POLITIKE

Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Një fëmijë më pak, një dështim më shumë i shtetit, 70% e shkollave janë pa oficer sigurie

Piranjat Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2025, 14:34

Vrasja e nxënësit 15 vjeçar/ PD: Një fëmijë

Partia Demokratike reagoi sot pas ndarjes nga jeta të 15-vjeçarit Erjon Boba, i cili humbi jetën disa ditë pas një përplasjeje me një bashkëmoshatar në Durrës.

Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula e quan një dështim për qeverinë këtë ngjarje, duke vënë theksin tek lënia në harresë e arsimit.

Sula solli po ashtu shifrat alarmante të mungesës së oficerëve të sigurisë në shkolla.

Deklarata e drejtueses së Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula:

Sot Shqipëria u zgjua me një tjetër lajm të zi. 15-vjeçari Erjon Boba humbi jetën, pasi kaloi disa ditë në koma, nga plagët e marra në konfliktin me një bashkëmoshatar në Durrës.

Edhe një bir më pak, edhe një familje e tronditur.

Siç është dhimbja e tyre e përligjur, po kaq tragjik është modeli, ku fëmijë e të rinj ushqehen, ku i forti, i dhunshmi, ai që kërcënon dhe godet, duket se triumfon gjithmonë.

Shoqëria shqiptare gjithnjë e më shpesh viteve të fundit po përballet me dhunë dhe konflikte me pasoja fatale mes adoleshentëve.

Besimi te institucionet, shkolla, policia, spitali dhe së fundmi familja, po humbet.

Pasiguria e jetës dhe vrasjet-  humbja e vlerës së jetës, ka mbërthyer adoleshentët e fëmijët, që janë qëllimi dhe përkushtimi për çdo familje shqiptare, shpresa për progresin e kombit.

Ikja pa kthim e Erjonit është një tragjedi që i shtohet dhjetëra ngjarjeve fatale që kanë prekin themelet e arsimit dhe shoqërisë tonë- që kalojnë pa përgjegjësi, pa reflektim nga institucionet që duhet të mbrojnë fëmijët: nga ministria e arsimit, e Brendshmja, e deri te stafet përgjegjëse në shkolla.

Humbja e jetës së adoleshentit pas kaq shumë të ngjashmesh, ndër bashkëmoshatarë apo fëmijë, është alarm për çdo prind, revoltë për t’u ngritur, për të protestuar  për  sigurinë e fëmijëve në shkolla, për të cilat narkoshteti nuk afron shërbimet e duhura sipas ligjit dhe as mban përgjegjësi.

Përveç raporteve ndërkombëtare, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka pasqyruar problemet e mprehta të shkollave tona lidhur me mungesën e sigurisë, mungesën e mbështetjes për fëmijët që bullizohen e diskriminohen, mungesën e strukturave që parandalojnë konfliktet – por asgjë nuk është bërë.

Mjafton të kujtojmë se 70% e shkollave në vend nuk kanë oficer sigurie, një shifër që tregon qartë se shumë prej këtyre ngjarjeve do të ishin parandaluar, nëse shteti do të kishte zgjedhur t’i mbronte fëmijët, para se të fliste për barazi, strategji dhe reforma në letër.  Por, kur e keqja nuk parandalohet, menaxhimi i saj bëhet pothuajse i pamundur, sepse dhuna sjell dhunë.

Nuk ka fjalë që mund të lehtësojë rrënimin e familjes Boba për përcjelljen e fëmijës në banesën e fundit.

Në emër të Partisë Demokratike, të komunitetit të mësimdhënësve, ngushëllime, dhe Zoti ju dhëntë forcë në këtë kohë dhimbjeje të pamatë!

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 5 Dhjetor13:07

Alimadhi: Edi Rama i vjedh zgjedhjet

Gjatë diskutimeve në takimin e opozitës për reformën zgjedhore u theksua se reforma e ardhshme nuk duhet të kufizohet vetëm...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë