Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së enjte, m...
Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës...
Dashi Marsi do sjellë ndryshime gjatë kësaj dite. Bëni vetëm kujdes me padurimin që mund t’iu nxjerrë nga rrug...
E bija e dëshmorit të UÇK, Tahir Sinani, Rugova Sinani ka reaguar ashpër pas publikimit nga Taulant Balla të një dokumenti t&eum...
Një hetim ndërkombëtar për trafikim në shkallë të gjerë të kokainës ka çuar në arrestimin e bosit ...
Nga "Washington Post"/ Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama – i cili po përballet me një lëvizje proteste kundër s...
Zyra e antiterrorit pranë Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një lëvizje surprizë ndaj Dritan Goxhajt, i cili ...
Pavarësisht reshjeve të shiut, protestuesit vijuan revoltën e tyre përpara Kryeministrisë. Me çadra, në rrebeshet e shiut,...
Një qytetar nga Saranda denoncon në redaksinë e “PiranjaveNews”, rrezikut me të cilin përballet çdo ditë në...
Presidenti Bajram Begaj ka thyer heshtjen dhe ka reaguar për herë të parë për protestat qytetare të cilat janë sot në di...
Alfred Lela
Në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama e kërkoi për vete dhe i vetëm timonin e qeverisë. Katër vjet para kësaj ai ishte stërmunduar për një koalicion të gjerë, ku futi me lutje edhe Ilir Metën, kundër të cilit kishte nxjerrë trupat në shesh më 21 janar të 2011, por edhe qelbësirat që ia kishte kërkuar një analist pranë së majtës. Historia e gjatë, shkurt, Rama i thirri, i mbajti dhe i shtoi ‘qelbësirat’, por me shprehjen ‘timonin për vete’ ai kishte në mend një qeverisje gjithnjë e më apolitike, përherë e më atipike.
Fundet apo fillimet e viteve kanë zakonin e bilanceve dhe një të tillë mund të bësh edhe për Edi Ramën. Nuk ka rëndësi dhe aq sasia, edhe pse bilancet janë kualifikim apo renditje numerike, por cilësia.
Nëse operon me numrat mund të thuhet se Edi Rama ka humbur pjesën më të madhe apo kryesore të ekipit me të cilin erdhi në pushtet në vitin 2013. Pavarësisht kësaj, këmbëngulja e tij është numerike dhe shprehet në marrëzinë e deklaratës se nuk i bëhet vonë kush bie në burg, sepse socialistët janë 800 mijë.
Ai refuzon numeralin e arrestimeve dhe hetimeve të minsitrave, deputetëve dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, sepse ai beson se në Shqipëri, rrjedhimisht në qeveri, ka rëndësi vetëm ai. Edhe pse bie në paradoks duke pretenduar se vetëm ai ka rëndësi dhe ai i bën zgjedhjet, por duke refuzuar të mbajë kostot. Ai shfryn përpara në krye të një karvani që po sfilitet dhe zvogëlohet, jo nga kundërshtarët por nga veset dhe babëzia.
Shprehja e Ramës ‘qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara’, as nuk mund të përdoret më. Numri i qenve po shtohet, por po zvogëlohet karvani. Jemi thujase në pikën e thyerjes, kur në krye të karvanit mund të mbetet i vetëm, me timonin e 12 viteve në dorë dhe jo shumë për të treguar, veç qeverisë që i ka rënë. Por, Edi Ramës nuk i ka rënë vetëm qeveria, në kuptimin e numrave, atij i ka rënë kuptimi politik, arsyeja se pse bëhen garat, fitohen zgjedhjet dhe ndërtohen koaliconet apo qeveritë në demokraci.
Vullneti i 83 mandateve parlamentare të sovranit, me të cilin kuturisi të ngushëllonte veten në mesazhin e fundvitit është një iluzion. Në një demokraci të njëmendtë vullneti i sovranit transferohet te deputetët, të cilët formojnë qeverinë, e cila më pas funksionon sipas disa standardeve të paracaktuar, disa prej të cilëve të shkruar, disa jo.
Qeveria Rama prej kohësh nuk funksionon si e tillë, çka e nën edhe përrallën me 83 mandatet e dhëna nga sovrani një dokërr hinit para oxhakut surreal të fundvitit.
