‘Mbështesim plotësisht protestën qytetare dhe 5 kërkesat e saj’/ Berisha: Rama të japë dorëheqjen! Qeveri teknike!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me komentet dhe interpretimet e bëra në med...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me komentet dhe interpretimet e bëra në med...
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të dëmtojë protestën qytetare përmes,...
Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest ...
Sot, rreth orës 11:25, është marrë njoftim se në spital është transportuar pa shenja jete shtetasi Ardian Baloshi rreth 27 ...
Brazili ka marrë një goditje të rëndë në prag të Botërorit, pasi mbrojtësi i djathtë Wesley është ...
Projektligji për Amnistinë penale, është miratuar në parim në Komisionin e Ligjeve këtë të hënë me 9 vo...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që ka tronditur Kamzën ditën e sotme, teksa raportohet...
Platforma e-Albania vijon të shfaqë probleme me mosfunksionimin edhe ditën e sotme. Ka të paktën që nga dhjetori i vitit të...
Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Piro Xhixhos, për shkak të mungesës së dy a...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e kësaj të hëne në zonën e Kamzës. Një 26-vje&...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me komentet dhe interpretimet e bëra në media për qëndrimin e PD-së ndaj protestës së fundit rinore dhe qytetare.
Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se Partia Demokratike e ka mbështetur që në fillim të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe ka dënuar ashpër, sipas tij, dhunën dhe presionin e ushtruar ndaj protestuesve.
Në deklaratën e tij, kreu i PD-së nënvizon se partia që ai drejton mbështet pa asnjë rezervë pesë kërkesat e përfaqësuesve të lëvizjes qytetare, duke kujtuar se shumë prej tyre janë kundërshtuar prej vitesh nga opozita në Parlament.
Berisha i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të heqë dorë nga, sipas tij, kërcënimet dhe etiketimet ndaj protestuesve, ndërsa kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kujdestare.
Postimi i plotë:
Lidhur me disa shkrime dhe komente të mediave për qëndrimet e Partisë Demokratike ndaj protestës së fuqishme rinore e qytetare, sqaroj sa vijon:
Së pari: Partia Demokratike që në fillim ka deklaruar se dënon me forcën më të madhe dhunën dhe rrëmbimin e protestuesve paqësorë në Zvërnec, epitetet e përdorura nga Edi Rama ndaj tyre dhe rrethimin e fshatit me tela me gjemba, si në kohë pushtimesh.
Së dyti: Kjo protestë nuk është thirrur nga PD-ja, por ne e respektojmë atë dhe të drejtën e çdo qytetari për të protestuar. Partia Demokratike nuk u ka kërkuar asnjëherë anëtarëve dhe mbështetësve të saj që të mos e mbështesin apo të mos shkojnë në protestë, pavarësisht disa thirrjeve të orkestruara nga "opozita e opozitës" si vegël e faktuar e qeverisë kundër nesh dhe për agjendën e vet politike. Duke i konsideruar këto thirrje si përpjekje të "opozitës së opozitës" për të manipuluar politikisht protestën rinore e qytetare në funksion të agjendës së vet politike, qëndrimi ynë ishte i qartë: nuk duhet që gjethet apo degëzat të na pengojnë të shohim trungun madhështor të protestës së rinisë dhe qytetarëve shqiptarë.
Partia Demokratike është forca kryesore politike opozitare që këto vitet e fundit ka qëndruar fuqishëm dhe ka paguar çmimin më të lartë në përballjen me narkoregjimin e Edi Ramës, këtij "Pashiqi" shqipfolës – por edhe me mbështetësit ndërkombëtarë të regjimit të tij. Ajo arriti të faktojë me vendosmëri para shqiptarëve dhe botës vërtetësinë e kauzës së saj, përmes 8 rezolutave të organizatave politike më të mëdha në botë dhe raporteve kryesore të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, në të cilat dënohen me unanimitet shtypja e opozitës dhe pluralizmit politik, farsa elektorale, narkoshteti dhe plaçkitja e shqiptarëve nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.
