Deputetja e Partisë Demokratikë, Jorida Tabaku, ka reaguar pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili sot me unanimitet miratoi shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt, i cili ndodhet në qelitë e paraburgimit që prej muajt shkurt të këtij viti.
Teksa e ka cilësuar shkarkimin e Veliajt si fundin politik të tij, Tabaku thekson se jeta e tij politike qe ngritur vetëm mbi propagandë dhe gënjeshtër.
Reagimi i plotë i Jorida Tabakut:
Fundi politik i Erion Veliaj mori sot goditjen përfundimtare. Në jetë politike e ngritur vetëm mbi propagandë dhe gënjeshtër.
Fundi i sotëm, që ai e quan të papritur, ngjason me pabesinë që ai i bëri qytetarëve të Tiranës kur në orët e para të mëngjesit të 17 majit vendosi të shembte godinën e Teatrit Kombëtar edhe pse brenda tij ishin vendosur protestuesit që kërkonin një procedurë ligjore dhe korrekte nga Bashkia e Tiranës dhe qeveria.
Vrulli me të cilin u morr vendimi për të shkarkuar Veliaj i ngjante procedurave të përshpejtuara të inceneratorit të Tiranës.
Arroganca që Veliaj shfaqte sa herë që pyetej mbi hallet e Tiranës, që nuk e kurseu edhe në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, janë shkaku i fundit të tij politik.
Një njeri që pushtetin e tij e përdori për të akuzuar, sulmuar dhe shpifur ndaj kundërshtarëve të tij politikë me akuza të shpikura që ironikisht i dolën në dosjen e tij hetimore.
Flakja e tij nga posti i kryebashkiakut është një korrje e farës së keqe të mbjellur gjithë këto vite prej tij.
Hipokrizia e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak që para do kohësh rendnin pas tij për një foto dhe sot e hedhin në kosh, i ngjason hipokrizisë së njeriut hipokrit që premtoi një Tiranë të gjelbër dhe ndërtoi ferrin betonit që kemi sot.
E vërtetë, prej vitesh Partia Demokratike ka dokumentuar në vazhdimësi bëmat e tij korruptive, për shumë prej të cilave ai ende nuk ka një hetim.
Një prej tyre është padyshim dhe Inceneratori i Tiranës, një aferë e pastër korruptive që po i ha mbi 300 mln euro taksapaguesve të Tiranës, ndërsa qyteti vazhdon të kundërmojë mbetje. Një aferë abuzuese dhe kriminale që ka dëshmuar arrogancën, megallomaninë dhe korrupsionin e një njeriu që mendoi se mund dhe do të kontrollonte mendjen dhe jetët e shqiptarëve.
Dikush, me të drejtë, sot mund to ankohet se perëndimi i jetës së tij politike erdhi vetëm kur e vendosi regjisori i jetës së tij politike apo dhe prej luftës së brendshme.
Kësaj e të tjera si këto mund t’i përgjigjem me të njëjtën parabolë që i jam përgjigjur ditën kur Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria sepse SPAK kishte zbuluar dhe faktuar atë që Komisioni Hetimor Inceneratorëve kishte faktuar më herët; korrupsionin e inceneratorëve.
Erion Veliaj sot largohet sepse Shoqëria e Hajdutëve ka vendosur që të rrëzojë një nga mollosët e tij me shpresën që të tjerët do të mund t’i shpëtojnë të vërtetës. Mirëpo harrojnë se fundi i atyre që rrëzuan një nga mollokët e kësaj bashkësie, për të shpëtuar të tërën, është i ngjashëm. Ata do të copëtohen një nga një për tu rrëzuar poshtë. Pasi e vërteta nuk mund të mbulohet dhe fundi i arrogancës mbetet i njëjtë.
Erion Veliaj është shembulli se si nuk duhet të jetë një politikan. Fati i tij është një mësim politik për të kuptuar se pushteti nuk është i përjetshëm, vjen shpejt dita kur duhet të japësh llogari, Pasi, siç mëson dhe Shekspiri “S’ka natë që s’ka të gdhirë, sado qoftë e gjatë.”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
23 Shtator20:55
“Bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës dhe i projektuar si pasardhës”/ Birn për shkarkimin e Veliajt: Pse këshilltarët e PS shënuan një precedent politik
Me votim të hapur dhe unanim, këshilltarët bashkiakë socialistë dhe rivalët e tyre demokratë bashkuan votat të martë...
POLITIKE
23 Shtator20:44
Klevis Balliu: Fundi i Ramës nuk do të jetë i ndryshëm nga fundi i Veliajt
Nga Klevis Balliu
Shpesh dëgjojmë analistë që përsërisin: ‘Rama fitoi zgjedhjet, nuk keni çfarë të b&eum...
POLITIKE
23 Shtator20:11
Shkarkimi i Veliajt, reagon Tedi Blushi: Këshilltarët socialistë votuan edhe (vet)shkarkimin e tyre
Pasi Erion Veliaj u shkarkua pasditen e kësaj të marte nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, ka reaguar sekretari i Përgjit...
POLITIKE
23 Shtator19:27
Shkarkimi i Veliajt, Bardhi: Nuk ishte mesazh vetëm për të. I njëjti fund i pret të gjithë njerëzit e korruptuar të Ramës duke nisur nga Balluku
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tir...
POLITIKE
23 Shtator19:18
FUND/ Gazetari Koka: Erion Veliaj ishte sharlatani i radhës, jo më i madhi, por më i rrezikshmi
Nga Bledian Koka
E nisi me propagande, e mbylli si propagande! Kjo eshte fotoja e pare e dites kur Erion Velija vuri kembe ne pushtet, si Minister i Mireqenies...
POLITIKE
23 Shtator19:13
'Veliaj kurban për pastrimin e parave në ndërtim'/ Gazetari: Të gjitha aferat prekin direkt Edi Ramën
Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar sot për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama q&e...
POLITIKE
23 Shtator18:41
Këshilltarët e PS bashkuan votat për shkarkimin e Veliajt, Tedi Blushi: Vota e tyre votë për (vet)shkarkimin e tyre
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi reagoi pas shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke t...
POLITIKE
23 Shtator18:35
“Ne reduktohemi në statusin e skllevërve”, DW analizon ministren Diella: Pse IA ka kaq shumë probleme dhe nuk jep llogari. Rama përgjegjës
Shqipëria ka emëruar një ministër të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) për të mbikëqyrur prokurimin publik dhe...
POLITIKE
23 Shtator18:24
EMRAT/ Këta janë këshilltarët që votuan kundër shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak, një vjen nga e djathta
Erion Veliaj u shkarkua me shumicë votash në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak. Krahas opozitës, votën pro shkarkimit e dhan...