Gazetari italian: Protesta në Tiranë, po shndërrohet në simbol kundër fuqisë së pakufizuar të oligarkëve të rinj
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Nga Lorenzo Tosa* Flitet shumë pak për këtë tek ne, por në Shqipëri ka lindur një lëvizje popullore nga poshtë, e ...
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën Vlorë–Fier,...
Pas më shumë se tre orësh qëndrese dhe tubimi përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët e revoltuar kanë m...
Një protestues i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. ...
Teksa protesta kundër projektit në Zvërnec po hyn në ditën e saj të gjashtë dhe po merr përmasa kombëtare, kryemi...
Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka mbajtur një fjalim emocional gjatë protestës qytetare, duke bërë thirrje për pjesëmarrje dh...
Kryeministri Edi Rama tha nga Vlora se investimi në Zvërnec do të realizohet dhe se do të lejojë që ky investim të largohet n...
Ditën e nesërme janë paralajmëruar dy protesta të njëpasnjëshme, në Zvërnec dhe në Tirana, me qytetarët...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, njoftoi të premten përfundimin e procedurave dhe shpalljen e kompanisë ...
Qytetarë, ambientalistë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë mbledhur këtë mbrëmje në Tiranë p&e...

Zëvendëskryetari i Ballit Kombëtar, Xhemal Shkjau ka lëshuar akuza të rënda ndaj procesit të reformës zgjedhore dhe gjendjes së demokracisë në vend.
Gjatë një diskutimi mbi ‘Zgjedhoren’ dhe ‘Territorialen’, Shkjau e cilësoi reformën aktuale zgjedhore si “një ndër më të këqijat në Ballkan”, duke argumentuar se vendi ende vuan nga një “virus komunist”, që po e degradon demokracinë.
Sipas tij, Shqipëria ka dalë nga diktatura, por mban brenda një “mikrob komunist” që e çon drejt degradimit. Ai përdori termin “Rama-Duro” për të përshkruar qeverisjen aktuale, duke pretenduar se ajo po i afrohet një forme diktature.
Zyrtari i Balllit Kombëtar, kritikoi ashpër procesin e numërimit të votave, duke theksuar se ndërsa në Kosovë apo Mal të Zi rezultati del brenda 24 orëve, në Shqipëri procesi zgjat me muaj të tërë, i shoqëruar nga “rrenë mbas rrene, gjyq mbas gjyqit, hajni mbas hajnisë”. Këtë vonesë ai ia atribuoi pikërisht “virusit komunist”.
Si zgjidhje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, Shkjau propozoi dy masa thelbësore, zgjedhjet parlamentare të zhvillohen nën drejtimin e një qeverie teknike tre deri në pesë mujore, me një kryeministër të propozuar nga opozita, si dhe heqjen e sistemit aktual zgjedhor rajonal dhe rikthimin tek sistemi mazhoritar me 100 zona zgjedhore, të cilin e konsideroi si “sistemin më të mirë që ka pasur Shqipëria”.
Deklarata:
Unë për shkak të eksperiencës që e kam gjatë viteve të demokracisë, kam qenë katër-pesë mandate në Këshillin e Bashkisë, një mandat kam drejtuar Këshillin e Bashkisë Shkodër. Edhe e vlerësoj shumë këtë tavolinë për reformën zgjedhore, e sidomos për reformën territoriale sepse e rëndësishme, mendoj unë që reforma territoriale është shumë e rëndësishme. Edhe aq sa ishte shumë e dëmshme mosmarrja pjesë në zgjedhjet vendore tonat. Pushteti vendor është një mrekulli për demokracinë, në qoftë se ai menaxhohet drejt me demokraci, drejtpërsëdrejti me rregulla ligjore. Sa më afër pushtetit, pushteti t'i shkojë qytetarit, mendoj se aq më mirë është për qytetarin.
Ne jemi pro marrëveshjeve që bën Partia Demokratike për reformën territoriale. Shumë e mirë, 90 e sa bashki dhe komuna. Për reformën zgjedhore, këtu është një gamë e madhe. Reforma zgjedhore ka shumë probleme. Është një ndër reformat më të këqija, nuk po them në rajon, po në Ballkan, që është në Shqipëri. Në rajon po se po. Ka një ndërgjegje të dobët menaxhimit nga ata që e kanë për detyrë. Nuk ka kushte zgjedhore. Në Shqipëri, Shqipëria ka dalë nga diktatura dhe ka ndërgjegje, ka virusin komunist brenda, që për pak këtë gjë, ajo degradon nga demokracia. Siç ka filluar tashti me këtë Rama-Duron, siç quhet me të drejtë, që ky afërsisht po i afrohet me pak ndryshim, se ekziston si pluralizëm, po ama të tjerat gjëra ky i ka poshtë. Mendoj që reforma zgjedhore duhet të ketë parasysh se si të menaxhohet nga ana e logjistikës.
