Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë ditën e sotme një mbledhje në Kryesinë e Kuvendit. Në mbledhjen e sotme do të zhvillohet edhe një seancë dëgjimore me rektorin e Universitetit Bujqësor të Tiranë, Fatbardh Sallakun. Kjo seancë u lajmërua ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama, i cili në reagimin e tij për operacionin e SPAK te UBT, tha se masat e sigurisë për stafin dhe pedagogët janë dhënë pa gjyq për disa procedura të disa viteve më parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë. Sipas tij vetë rektori nuk rezulton i lidhur me hetimin e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme. Këtë hetim kreu i qeverisë e ka cilësuar si një "keqkuptim" të madh.
SPAK lëshoi 24 masa sigurie për stafin e UBT për shkak të abuzimeve me tenderat. Sipas SPAK, hetime janë kryer bazuar në aktet e referuara nga Shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, dhe është regjistruar procedimin penal për veprat “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funsione publike”.
Ndërkohë janë zbardhur emrat e 5 personave të cilët janë lënë në masën "arrest me burg". Të arrestuarit janë Edmond Tërthorja, Amarildo Lleshi, Mehmet Qoshja, Altin Murto dhe Piro Zoga. Masa arrest shtëpie u vendos ndaj 10 personave të cilët janë Agim Sefa, Arjan Buliqi, Serafin Skënderi, Ilir Kusi, Dritan Laçi, Azem Parllaku, Artur Koleci, Radion Dhromi, Blenard Spaho dhe Tedi Proda. Gjithashtu janë firmosur 9 masa "detyrim paraqitje" për Enkeleida Sallaku, Klara Jahollari, Ilir Kapaj (zëvendësrektor), Erjola Kopali, Klea Lekocaj, Romina Koto (zëvendësrektore), Bejo Bizhga, Etleva Shore dhe Rezearta Dervishi.
Në njoftim thuhet se janë grumbulluar dhe referuar të dhëna për përfshirjen në veprime korruptive të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, veprime të shtrira në një kohë të gjatë, në procesin e përgatitjes dhe zhvillimit të procedurave të prokurimeve publike. SPAK thotë se nga hetimet proaktive me metoda speciale si; përgjimi i bisedave telefonike të zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës (UBT), vëzhgimet e kryera nga Policia e Shtetit dhe administrimi i dokumentacionit të procedurave të prokurimit, me autoritet kontraktor Universiteti Bujqësor i Tiranës, deri në këtë fazë të hetimit janë hetuar në kuadër të këtij procedimi 9 procedura prokurimi të zhvilluara në vitin 2022, me një vlerë të prokurimit prej 90.000.000 (nëntëdhjetë milion) lekë.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë për televizionin grek, MEGA ku është pyet për tema të n...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka rikujtuar se në datë 2 Mars do të hapen dyert e Panairit të Punës ...
TIRANA- Deputeti Lulzim Basha ka firmosur një kontratë me Sonoran Policy Group LLC, për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerik&e...
Edi Rama TIRANË- Gazeta e njohur austriake, ‘Der Standard’, i ka kushtuar një artikull ngjarjeve të fundit politike në Shq...
Belind Këlliçi TIRANË - Demokrati Belind Këlliçi, ka folur këtë të martë mbi largimin jashtë vendit t...
Andia Ulliri TIRANË - Deputetja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri, është njëra nga kandidatet e primareve për qarkun Durr&e...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë socialiste të disa nj&eu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me asambletë e PS në Tiranë, teksa po flist...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me asambletë socialiste të idsa njësive në Tiranë, është...
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtar pasditen e sotme për 24 masat e sigurisë të lëshuara ndaj zyrt...