Teksa foli për shkarkimin e Erion Veliajt, në emisionin Opinion Enton Abilekaj tha se ai kishte krijuar për pothuajse 8 vite një pol pushteti të pavarur nga kryeministri Edi Rama.
Sipas analistit, Veliaj gaboi me zgjedhjen e njerëzve që bashkëpunoi.
Pjesë nga biseda në studio:
Enton Abilekaj: Është një lloj zhgënjimi, sepse Veliaj ishte prej 8 vitesh, që nga 2015-ta, pothuaj 10 vjet në një pushtet pothuaj të pavarur nga Rama, dhe kishte krijuar një pol pushteti.
Nuk ishte vartës i Ramës në administratë. Të kesh një pushtet të tillë prej 10 vjetësh dhe të mbetesh me 4 këshilltarë në fund, tregon se nuk ke ditur të zgjedhësh njerëzit, ose tregon se njerëzit janë aq të trembur nga Rama…
Blendi Fevziu: Shoqëria shqiptare është… Basha kishte partinë, mbështetjen e amerikanëve, të gjitha dhe…
Enton Abilekaj: Basha nuk ka qenë asnjëherë në pushtet. Veliaj kishte një pushtet…
Baton Haxhiu: Në dallim prej Ramës, që ka pushtetin ndaj partisë dhe natyrisht edhe pushtetin mediatik e ka dhe e bën betejën, Erion Veliaj ka pasur vetëm pushtetin e disa oligarkëve.
Blendi Fevziu: Pushtet financiar, edhe një lloj karizme, sepse ishte i bërë vetë.
Baton Haxhiu: E ka ndërtuar fabulën e tij si lider, por e ka harruar se s’ka diskurs për lider dhe në publik humbet çdo betejë dhe shpresa e tij e vetme për një kohë të gjatë kanë qenë mandatet e pakufizuara të Edi Ramës dhe ka menduar se nuk do konkurojë për mandatin e tij. Iluzioni i tij se ai do të shkojë me vetëdëshirë, është i një njeriu që s’e ka kuptuar politikën.
Enton Abilekaj: Iluzionet i ndërtoi mbi Ramën. Por iluzionet që ndërtoi mbi grupin e vet që nga Mjafti dhe e mbajti deri në fund, ai grup u shpërbë menjëherë…
Marsela Karapanço: Tani Veliaj u asgjësua në njëfarë forme në Parlament.
Baton Haxhiu: Në vitin 2019 ai ka gabuar atëherë. Edhe Rama ka gabuar, edhe Veliaj ka gabuar në projektimin e vet si lider dhe kryeministër. Ka qenë një gabim politik. Nuk ka pasur asnjë kundërkandidat, i ka pasur të gjitha mundësitë ta shpëtonte Erion Veliajn nga iluzioni, por s’e bëri.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator23:06
Opozita heq dorë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës? Edi Paloka jep përgjigjen e papritur
Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në emisionin “A Show” se Edi Rama që kur ka ardhur në pushtet vijon me ...
POLITIKE
23 Shtator22:09
“A duhet të fliste Veliaj në Këshillin Bashkiak?”, ja çfarë thotë ish-prokurori Beçi
Ish-kryeprokurori Eugen Beci ka komentuar vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ai e cil...
POLITIKE
23 Shtator21:50
Gazeta gjermane tallet: Autokrati Rama nuk i duron kritikat, i duhet Diella se mund ta fikë kur të dojë
Ministrja shqiptare e Inteligjencës Artificiale kundër korrupsionit nuk është gjë tjetër veçse një lëvizje pë...
POLITIKE
23 Shtator21:39
Shkarkimi i Erion Veliajt, Dashnor Sula "plas bombën": Ekziston mundësia që të lirohet, mund të ketë një marrëveshje
Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula teksa komentoi shkarkimin e Erion Veliajt, tha se ky vendim i marrë sot në mbledhjen e Këshillit Bashki...
POLITIKE
23 Shtator21:21
Pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak, zbulohet data kur ‘vuloset’ përfundimisht fati i Erion Veliajt
Erion Veliaj u shkarkua pasditen e kësaj të marte nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Tiranë me 51 vota të Këshillit Bashkiak....
POLITIKE
23 Shtator21:21
“Bashkia Tiranë refuzon prej vitesh KLSH”, Zhulali: Ndiqni paranë dhe do gjeni gropa të mëdha korrupsioni
Këshilltarja Ilda Zhulali ka ndarë në Off the Record një lajm ekskluziv sipas të cilit, Bashkia e Tiranës prej vitesh nuk lejon ...
POLITIKE
23 Shtator21:01
U shkarkua si kryebashkiak, Tabaku: Fundi politik i Erion Veliaj mori sot goditjen përfundimtare.
Deputetja e Partisë Demokratikë, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili sot me unanimitet...
POLITIKE
23 Shtator20:55
“Bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe i projektuar si pasardhës”/ Birn për shkarkimin e Veliajt: Pse këshilltarët e PS shënuan një precedent politik
Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martë...
POLITIKE
23 Shtator20:44
Klevis Balliu: Fundi i Ramës nuk do të jetë i ndryshëm nga fundi i Veliajt
Nga Klevis Balliu
Shpesh dëgjojmë analistë që përsërisin: ‘Rama fitoi zgjedhjet, nuk keni çfarë të b&eum...
POLITIKE
23 Shtator20:11
Shkarkimi i Veliajt, reagon Tedi Blushi: Këshilltarët socialistë votuan edhe (vet)shkarkimin e tyre
Pasi Erion Veliaj u shkarkua pasditen e kësaj të marte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka reaguar sekretari i Përgjit...