” për heqjen e pezullimit nga detyra. Por, në një votim tjetër, 6-2, Gjykata vendosi kalimin në seancë plenare. Ndër gjashtë gjyqtarët që votuan për këtë variant, plot 5 prej tyre kanë ndryshuar tërësisht qëndrimin, krahasuar me çështjen e Berishës.
Pro rikthimit në detyrë të Ballukut dhe kalimit në seancë plenare votuan gjyqtarët: Fiona Papajorgji, Marjana Semini, Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci dhe Ilir Toska.
Gjithashtu, edhe gjyqtari Ilir Toska rezulton se ka ndryshuar qëndrimin, krahasuar me rastin “Berisha”, duke votuar që çështja “Balluku” të kalojë në seancë gjyqësore. Ky qëndrim i Toskës kuptohet në mënyrë indirekte.
Gjykata Kushtetuese, për momentin, ka publikuar vetëm vendimin që heq pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, por jo vendimin për “kalimin në seancë gjyqësore”.
“Pezullimi i pezullimit” të Ballukut është ndarë 5-3. Tek opinioni i pakicës, në paragrafin e fundit, thuhet: “Përveç sa më sipër, ne, gjyqtarët Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi, çmojmë se vendimet gjyqësore nuk duhet të ishin pezulluar edhe për faktin se jemi kundër kalimit të çështjes për shqyrtim në seancë plenare, me argumentin se nuk plotësohen kriteret paraprake të pranueshmërisë”.
Nga ky shpjegim i detajuar, kuptohet qartësisht që vetëm Xhafarllari dhe Vokshi kanë qenë kundër kalimit në seancë gjyqësore të çështjes “Balluku”, ndërkohë që gjyqtari Ilir Toska ka votuar pro-kalimit në seancë gjyqësore, një qëndrim tërësisht i kundër nga ana e tij, me atë të kërkesës së 1/5 së deputetëve për ankimin ndaj vendimit të Berishës.
Nga kjo gjashtëshe gjyqtarësh, vetëm Sonila Bejtja rezulton që ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe në rastin “Berisha”, duke mbështetur qëndrimin se të dy rastet duhet të shqyrtoheshin në themel. Ndërsa katër të tjerët kanë votuar kundër “Berishës” në dhjetor të vitit 2023 dhe pro “Ballukut” në dhjetor 2025, përballë një situate që ishte tërësisht e njëjta.
Paralelet mes rasteve “Berisha” e “Balluku”
Ndërmjet rastit të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe zv.kryeministres e ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shumë vija paralele.
Të dy kanë mandatin e deputetit. Të dy, në kohë të ndryshme, janë përballur me vendimet e Gjykatës së Posaçme për “pezullim nga detyra” dhe “ndalim të daljes jashtë shtetit”.
Kundër masës ndaj të dyve, si Berishës, ashtu edhe Ballukut, është dorëzuar ankim në Gjykatën Kushtetuese nga subjekte që janë të legjitimuar të vënë në lëvizje atë gjykatë.
Për Berishën, u investua një e pesta e deputetëve, ndërsa për Ballukun, kryeministri.
Në Tetor të vitit 2023, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendosi masat e sigurimit për deputetin Sali Berisha.
Një e pesta e deputetëve e ankimoi këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e saj, pasi nuk ishte marrë më parë autorizimi nga Parlamenti.
Gjykata Kushtetuese, me vendimin 273, dt. 20.12.2023, vendosi “moskalimin e çështjes në seancë plenare”, pas një votim 8-1. Ky vendim u miratua me votat e gjyqtarëve Holta Zaçaj (kryetare), Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Sandër Beci, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marjana Semini dhe Fiona Papajorgji.
Ata vendosën që një e pesta e deputetëve, megjithëse është përcaktuar si subjekt kushtetues, nuk legjitimohej të vinte në lëvizje Gjykatën Kushtetueses.
Në grupin e shumicës është edhe gjyqtarja Sonila Bejtja. Kjo e fundit i ka qëndruar të njëjtit standard që ka mbajtur edhe në çështjen e kryedemokratit, Sali Berisha. Në vlerësimin e saj, të dyja dosjet do të duhej që të merreshin në shqyrtim në themel. Katër gjyqtarët e tjerë, të cilët më herët, në dhjetor të vitit 2023, kanë votuar për moskalimin e çështjes “Berisha” në themel, tashmë kanë ndryshuar tërësisht qëndrimin e tyre, duke vendosur që ankimi i Edi Ramës për zëvendësen e tij, të kaloj në shqyrtim.
