Plagoset me thikë 25-vjeçari në Shkozet, arrestohet autori i dyshuar
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
L Një plagosje me thikë ka ndodhur rreth mesditës në Durrës, në zonën e Shkozetit. Një i ri, rreth 25 vjeç, &eum...
Kanë dalë pamjet e hotelit në Santorini që shërbeu si frymëzim për projektimin e vilës në Palasë, që si...
Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar sot pas mbledhjes së qeverisë se në kuadër të programit do të je...
‘Këto janë sisteme të veçanta të shpikura për të mbajtur jashtë kontrollit të gjithë financimet publ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja e PD-së Ina Zhupa, ka kundërshtuar projektligjin e qeveris&eum...
Ndahet nga jeta në moshen 78-vjeçare Emma Bonino, një nga figurat më të shquara dhe më luftarake të politikës italia...
Ka qenë ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Erjona Ismaili, ajo që ka reaguar pas mbledhjes së qeverisë lidhur me akuzat e pretend...
Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg" për Andri Vulaj, autor i vrasjes të Ylber Lulit. ngjarje e cila...
Situatë e paqartë në kombëtaren e Argjentinës, ku grumbullimi i disa prej yjeve për ndeshjet e ardhshme është në ...
Makina e re e Edi Ramës nuk qenka blerë nga shteti, por është marrë me qira. Dhe për pagesën, qeveria ka një sqarim: f...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve, lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas Bardhit, provat e paraqitura nga SPAK do t’u shpërndahen të gjithë deputetëve të Këshillit të Mandateve. Ai theksoi se mazhoranca kishte mbajtur qëndrim se nuk kishte nevojë që provat të merren, ndërsa prokuroria kishte deklaruar se nuk ka asnjë pengesë ligjore për shpërndarjen e tyre.
“Mazhoranca kërkoi një muaj kohë për shqyrtim. Kjo është tallje me procesin. Po mbrojnë një të pandehur dhe po i japin kohë Ballukut dhe Ramës për të prishur provat dhe për të intimiduar dëshmitarët,” deklaroi Bardhi.
Ai solli si krahasim rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, për të cilin, sipas tij, kishte rreth 15 mijë faqe materiale dhe iu lanë vetëm 48 orë kohë për shqyrtim. Bardhi tha se SPAK ka këmbëngulur se edhe çështja e Ballukut është urgjente, duke argumentuar se ajo po intimidon dëshmitarët.
“Një person që shkoi në prokurori dhe tregoi të vërtetën është intimiduar nga e pandehura Balluku. Nuk mund t’i japim kohë që të intimidojë të gjithë dëshmitarët. Ajo nuk ka më shumë të drejta se çdo deputet tjetër, të cilëve u janë dhënë 48 deri në 72 orë në raste të ngjashme,” u shpreh Bardhi.
Sipas tij, prokuroria ka vlerësuar se tre ditë janë të mjaftueshme për shqyrtimin e materialeve, me një maksimum prej pesë ditësh, dhe ka kërkuar që procesi të përmbyllet sa më shpejt.
Bardhi paralajmëroi se opozita do të kërkojë thirrjen e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit, duke akuzuar mazhorancën se po e zvarrit qëllimisht procesin. “Ata kërkojnë dy javë kohë vetëm për të shkruar raportin e Këshillit të Mandateve. Me këto afate, çështja shtyhet për në fund të shkurtit,” tha ai, duke shtuar se deri atëherë, sipas tij, “provave dhe dëshmitarëve do t’u jetë bërë dëm i pariparueshëm.”
“Nuk mund t’i japim kohë që të intimidojë gjithë dëshmitarët, por ajo nuk ka më shumë të drejta se asnjë deputet tjetër që kanë marrë nga 48 deri 72 orë kohë në këto raste. E pandehura mund të thotë dua edhe bakllavanë, edhe gjelin e detit, edhe të intimidoj dëshmitarë edhe të gris fletët. Prokuroria tha se 3 ditë mjaftojnë, por maksimumi mund të jetë 5 ditë dhe kërkuan të përmbyllet gjithë procesi. Ne do kërkojmë një sesion të jashtëzakonshëm të Kuvendit, mazhoranca nuk e ka me ngut. Kërkojnë të merren dy javë kohë për të shkruar raportin e këshillit të mandateve. Me afatet që duan të ecin i bie që kjo të shqyrtohet në fund të muajit shkurt. Deri në shkurt Belinda ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit, dëshmitarët edhe provat”, tha ai.
Avokati i ri i Popullit, z. Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqip&e...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, GAzment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit t&eu...
Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Bal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se ky i fund...
Partia Mundësia mbajti një protestë këtë të premte jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit të Shqip&e...
Kanë dalë detaje të reja nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet mbi imunitetin e Belinda Ballukut. Mësohet se a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do t’i përgjigjen si puçist. Ai tha se bl...
Dalin detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve. Mësohet se opozita kërkon të marre USB me provat dhe ta shqyrtojë pas ...
Zbardhen detaje të reja nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit të Mandateve ku SPAK kërkon heqjen e imunitetit për ti hapu...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se projekti “Smart city Albania” do “ndjekë të gjitha fytyrat e krimit”. Gjatë fjal...