Bën tre muaj me dalë rezultati i zgjedhjeve. Në shkon në Kosovë, në Kosovë është brenda 24 orëve e merr vesh 100%. Në Mal të Zi 100%, në Maqedoni po ashtu. Në Shqipëri bën tre muaj, katër muaj. Rrenë mbas rrene, gjyq mbas gjyqit, hajni mbas hajnisë. Kjo është një kangrenë e madhe që këtë e ka vetëm një vend që ka regjimin, ka atë mikrobin e virusit komunist. E dyta, unë mendoj që duhet shkuar edhe njëherë, mendoj unë, kam mendimin tim, duhet të shkojë edhe njëherë tek sistemi zgjedhor i 100 zonave, me 40, me 200 deputetë të tjerë, mazhorancë, siç ka qenë i pari. Ai ka qenë sistemi më i mirë në Shqipëri.
Të hiqet ky rajonal, se ky po e çon në diktaturë më. E bën ti katër mandate, s’është, nuk ndodh kjo punë. Nuk garantohet rotacioni politik, nuk ka demokraci. Mendimi im, unë jam me këtë që të kalohet në sistemin e e parë. Doktor, ai ka qenë sistemi më i mirë për ne. Mendoj unë. E dyta, në zgjedhjet parlamentare duhet të bëhen me një qeveri teknike. Me kryeministër nga opozita. Tre mujore. Tre mujore, pesë mujore si ta caktojnë, nuk ka këtu bëjmë zgjedhje, ai i merr se i merr more doktor. Ai i merr se i merr. Ai ka bërë një makineri të madhe kriminale për punën e zgjedhjeve. Duhet një qeveri tre mujore, katër mujore, pesë mujore me një kryeministër nga opozita me e bërë këtë.
Edhe një problem tjetër që kam unë. Djem të mirë ka shumë Partia Demokratike, e djathta shqiptare është ajka e kombit shqiptar, por, me ta thënë të drejtën, këta zotërinjtë që marrin pjesë nga ana juridike në këto reformat e thella me marrëveshjet me këtë Partinë Socialiste, nuk më duken se kanë forcë fjale. Ai që s'mundet me ec, mos me mund me bë, mos me pas forcë fjale, edhe këtu është fati i gjysmës së shqiptarëve,. Për këtë mendoj unë që duhet të marrë masa për numërimin. Mos me pas makineri numëruese akoma për të mos thënë 35 vjet për të numëruar prapë edhe njëherë në tavolinë, kjo është me kaluar në primitivizëm. Kjo nuk është normale. Komisionerë, partitë bëjnë komisionerë, marrin votat në mes të llojit, brenda llojit. Komisionerët e Partisë Demokratike ju kanë marrë votën nëpër duart e tyre Partisë Demokratike, le më aleatëve që po i shohim fare. Këto duhen parë. Këtu është problemi. Thelbi është: qeveri teknike.
Anëtari i Kryesisë së FRPD-së, në një deklaratë gjatë takimit me aleatët e Federatës së Opozitës s...
Lideri i opozitës, Sali Berisha, në takimin e sotëm me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, tha se m...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu lëshoi akuza të rënda, lidhur me procesin zgjedhor në qarkun e Fierit, duke ...
Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...
Kreu i PD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se reforma territoriale që ai bëri dëmtoi vendin duke prodhuar pabarazi të mëdh...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ardian Muka, ka reaguar ashpër ndaj nismës së një grupimi të ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se me paratë e ardhura nga droga organizoi aktivitete gjatë zgjedhjeve q&eum...
Kreu i PD në një takim me aleatët u ndal edhe tek çështja e Belinda Ballukut, duke akuzuar sërish kryeministrin Rama se po ush...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se ka përdorur paratë e drogës për të fituar zgjedhjet, gjë e cila sip...
Gjatë intervistës për Syri.net Ilir Meta thotë se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për çdo veprim financ...