Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamenti Brain Gain, ku prezantua “Librin e Zi të Rilindjes”, një përmbledhje e kritikave të qeverisë aktuale. Berisha gjatë fjalës së tij theksoi rëndësinë e drejtësisë së pavarur dhe të drejtësisë që funksionon mbi parimet ndërkombëtare, duke e konsideruar atë si themel për ndërtimin e një shteti ligjor të qëndrueshëm.
Ai u shpreh se Shqipëria, për të qenë një vend besueshëm për qytetarët dhe investitorët, duhet të ketë një sistem drejtësie që respekton ligjin dhe Kushtetutën. Gjithashtu Lideri i opozitës premtoi se do të reformohet ky sistem dhe se Shqipëria do të ketë një drejtësi që respekton interesat e popullit dhe garanton mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe investime të huaja.
"Shqipëria nuk mund të jetë kurrë vendi i shtetit ligjor, nuk mund të jetë kurrë vend i besueshëm për qytetarët e saj dhe investitorët pa një drejtësi që funksionon mbi parimet ndërkombëtare të sistemit të drejtësisë. Pa një drejtësi të pavarur, pa një drejtësi të varur në ligj, të varur në Kushtetutë. Drejtësia politike shqiptare përbën rrezikun më madhor për të sotmen dhe të ardhmen e kombit. Askush të mos mendojë se kjo drejtësi dallon nga një drejtësi e diktaturës. Miqtë e mi, ata që kanë jetuar vite e dekada në diktaturë, e dinë mirë se para skuadrave të pushkatimit kalonin edhe kriminelët. Nuk mund të themi se diktatura e shkuar kishte tolerancë ndaj krimit.
E them këtë sepse duke u nisur nga disa ndëshkimet që u bëhen zyrtarëve të korruptuar, duan të përligjin përdorimin e saj si shpatë politike kundër kundërshtarëve. Po kjo është diktaturë. Duan të përligjin pikërisht për këtë, ndëshkimin e një populli të tërë. U them këtyre zotërinjve, se kjo reformë e Xhorxh Sorosit i la shqiptarët, iu privoi qytetarëve shqiptarë të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm. Nuk ka proces ligjor të ndershëm nëse pret 15 vite për të marrë vendimin. Dhe kjo ndodh në mes të Europës, kjo ndodh para projektorëve të saj.
Dhe u dashka ne të pranojmë të lëmë qytetarët tanë pa sistem drejtësie për një akt korrupsioni ndërkombëtar të paparë? Kurrë.
Ne nuk humbasim besimin tonë tek Komisioni i Venecias. Jo. Tek institucionet evropiane dhe amerikane.
Por reformën e drejtësisë e bënë ata që shkruajtën Kushtetutën e vitit 1974. Janë sorosianët më të thekur të rajonit dhe Tiranës. Janë ekspertë mashtrues, falsifikatorë të huaj. Me dokumente! Dhe tani kjo mbrohet si e shenjtë. Mos na shani reformën. Kujt ia thonë? Po pse, mund të sakrifikohet e drejta e një populli për të drejtën e një procesi ligjor të ndershëm? Po a e dini ju se çfarë po ndodh? Në qoftë se para 3 vitesh kishte 130 mijë dosje stok, tani stoku është 150 mijë. Ju mor të bërtisni, u them këtyre që bërtasin nga mëngjesi gjer në darkë se po sulmohet sistemi, jo mor, po mbrohen qytetarët.
Se ky është një krim i shëmtuar, të lësh një popull pa proces gjyqësor të drejtë, i ke bërë gjëmën atij populli.
Ndaj dhe reforma do bëhet. Ne do reformojmë. Libri i Zi i paraqet këto. Nuk është çështje hakmarrje, por çështja është se prokurori politike është diktaturë. A e dini ju se nuk vijnë më investitorët e huaj në Shqipëri? Në atë Librin e Punëve të Mira do gjeni se investimet e huaja nga viti 2006-2013 u rritën me 300 përqind. Të gjitha punët e mëdha publike i bënë kompanitë e mëdha evropiane dhe amerikane. Dhe sot qëndrojnë që të gjitha dhe nuk shemben. Dhe janë ndërtuar me një çmim gjer 10 herë më të ulët se sa sot.
Po pse? Sepse kishte garë. Se kishte garanci ligjore, juridike. Kishte sistem juridik. Fragjil, por funksiononte dhe investitori besonte se çdo padrejtësi do kishte një gjykatë. Kurse sot e di që do presë 15 vite, ndaj nuk vijnë investitorët e huaj. U ndala pak më gjatë në këtë çështje se është një çështje themelore për ne në projektin e Shqipërisë Madhështore. Ndaj dhe siguroj se një reformë e sistemit të drejtësisë me Komisionin e Venecias dhe miqtë e aleatët më të mirë të Shqipërisë, institutet respektove që merren me të drejtën, do bëhet.
Dhe prapë të këqijat një popullit nuk e vënë para kurrë. Ai, pavarësisht rrethanave në të cilat ndodhet, kur e vendos, vendos të dalë në krye. Dhe ne do dalim në krye dhe projektin e Shqipërisë Madhështore do e bëjmë realitet për çdo shqiptar. Edhe njëherë, ftoj të gjithë demokratët që t’i kenë librat e tyre të ditës Librin e Punëve të Mira të PD dhe Librin e Punëve të Zeza të narkodiktaturës së Edi Ramës," tha Berisha.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mori pjesë në një takim të veçantë të organizuar nga Departamen...
TIRANË- Skandali që ka përfshirë Bashkinë Tiranë ditët e fundit po thellohet më shumë akoma. Burime ekskluzi...
Rama-Veliaj TIRANË - Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj ka reaguar në lidhje me përplasjen mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryem...
TIRANË- Dosja.al ka nxjerr detaje të reja nga furtuna që po ndodh në Bashkinë Tiranë. Burime ekskluzive të Dosja.al, bë...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u shpreh se mbyllja e Tik Tok është sipas tij gjëja më e shëndetshme që duhet t&...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjete sociale teksa ëhs...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se është i vetmi lider shqiptar që ka udhëheq&eu...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me përgjigjet live për komentuesit në rubrikën "Sy m'sy". Rama tha se më 11 maj shqiptar&...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me përgjigjet live për komentuesit në rubrikën "Sy m'sy". Rama tha se mbyllja e TikT...
ROSKOVES- Ujë, drita, asfalt, vende pune dhe legalizime! Këto kanë qenë "premtimet" e politikanëve në disa zgjedhje të...