Ndaj, edhe pas formulimit dhe paraqitjes publike të pesë kërkesave nga përfaqësuesit e Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare, Partia Demokratike mbështet fuqimisht largimin e regjimit të paligjshëm e narkodiktatorial të Edi Ramës, kreut të organizatës kriminale më të rrezikshme në Evropë, kundër të cilit ajo organizoi 8 protesta të fuqishme si kryengritje paqësore kombëtare.
Kurse lidhur me mbështetjen e kërkesave të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare për anulimin e një sërë ligjesh të narkoqeverisë që lidhen me investimet strategjike, Korporatën e Investimeve, Partneritetet Publiko-Private (PPP), Paketën dhe Portën e Maleve, mjedisin dhe trashëgiminë kulturore, pa asnjë përjashtim, të gjitha ato janë kundërshtuar me forcën më të madhe nga PD-ja dhe grupi i saj parlamentar në komisionet dhe seancat parlamentare, e madje, në raste të caktuara, edhe në gjykatat e kontrolluara nga qeveria, ndaj dhe ajo i mbështet pa asnjë rezervë këto kërkesa.
Partia Demokratike ka vlerësuar dhe vlerëson shumë ndjeshmërinë dhe shpirtin e protestës së të rinjve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit si një arritje të madhe për kombin dhe Shqipërinë, por shton me vërtetësi se ajo është forca më e madhe politike që ka denoncuar dhe protestuar më shumë se kushdo tjetër kundër batërdisë nga qeveritarët dhe oligarkët e qeverisë në:
Parkun Kombëtar të Butrintit;
Parkun Kombëtar të Shebenikut;
Luginën e Drinit me Hidrocentralin e Skavicës;
Ndërtimin e Aeroportit të Vlorës dhe de fakto asgjësimin e habitatit të shpendëve në Lagunën e Nartës;
Shkatërrimin e shtratit të lumenjve Shkumbin, Mat, etj.
Për të gjitha këto, ajo është krenare edhe për çmimin që ka paguar.
Së fundmi, Partia Demokratike nuk është dhe nuk do të jetë kurrë kundër investimeve të huaja në Shqipëri. Ajo i ka mirëpritur dhe do t'i mirëpresë ato me kushtin e vetëm dhe të panegociueshëm që të bëhen në përputhje të plotë me ligjet e vendit dhe ato ndërkombëtare.
Në këtë pikë, PDSH është e bindur se shkaku më themelor i protestës qëndron tek mungesa totale e transparencës nga Edi Rama në rastin e Zvërnecit, si në çdo rast tjetër në të cilat ai sillet si sulltan i një sulltanati jashtë kohe.
Duke përfunduar: Partia Demokratike mbështet plotësisht pesë kërkesat e drejta të përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe i kërkon Edi Ramës të heqë dorë nga kërcënimet, arroganca, përçmimi dhe etiketimet e protestuesve. Për një zgjidhje të vetme politike, ai duhet të japë menjëherë dorëheqjen, të plotësojë kërkesat e përfaqësuesve të Lëvizjes së fuqishme rinore e qytetare dhe të krijohet një qeveri kujdestare për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po përpiqet të dëmtojë protestën qytetare përmes,...
Teherani zyrtar ka reaguar për herë të parë pas akuzave të kryeministrit Rama se Irani po zhvillon luftë hibride ndaj Shqipë...
Grupi Parlamentar i Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore që synon shfuqizimin e disa ligjeve të miratuara ng...
Një vendim i papritur i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka ngjallur reagime të forta, duke e rikthyer çështjen e man...
Protestat masive që kanë përfshirë Shqipërinë ku behet thirrje pre dorëheqjen e qeverisë vijojnë të tër...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka nxjerrë një vendim të vitit 2010, kohë kur në qeveri...
Presidenti Bajram Begaj uroi Albin Kurtin për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Në një reagim në r...
Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen ...
Ushqimi që qytetarët konsumojnë çdo ditë është gati t'i nënshtrohet një transformimi rrënjësor fal&eu...
Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj pankartave dhe mesazheve të protestuesve kundër projektit të shumëpërfolur të Zvërnecit. ...