Dy zëvendës kryeministra, disa ministra kyç, ndër ta një i Brendshëm, kryebashkiaku i metropolit, disa deputetë dhe disa prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë, formalë dhe informalë, e bëjnë Ramën kryeministrin më të dështuar të shtetit shqiptar që nga 1912-a. Ai mund të mbajë pushtetin, edhe pasi ka humbur kuptimin e tij, dhe vetë fakti që e bën këtë dëshmon, se qeveria nuk buron nga sovraniteti i votes, por bash nga mungesa e tij.
Thënë në terma të makinerieve, Edi Ramës i është fshirë numri i shasisë. Ai mund ta ketë ende timonin e marrë në 2013, por nuk ka më një makinë të identifikueshme si ‘qeveria e Partisë Socialiste’. Paktin e lidhur në Shkodër në vitin 2013, me socialistët e Ilir Metës dhe ata të Europës për një qeveri të majtë ‘të popullit’, ai e ktheu shpejt në përbetimin për ‘aleancën e qelbësirave’.
Gjatë gjithë kësaj kohe, nën këtë targë, ka fituar shumë financiarisht, është fuqizuar shumë në numra kategorikë, por ka humbur shumë më shumëçka tjetër. Ajo që Sali Berisha, në vitin 2017, perifrazoi si ‘narkoshtet’, tashmë është bërë kryetemë dhe kryetitull i shumë mediave të huaja, nga Jugu i Europës në Veri të Amerikës.
Gjasat janë që Rama të bëjë atë që din të bëjë më mirë: të ndërtojë qeveri laramane, publicitare, të pakuptimta duke kujtuar se, me mungesën e kuptimit do të vijojë të hutojë publikun dhe partnerët. Një kurth, sado i elaboruar, nuk mund të funksionojë pa fund. Dhe në atë fund ka arritur Rama. Që do të thotë, një qeverie re. ‘spektakolare’, nuk mund ta fshehë më, as kokën e probemit, as atë se problemi qelbet dhe zgjidhet nga koka.
Qeveria e Partisë Socialiste nuk ka më një numër shasie. Ajo është një makinë me të cilën mund të bredhësh në lagje, por nuk i kalon dot kufijtë dhe doganat. Ajo nuk mund të identifikohet më as si qeveri, as si e Partisë Socialiste, as si e Shqipërisë, por si një sekt i vogël i kapur te pushteti me mjete dhe metoda apolitike. Si i tillë, çdo ditë në pushtet është një lajm i keq për qeverisjen, Partinë Socialiste, dhe sidomos Shqipërinë.
Për ata që pyesin “cila është alternativa?”, u duhet përgjigjur, si të gjithë shakatorëve të histories, që nuk kanë hallin e vendit, por të fijeve që u priten nëse Rama bie. Alternativën e nxjerr gjithmonë një proces zgjedhor i ndershëm, pa ndërhyrje, pa forcë dhe pa qelbësira!
Dorian Teliti ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, ku rendit atë që i cilëson si 10 dështimet krye...
Viti 2026 po e gjen Shqipërinë në një udhëkryq të ri sa i përket raporteve të politikës me drejtësinë, nd...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i uron suksese presidencës qipriotë të Bashkimit Evropian, i cili drejton Bllokun në gjysm&...
Ndonëse ndodhet në akuzë për dyshime për korrupsion, Belinda Balluku i ka hapur dritën jeshile njërit prej këshilltar&eu...
Ndërkohë që viti 2025 për Shqipërinë mbyllet me skandale të shumta si ai i grupit të strukturuar kriminal brenda AKSHI-t...
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar shqiptarët për festën e Vitit të Ri. Në urimin përcjellë p...
Në një analizë politike të vitit që po mbyllet, i ftuar në SYRI TV me Edvin Parrucën, gazetari Genc Burimi theksoi se viti 20...
Në vigjilje të Vitit të Ri 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur viti...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë u ka përcjellë shqiptarëve urimet për Vitin e Ri, duke theks...
Nga Artan Hoxha E mbani mend personazhin Shaqo Duka te filmi “Ilegalët”, që është xhiruar në qytetin e Vlorës?!...