Së fundmi, Gjykata Kushtetuese u përball me një situatë tërësisht të ngjashme. Kryeministri Rama ka bazuar ankimin e tij për Ballukun, duke u mbështetur në të njëjtin parashikim kushtetues që përdori një e pesta e deputetëve për t’u ankuar për Berishën.
Logjikisht, Gjykata Kushtetuese duhet të mbante të njëjtin qëndrim, pasi roli, pozita dhe funksionaliteti i saj është pikërisht vendosj dhe mbrojtja me rigorozitet maksimal të standardeve të saj dhe të themeleve të Shtetit.
“Çështja Balluku” u shqyrtua thuajse nga të njëjtët gjyqtarë që trajtuan edhe kërkesën e një të pestës së deputetëve për “rastin Berisha”.
Por, përballë emrit të zv.kryeministres dhe “investimit” tërësisht personal të kryeministrit, trupa gjykuese kushtetuese mori një kthesë thuajse 180 gradë. Shumica prej tyre i pozicionuan velat nga frynte era e Edi Ramës, duke ndryshuar tërësisht qasje, në mungesë totale të skrupujve.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Janar13:12
Xhaferri: DRAMATIKE/ 5 të vdekur dhe 4 të plagosur në dy aksidente në rrugët që tenderohen në këmbim të apartamenteve!
Nga Besart Xhaferri
Korrupsioni i pafre i kësaj qeverie nuk shkakton vetëm gjakderdhje financiare, por edhe një bilanc tragjik viktimash, ku rru...
POLITIKE
2 Janar12:30
Katër nga krijimet absurde të Inteligjencës Artificiale/ Mes tyre edhe “Diella” e Ramës
Kanë kaluar tre vjet që nga prezantimi i ChatGPT-së, i cili u dha qindra milionë njerëzve qasje në një lloj xhindi digjital n...
POLITIKE
2 Janar12:05
Moti i keq, Gjekmarkaj: Kaos në qarkullim në Rrugën e Kombit dhe aksidente, qeveria asnjë masë
Deputeti i Partisë Demokratike denoncon se në rrugën e Kombit nuk është marrë asnjë masë parandaluese, si hedhja e krip&...
POLITIKE
2 Janar11:06
Një pushtet i rrethuar, por ende i palëkundur
Viti 2025 u shënua nga kontraste të forta politike dhe shoqërore në Shqipëri, ku ambicia për t’u paraqitur si një vend ...
POLITIKE
2 Janar09:38
Hoxha: Rama u kishte ndaluar ministrave takimet me biznesmenë, por pranon se ka ndërhyrë edhe vetë në vendimmarrje
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Lisander Hoxha ka reaguar me nje shënim në faqen e tij të facbookut ...
POLITIKE
1 Janar18:50
Viti kur Rama kërkoi ‘timonin vetëm për vete’, dhe koha kur fshiu numrin e shasisë
Alfred Lela
Në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama e kërkoi për vete dhe i vetëm timonin e qeverisë. Katër vjet para kësaj ai i...
POLITIKE
1 Janar12:41
“Nga tenderat tek çmimet e larta dhe refuzimi e minimumit jetik”, Teliti zbërthen 10 pikat ku qeveria “la në baltë” qytetarët
Dorian Teliti ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku rendit atë që i cilëson si 10 dështimet krye...
POLITIKE
1 Janar10:33
Qiproja merr drejtimin e BE, Presidenti Begaj: Urojmë që Shqipëria të përmbyll kapitujt e parë të negociatave
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i uron suksese presidencës qipriotë të Bashkimit Evropian, i cili drejton Bllokun në gjysm&...
POLITIKE
1 Janar09:23
Balluku vijon qokat ndaj besnikëve, emëron administrator të 'Mobal' këshilltarin e saj
Ndonëse ndodhet në akuzë për dyshime për korrupsion, Belinda Balluku i ka hapur dritën jeshile njërit prej këshilltar&eu...