Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...

BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit tij me demokratët në Berat, u ndal edhe te vota e diasporës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Berisha gjithashtu u bëri thirrje demokratëve që të shumëfishojnë votat për PD-në. Më tej Lideri i opozitës tha se të gjithë ata, të cilët në Shqipëri marrin nën 200 euro pension, gjysmëpension ose nuk kanë pension fare, ose ndihmë ekonomike, në krye të tremujorit do marrin 200 euro pa përjashtim.
"Na përket ne, të takohemi me çdo burrë, grua, të ri, të re, pensionist, pensioniste dhe t’i themi se tre muajt e parë në pushtet, së pari ne do vendosim minimumin jetik. Kjo do të thotë që të gjithë ata, të cilët në Shqipëri marrin nën 200 euro pension, gjysmëpension ose nuk kanë pension fare, ose ndihmë ekonomike, në krye të tremujorit do marrin 200 euro pa përjashtim. Ne do përmbysim shpërndarjen e pashpirt të të ardhurave në këtë vend. Do u japim përparësi absolute qytetarëve. Kjo do të thotë se çdo pensionist, çdo qytetar me rrogë minimale, çdo njeri i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike do ketë kartën e konsumatorit, me të cilën do marrin TVSH-në e të gjitha produkteve bazë që blejnë në dyqan. Sa është kjo? Tre pensione. Kjo është tre pensione. Pra, një pensionist që merr 200 euro do marrë edhe tre pensione të tjera me rikthimin e ushqimeve.
Po, është e domosdoshme kjo. Tjetër, energjinë elektrike. Çfarë bëri zotëria? Ky del aty me mendjen e Lubisë dhe u thotë shqiptarëve se hera e parë në histori që ulet çmimi i energjisë. Çmimi i energjisë në vitin 2013 ka qenë 77 lekë për 300 kilovatët e parë. Dhe nga kjo përfitonin 78 përqind e familjeve shqiptare. Çmimi i energjisë, të dashur biznesmenë, ka qenë 60 lekë për kilovat. Çfarë bëri ky? Fashon e parë e rriti në 95 lekë, tjetrën e çoi në 118 lekë. Dhe e bëri për një vit vetëm. Për një vit, nga llogaritë del se ai u ka falur qytetarëve gjithsej 30 milionë euro. Po për 10 vite që u mori shqiptarëve çmim shtesë rreth 580 milionë euro? Pra, ky bamirës që del e flet dhe nuk di ç’flet se mendon se shqiptarët hanë bar, ky u thotë, po u jap 30 milionë, pa u mora 600 milionë.
Jo, kjo nuk do ndodhë. Ne do proporcionojmë çmimin e energjisë me pensionet dhe rroga. Do përfitojnë rrogat e mesme dhe poshtë, asnjë rrogë e lartë nuk do përfitojë. Pse? Nuk kemi armiqësi ne me rrogat e larta. Po këta çfarë bënë? Këta i rritën rrogat njëlloj si rrogat në diktaturat staliniste. Presidenti i Edi Ramës dhe Edi Rama kanë rroga 10 herë më të mëdha se rroga mesatare. Pra, këta nuk është se nuk rritën rrogat, por këta rritën rrogat e larta dhe nuk çanë kokën për rrogat e ulëta. Pra, ulemi me secilin beratas, pavarësisht se a ka votuar apo jo për ne, por u garantojmë je se shumicën e atyre që do takoni, me këtë paketë do t’i ktheni, do t’i bëni bashkëautorë të fitores së ardhshme. Le t’i bien kryq e tërthor viteve të qeverisjes së PD, kurrë nuk do gjeni një premtim të bërë për rroga dhe pensione të pambajtur nga qeveria e PD. Dhe u garantoj se këto që kemi shpallur janë me një rezervë sepse ne do i tejkalojmë dhe vrapi ynë ndalet vetëm kur të dalim në krye për rrogat dhe pensionet ndër vendet e rajonit.
E fundit, fitorja prapë është në duart tuaja. Është në duart tuaja sepse kësaj here secili nga ju, secili nga ne, e ka të mundshme pothuaj ta trefishojë, ta dyfishojë, ta katërfishojë votën e tij me vëllezërit dhe motrat tona në emigracion. Asgjë nuk është më bindëse se letrat tuaja, se telefonatat tuaja ndaj tyre, se ftesat tuaja që ata të kontribuojnë së bashku me ju, të bashkoheni me ne në shpëtimin e Shqipërisë nga ky regjim, i cili thotë e ngjitëm Shqipërinë, por përgjysmoi popullatën më keq se në çdo pushtim që ka njohur Shqipëria.
Fitorja është e tëra në duart tuaja. Iu ftoj që aq sa vlerësoni votën tuaj, aq sa vlerësoni votën e fqinjit, mikut që njihni, po kaq të vlerësoni votën e qytetarit që është në emigracion. Një rast i rrallë për ne që të shkojmë në zgjedhje secili me 3 vota, 4 vota nga vëllezërit dhe motrat tona në emigracion. Ndaj të fillojmë që nesër me telefonata, me letra, me çdo gjë, t’i ndihmojmë të regjistrohen, t’i ftojmë të regjistrohen, të ecim së bashku në fitoren më të thellë. Parti e të pamundurave, parti e fitores. Rrofshi ju, rroftë Berati, rroftë Shqipëria!" tha Berisha.
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat theksoi se sot ekziston fronti më i gj...
BERAT- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me demokratët në Berat, u bëri thirrje qytetarëve që të ...
Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vendosur të dërgojë në shtetet ku ka një prezencë të lartë t&e...
TIRANË- Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari, është tërhequr nga trupa që shqyrton çështjen e kreut...
foto ilustruese ITALI- Dhoma e ulët e parlamentit italian ka miratuar zbatimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore ndërmjet Re...
FIER- Kreu i PD-së Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit ish-deputetin e Partisë Demokratike Ervin Sali...
Elman Abule TIRANË- Biznesmeni Elman Abule në daljen e tij nga ambientet e SPAK është ndalur nga gazetarët teksa nuk ka pranuar t&...
TIRANA- Ministri i Pushtetit Vendor të vendit Arbjan Mazniku, në një deklaratë për mediat, foli për “Paketën e Maleve...
FIER- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka udhëtuar ditën e sotme drejt Fierit. Shkak për këtë vizitë ë...
TIRANA- Qeveria ka miratuar bonusin e pranverës për të gjithë pensionistët. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovaci...