Komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim të mërkurën projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” të propozuar nga deputetët socialistë, ndërsa konsultimet publike me komunitetet lokale vijojnë deri në fund të shtatorit.
Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni, refuzoi të hidhte në votim kërkesën e opozitës për të rikthyer procedurën e shqyrtimit dhe depozitimin e nismës me përfshirjen e qëndrimeve që vijnë nga komunitetet lokale.
“Ne do të vijojmë shqyrtimin në parim deri më 29 shtator, kur është afati i përfundimit të konsultimeve nëpër bashki, pastaj pasi të marrim dhe këto qëndrime, e votojmë,” tha ai.
Sipas një kalendari pune të Kuvendit, ku parashikohet votimi në seancë plenare më 8 tetor, socialistët në mënyrë të njëanshme kanë vendosur të avancojnë përpara procedurën parlamentare të nismës, ku propozohet një rikonfigurim i hartës territoriale të vendit me reduktimin e bashkive nga 61 në 46. Opozita kundërshtoi në komision futjen në rend dite të nismës së PS-së, duke pretenduar se nisma ishte dorëzuar në shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese duke anashkaluar përfundimin e konsultimeve publike.
“Të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës,” tha Luçiano Boçi, i cili ishte bashkëkryetar i opozitës për komisionin bipartizan për këtë reformë.
“Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu,” shtoi ai, duke këmbëngulur se një reformë e njënashme pa konsensus politik dhe për më tepër pa konsensus qytetar bie ndesh me parashikimet kushtetuese.
Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që Komisioni i Ligjeve të votonte për kthimin e projektligjit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit për t’u përfshirë në nismë edhe qëndrimet e konsultimeve publike.
“Kjo nismë godet themelet e Kushtetutës dhe është detyrim ligjor që të merren parasysh qëndrimi i popullsisë,” tha Bylykbashi, duke akuzuar mazhorancën se ka nisur procedurën në shkelje ligjore dhe se po tenton të anashkalojë qëndrimet e komuniteteve.
Deputetë të tjerë të PD-së sollën në vëmendje që në bashkitë që projekti i PS-së parashikon t’i shkrije me bashki më të mëdha po bëhen protesta të përditshme kundër nismës dhe vetë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër shkrirjes.
Në shenjë revolte, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit, e cila vijoi me prezantimin e nismës nga Arbjan Mazniku.
Mazniku tha se reduktimi i numrit të bashkive do të siguronte më shumë shërbime për qytetarët.
Që prej fillimit të gushtit në të gjitha bashkitë e vendit, propozimi i PS-së po has kundërshti nga qytetarët gjatë dëgjesave publike. Në disa bashki të vogla ka shkaktuar edhe protesta të përditshme që refuzojnë shkrirjen e njësisë së tyre vendore me një njësi më të madhe.
Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha. Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd.
Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.
Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse.
Nga ana tjetër opozita ka dalë me një projekt që propozon shtimin e bashkive nga 61 në 100 njësi për të decentralizuar shërbimet publike më pranë komuniteteve./BIRN
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator16:45
Blushi kërkesë zyrtare Peleshit, Manjës e Xhafajt: Kuvendi të ndërhyjë për zgjidhjen e konfliktit mes GJKKO dhe Dhomës së Avokatisë
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, i ka dërguar sot një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuve...
POLITIKE
23 Shtator14:48
Berisha: Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi takoheshin në lokalin e Jurgen Kolës në Bërzhitë. Është ‘ushtari’ i saj në SHISH
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta lidhur me drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ish-drejtueses...
POLITIKE
23 Shtator14:41
Skandali me Vlora Hysenin, Këlliçi: Siguria kombëtare është e shpartalluar, duhet me urgjencë qeveri teknike dhe zgjedhje të reja
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me skandalin e zbuluar me ish-drejtuesen e SHISH, Vl...
POLITIKE
23 Shtator14:35
Berisha: Kërkojmë dorëheqjen urgjente të Ramës, kjo do jetë çështja kryesore në Kuvend. A e patë se si Gysi bënte…
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat se opozita kërkon dorëheqjen urgjente të kryemini...
POLITIKE
23 Shtator13:12
A ka folur Mirel Mërtiri? Investigimi nga Austria që paralajmëron zbardhjen e aferës së inceneratorëve
Një dokumentar investigativ që po përgatitet në Austri pritet të sjellë të tjera të dhëna mbi akuza për korrup...
POLITIKE
23 Shtator12:31
Tërmet në kupolën e sigurisë/ Tabaku në Kuvend: Shteti ka rënë, qeveria i ka dhënë besën krimit!
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik, Jorida Tabaku, deklaroi se ...
POLITIKE
23 Shtator12:03
Shkrirja e 15 bashkive, Bozdo nga Komisioni i Ligjeve: Projektligj fals i urdhëruar nga Rama! Dëmtohen komunitetet
Debatet për Reformën e re Territoriale kanë përfshirë mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ku deputeti i Partisë...
POLITIKE
23 Shtator11:36
U denoncua nga Piranjat/ PD kërkon dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu: Të sqarojë dyshimet për plagjiaturë
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, pas dyshi...
POLITIKE
23 Shtator11:05
“Rama është arkitekti, u jep pushtet drejtuesve “/ Ina Zhupa për arrestimin e Vlora Hysenit: Siguria kombëtare në pikëpyetje
Arrestimi i drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ka ngritur shqetësime të forta politike për sigu...
POLITIKE
23 Shtator09:17
Masa ndaj shefes së SHISH, PD mbledh Kryesinë, Sekretariatin dhe grupin parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë sot pasdite Kryesinë e re, së bashku me Sekretariatin dhe grupin parlamentar.
Mbledhja zhvillohet nj&eum...