
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, në një deklaratë gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, u shpreh se situata politike dhe zgjedhore në vend është tepër alarmante, duke kërkuar angazhim maksimal për rikthimin e standardeve demokratike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.
Në fjalën e tij, ai nënvizoi domosdoshmërinë e rikthimit të Republikës parlamentare kushtetuese dhe të një sistemi zgjedhor që u kthen qytetarëve të drejtën për të zgjedhur realisht përfaqësuesit e tyre në parlament.
Ai deklaroi se listat e hapura janë garancia e vetme për një parlament me përfaqësim autentik, ndërsa rikthimi i koalicioneve e cilësoi si kusht të panegociueshëm për maksimizimin e votës së opozitës.
Sipas tij, mazhoranca nuk mund të ndryshojë rregullat sipas interesave të radhës, po aq sa nuk mund të mohojë sistemin që vetë e përdori për të fituar në vitin 2013.
Ai iu referua gjithashtu raportit të OSBE/ODIHR, i cili, sipas tij, ka evidentuar në mënyrë të drejtpërdrejtë problemet strukturore të zgjedhjeve në Shqipëri: bashkimin e shtetit me partinë, përdorimin e fondeve publike dhe aktiviteteve shtetërore për fushatë, si dhe shkeljen e qartë të standardeve demokratike.
Një nga pikat që ai ngriti në diskutim ishte roli i krimit të organizuar dhe korrupsionit në procesin zgjedhor, të cilët ndikojnë përmes blerjes së votës, intimidimit të qytetarëve dhe futurjes së përfaqësuesve të tyre në parlament.
Deklarata e plotë:
Shumica e gjërave u thanë dhe u zauruan pikat kryesore le të themi pra që mos të rikthehemi të njëjtit debat apo të njëjtit bashkëbisedim.
Kolegët e nderuar, si gjithashtu dhe zoti Berisha e ceku shumë qartë që situata është tepër alarmante në vendin tonë. Por ne si Partia Republikane kemi menduar që të jemi pak më konkret përsa i përket kësaj tryeze, përderisa po flitet për reformën zgjedhore dhe reformën territoriale. Kemi menduar të mbështetemi në pesë pika kryesore që për mua dhe për Partinë Republikane, sot opozita ka nevojë dhe të jetë më e qartë.
Pikë së pari kemi menduar që është e domosdoshme rikthimi i Republikës parlamentare kushtetuese si sistem i zgjedhor që duhet t'i kthehet parimit që qytetarët të zgjedhin realisht përfaqësuesin e tyre në parlament.
Ne kemi qenë dhe mbetemi patjetër pro listave të hapur si garanci e vetme për një parlament të përfaqësimit të vërtetë.
E thatë dhe ju më parë, por duhet ta themi që rikthimi i koalicioneve është domosdoshmëri për opozitën. Është e vetmja gjë që ne na sjell maksimizimin e votës.
Kryeministri nuk mund të mohojë sot atë sistem me të cilin vetë e ndërtoi koalicionin dhe fitoi në vitin 2013. Rregullat nuk mund të ndryshohen sipas interesave të radhës të mazhorancës.
Zoti Berisha e preku dhe pak më parë, po dhe kolegët, është raporti i ODIR-it, i cili i ka evidentuar tepër qartë problemet kryesore.
Bashkimin e shtetit me partinë, përdorimin e fondeve publike, aktivitetesh shtetërore për fushata në interes të qeverisë. Kjo është një shkelje e hapur e standardeve të demokracisë.
Së katërti, kemi menduar që krimi i organizuar dhe korrupsioni ndikojnë drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, duke blerë vota, duke intimiduar votuesit dhe duke pasur përfaqësuesit e tyre në parlament. Pa u ushqyer politika nga krimi, ne mendojmë që nuk do të ketë zgjedhje të lira. Së fundmi, është patronazhistët.
Mendoj që këtu nuk u cek dhe duhet ta themi dhe duhet të buçasim duke e thënë, ata nuk janë aktivistë politikë. Por janë pjesë e administratës shtetërore të vënë në shërbim të pushtetit. Disponojnë të dhëna fiskale, penale, pronësie personale dhe shërbejnë si sekserë që zgjidhin probleme me anë të këmbimit të votës.
Kjo praktikë zëvendëson funksionet e institucioneve dhe duhet të konsiderohet patjetër krim zgjedhor. Për ta mbyllur dhe për mos t'u zgjatur më shumë, mendoj që për të garantuar këto zgjedhje të lira dhe të ndershme, reforma zgjedhore duhet të shoqërohet me një mekanizëm real kontrolli dhe ndëshkimi.
Pa përgjegjësi penale për abuzimet, çdo ndryshim ligjor do të mbetet thjesht një letër. Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një proces zgjedhor që rikthen besimin te qytetarët dhe jo për rregulla të diktuara nga interesat e pushtetit".
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Dhjetor13:41
Berisha: Sa të jetë Edi Rama, votë nuk ka! Prandaj ne duhet të rrëzojmë këtë mur krimi që na ka dalë përpara
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, tha se m...
POLITIKE
5 Dhjetor13:12
Brunilda Haxhiu: Fushata në Fier ishte masakër, qytetarët u kërcënuan me prishje shtëpish!
Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu lëshoi akuza të rënda, lidhur me procesin zgjedhor në qarkun e Fierit, duke ...
POLITIKE
5 Dhjetor13:07
Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet
Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...
POLITIKE
5 Dhjetor12:32
“Rama bëri një antireformë territoriale”, Berisha: Ne do të synojmë ripopullimin e Shqipërisë!
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se reforma territoriale që ai bëri dëmtoi vendin duke prodhuar pabarazi të mëdh...
POLITIKE
5 Dhjetor12:23
Kreu i PD Durrës “Shuplakë” Salianjit: Po çoni ujë te mulliri i Ramës, s’keni moral
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ardian Muka, ka reaguar ashpër ndaj nismës së një grupimi të ...
POLITIKE
5 Dhjetor12:16
“Zgjedhjet nuk ishin të lira”, Berisha: Rama i bëri presion përfaqësuesit të OSBE-ODIHR
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me paratë e ardhura nga droga organizoi aktivitete gjatë zgjedhjeve q&eum...
POLITIKE
5 Dhjetor12:06
Pezullimi i Ballukut/ Berisha: Rama po i ushtron terror Gjykatës Kushtetuese
Kreu i PD në një takim me aleatët u ndal edhe tek çështja e Belinda Ballukut, duke akuzuar sërish kryeministrin Rama se po ush...
POLITIKE
5 Dhjetor11:48
Berisha: Qytetarit i dhanë zarf me 1000 euro dhe e kërcënuan të mos votonte PD-në
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka përdorur paratë e drogës për të fituar zgjedhjet, gjë e cila sip...
POLITIKE
5 Dhjetor11:27
Meta: Nuk mbaj asnjë përgjegjësi ligjore për çdo veprim financiar të Monika Kryemadhit
Gjatë intervistës për Syri.net Ilir Meta thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për çdo veprim financ...
POLITIKE
5 Dhjetor11:13
Meta: Procesi ndaj meje kriminal. Është një pengmarrje politike. Ja çfarë do të bëj kur të dal nga burgu
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ekskluzive për portalin "Syri. net" e quajti procesin e tij gjy...