POLITIKE

"Kushti i plotësuar i Greqisë!" Qeveria vendosi që në dhjetor për vetëidentifikimin si minoritar, vendimi shfaqet tani në faqen zyrtare

M.B. Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 20:00

"Kushti i plotësuar i Greqisë!" Qeveria vendosi që

TIRANA- Qeveria shqiptare ka miratuar aktet nënligjore në mbledhjen e 26 dhjetorit të 2024, 7 vite nga hyrja në fuqi e ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare. Vendimi i "fshehtë" i qeverisë shqiptare u zbulua fillimisht nga mediat greke ndërsa sot vendimi është i dukshëm në faqe.

Të dhënat e censusit kanë qenë të pamjaftueshme, për këtë arsye qeveria i ka dhënë të drejtë çdo shtetasi që me anë të një formulari të nënshkruar me të dhëna bazike të shprehë pretendimin e tij se i përket një minoriteti të caktuar në Shqipëri. Këto kërkesa që mund të bëhen nga çdo cep i territorit shqiptar do të shqyrtohen nga një komision që do të ngrihet në Ministrinë e Brendshme.

"Personi, që pretendon se i përket një pakice kombëtare dhe kërkon të identifikohet si i tillë, paraqet formularin e vetidentifikimit, sipas aneksit 1, të këtij vendimi, pranë të njëjtit komision të ngritur në ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme për shqyrtimin e kërkesave për njohjen e një pakice kombëtare (në vijim komisioni). Në përbërjen e komisionit duhet të përfshihet gjithashtu një përfaqësues nga pakica kombëtare, pjesë e së cilës personi është vetidentifikuar, përveç rasteve kur kjo pakicë është e përfaqësuar në përbërjen e përhershme të komisionit", thuhet në vendim.

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, DOKUMENTACIONIT DHE PROCEDURAVE PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE PËR IDENTIFIKIMIN E PERSONAVE QË U PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbledhja e të dhënave për identifikimin e personave, që i përkasin pakicave kombëtare, kryhet në përputhje me të drejtën e tyre për vetidentifikim të lirë.

2. Personi, që pretendon se i përket një pakice kombëtare dhe kërkon të identifikohet si i tillë, paraqet formularin e vetidentifikimit, sipas aneksit 1, të këtij vendimi, pranë të njëjtit komision të ngritur në ministrisë përgjegjëse për punët e brendshme për shqyrtimin e kërkesave për njohjen e një pakice kombëtare (në vijim komisioni). Në përbërjen e komisionit duhet të përfshihet gjithashtu një përfaqësues nga pakica kombëtare, pjesë e së cilës personi është vetidentifikuar, përveç rasteve kur kjo pakicë është e përfaqësuar në përbërjen e përhershme të komisionit.

3. Ky komision mblidhet të paktën 2 (dy) herë në vit dhe sa herë vlerësohet e nevojshme me kërkesë të 1/4 së anëtarëve të tij.

4. Komisioni pranon vetidentifikimin dhe pasqyron të dhënat në listën përkatëse për pakicat kombëtare, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga depozitimi i formularit të vetidentifikimit.

5. Në raste përjashtimore, bazuar në arsye, të cilat hedhin dyshime serioze për saktësinë e të dhënave të vetidentifikuara, mund të kërkohet verifikim i mëtejshëm i vetidentifikimit, me një shumicë prej 2/3 së anëtarëve të komisionit, në rastet kur:

a) ka paraqitje të një numri të shtuar dhe të pazakontë vetidentifikimesh, brenda një periudhe gjashtëmujore;
b) personi i vetidentifikuar banon në një njësi të vetëqeverisjes vendore, e cila, faktikisht, nuk shfaq karakteristika të dallueshme kulturore, etnike, gjuhësore, fetare apo karakteristika tradicionale, c) të evidentuara nga informacionet përkatëse, ndër të tjera, siç është mungesa e përfaqësimit kolektiv, përmes një mungese të qartë të pranisë aktive, të vazhdueshme dhe të konsoliduar të aktiviteteve të përfaqësimit kolektiv, përfshirë shoqatat e minoritetit kombëtar përkatës në njësinë e vetëqeverisjes vendore në fjalë etj;
ç) ka ndryshime të gjenealiteteve të personit të vetidentifikuar, krahasuar me dokumente të mëparshme.

6. Komisioni mund të kërkojë, në rastet kur nis një procedurë verifikimi, informacion nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, me qëllim verifikimin e vërtetësisë së të dhënave të paraqitura, në përputhje me parashikimet e pikës 1, të nenit 3, dhe të pikës 1, të nenit 7, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

7. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i dërgon kërkesën për verifikim zyrës përkatëse të arkivit të gjendjes civile të degës përkatëse të qarkut, duke u bazuar në të dhënat e vetidentifikimit të personit.

8. Zyra e arkivit të gjendjes civile kryen verifikimet, nëse:

a) personi rezulton i regjistruar në regjistrin përkatës të gjendjes civile, të administruar nga zyra e arkivës së gjendjes civile, ku janë evidentuar të dhëna lidhur me përkatësinë etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare;
b) personi ka lindur nga të paktën një prind me përkatësi etnike joshqiptare dhe në aktin e lindjes së tij rezulton e evidentuar një përkatësi etnike tjetër;
c) në aktin e lindjes së personit, përpara vitit 2011, ka qenë përcaktuar një përkatësi etnike, e ndryshme nga ajo shqiptare;
ç)  në dokumentet e arkivuara të gjendjes civile për periudhat e regjistrimeve të popullsisë për shtetasit që i përkasin një pakice etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare, ose për paralindësit e tyre, janë evidentuar të dhëna që lidhen me përkatësinë etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare;
d) ka të dhëna plotësuese, që i referohen përkatësisë tjetër etnike, për elemente të gjendjes civile, që gjithashtu mund të rezultojnë në aktet e martesës dhe të vdekjes të administruara prej saj.

9. Zyra e arkivit të gjendjes civile i paraqet komisionit informacionin e mbledhur, lidhur me elementin e përkatësisë etnike. Komisioni rishikon dokumentacionin e mbledhur, sipas pikës 8, të këtij vendimi, duke i dhënë peshë vendimtare zgjedhjes subjektive të individit.  Faktorë, si gjuha, feja, kultura ose traditat ofrojnë një bazë të mjaftueshme për qëllimin e vetidentifikimit. Dokumentacioni i marrë, sipas pikave 7 dhe 8, të këtij vendimi, shërben si tregues, ndihmës në marrjen e mendimit nga ana e komisionit.

10. Komisioni, në rast të mosprovimit të vetidentifikimit, sipas pikave 7 dhe 8, të këtij vendimi, u drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe institucioneve të tjera, nëse kanë dokumente zyrtare që mbështesin përkatësinë e shtetasit në një pakicë kombëtare.

11. Procedura e mbledhjes së të dhënave kryhet në përputhje me pikën 2, të nenit 6, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

12. Zyrat e arkivit të gjendjes civile në degët e qarkut lëshojnë të dhëna, që i referohen regjistrimit të shtetasve, sipas regjistrave themeltarë për periudhat e regjistrimit kur janë kryer. Përpunimi i këtij informacioni kryhet në bazë të konsultimit të të dhënave në regjistrat themeltarë, ku konfirmohen të dhënat e shtetasve me përkatësi etnike, të ndryshme nga ajo shqiptare. Personi i interesuar mund të paraqesë dokumentacione ose çdo material tjetër të nevojshëm në mbështetje të vetidentifikimit.

13. Komisioni, pasi shqyrton informacionin e marrë nga institucionet e lartpërmendura dhe nga personi për të cilin bëhet procedura e vetidentifikimit, vijon me marrjen e vendimit për konfirmimin ose jo të vetidentifikimit, brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga data e iniciimit të kryerjes së verifikimit, sipas përcaktimeve të pikës 4, të këtij vendimi. Periudha e nisjes së këtij afati fillon nga data e njoftimit nga komisioni për palën e interesuar. Në rast se nuk merret një vendim brenda afatit të përcaktuar, vetidentifikimi konsiderohet i konfirmuar.

14. Vendimi i arsyetuar i komisionit i njoftohet menjëherë personit për të cilin është kryer procesi i verifikimit.

15. Në rastet kur personi kërkon të apelojë vendimin e komisionit, krijohet një komision apelimi.

16. Komisioni i apelit kryesohet nga përfaqësuesi i ministrisë përgjegjëse për çështjet e brendshme dhe ka në përbërje:

a) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme;
b) një përfaqësues nga Avokati i Popullit;
c) një përfaqësues nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi;
ç)  një përfaqësues i emëruar nga Komiteti për Pakicat Kombëtare;
d) një përfaqësues nga një organizatë e shoqërisë civile, i angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në lidhje me pakicat kombëtare, të propozuar nga Komiteti i Minoriteteve Kombëtare.

17. Kundër vendimit të komisionit të apelimit, personi ka të drejtë të paraqesë ankim pranë gjykatës kompetente për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve administrative, sipas parashikimeve të ligjit nr.49/2012, “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar.

18. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e brendshme, komisioni, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, prefektët e qarqeve, zyrat e arkivit të gjendjes civile në degën e qarkut dhe institucionet e tjera shtetërore, që administrojnë dokumente, të dhëna zyrtare në lidhje me përkatësinë e shtetasve shqiptarë në një pakicë kombëtare, për zbatimin e këtij vendimi.

minoriteti grek

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan