I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, lëshoi akuza ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, gjatë një interviste në “Kafe Shqeto” në Syri TV. Kalaja tha se Dumani ka dështuar plotësisht në misionin e tij si drejtues i organit të akuzës dhe është shndërruar në mburojë për korrupsionin qeveritar.
Ajo u shpreh se gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionit të Ligjeve, Dumani tregoi se nuk ka asnjë vullnet për të ndjekur dosjet më të rëndësishme në vend. “Nëse do të ishte një seancë me të vërteta, unë do të isha zhgënjyer, sepse ajo që pamë ishte një mbrojtje e turpshme, e pamoralshme dhe propagandë e pastër,” tha Kalaja, duke theksuar se “SPAK është kthyer në një organizatë partnere të krimit të organizuar që drejtohet nga Edi Rama.”
Sipas saj, Dumani jo vetëm që nuk ka arritur të ulë korrupsionin në këto tre vite, por ka lejuar përkeqësimin e situatës. “Nëse i referohemi deklaratës së tij se korrupsioni është rritur, atëherë çfarë ka bërë SPAK? Asgjë. Trevjeçari i mandatit të Dumanit është një bilanc dështimi total,” shtoi ajo.
Kalaja ngriti edhe akuza të drejtpërdrejta për lidhje të Dumanit me pushtetin. “Ai ka dhënë garanci për kryeministrin, zëvendëskryeministren dhe zyrtarët e tjerë që nuk do t’i prekë. Kjo është arsyeja pse korrupsioni lulëzon,” deklaroi ajo, duke e akuzuar se vepron në mbrojtje të qeverisë dhe në sulm ndaj opozitës, veçanërisht ndaj kreut të saj, Sali Berisha.
“Janë dy njerëz që menaxhojnë situatën përballë Dumanit, Manja dhe Xhafaj, të cilët janë ndër më të korruptuarit dhe më të lidhurit me krimin e organizuar. Ata kanë dosjet më të forta në SPAK,” shtoi Klaja.
Ajo tha se ka dorëzuar 86 kallëzime penale, përfshirë dhe ndaj Dumanit, por asnjë nuk është trajtuar siç duhet. “Gjithë informacioni i korrupsionit i ka shkuar institucioneve ligjzbatuese amerikane dhe ambasadës amerikane. Çështja ‘McGonigal’ e përfshin drejtpërdrejt kryeministrin dhe ka cenuar sigurinë e SHBA-së,” tha Klaja, duke shtuar se kjo është provë e dështimit të SPAK-ut nën drejtimin e Dumanit.
Në vijim, Kalaja theksoi se fundi i Dumanit është përcaktuar që në udhëtimin e tij të fundit në SHBA. “Nëse Dumani do të kishte performuar mirë, do të kishte fund tjetër. Fundin ia dhanë që kur shkoi në Amerikë. Ia dha e ngarkuara me punë dhe i përcaktoi tre pika kryesore: kartelet e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave,” deklaroi ajo.
Sipas Kalasë, Dumani ka fshehur dosje të ndjeshme si rasti “EcoPark”. “Ai tha që kjo çështje është drejt mbylljes. Kush është drejt mbylljes? EcoParku? Unë kam informacion se edhe EcoParku do t’i ngarkohet Alqi Bllakos,” vijoi Kalaja, duke nënvizuar se veprimet e Dumanit janë dëshmi e qartë se drejtësia po përdoret për të mbrojtur pushtetin dhe jo për të luftuar korrupsionin.
Kalaja:
Nëse do të ishte një seancë korrekte, nëse do të ishte një seancë me të vërteta, unë aty do të zhgënjehesha, sepse do të ishte jashtë pritshmërive të mia.
Bashkë me kallëzimin për Dumanin, të cilin unë e bëra ditën e hënë, unë kam bërë 86 kallëzime penale dhe secila ka peshën e vet, rëndësinë e vet.
3 kallëzimet më të rëndësishme në fakt janë 3 kallëzimet që edhe mbrëmë e nxorën pak nga vetja Altin Dumanin sepse nuk kishte arsye për të folur.
Nëse në i qëndrojmë vetëm deklaratës së Dumanit që në këto 3 vite është rritur korrupsioni… kjo është e vërtetë që u tha mbrëmë, çdo gjë tjetër ishte mbrojtje, mbrojtje e turpshme, e pamoralshme dhe ishte propagandë, vijonte në atë kuptim: kjo bëhet, kjo nuk thuhet, këtë se them dot, këtë nuk e bëj dot.
Ndërkohë, nëse i referohemi vetëm kësaj thënie, atëherë kompetenca e kujt është hetimi i korrupsionit? Është kompetencë e SPAK? Atëherë çfarë ka bërë? Është trevjeçari i mandatit të Altin Dumanit, pra përveçse nuk ka bërë asnjë punë, është përkeqësuar.
Atëherë kush është garancia e u është dhënë drejtuesve të institucioneve, kryeministrit, zëvendës-kryeministrës, dhe të gjithë zyrtarëve më poshtë që ata e kanë rritur korrupsionin, a është garancia që u ka thënë Altin Dumani: unë nuk do t’ju prek? Dhe kjo është fakt.
Ti ke një organ akuze i kthyer në organizatë partnere të krimit të organizuar, të grupit të strukturuar kriminal që drejtohet nga Edi Rama, me garancinë që ne nuk do t’ju prekim dhe ju vazhdoni.
Kështu që unë mendoj se e gjithë ajo mbrëmë, përveç se ishte një dështim i madh, përveçse nuk mendoj se ka zhgënjyer njerëz, se njerëzit e shohin çdo ditë se ç’bën Altin Dumani për të sulmuar opozitën, për të sulmuar kreun e saj Sali Berisha, për të sulmuar të gjithë krerët e opozitës dhe ndërkohë është garancia më e madhe që asnjë gjë të mos shkojë tek zyra e kryeministrit.
Ka 2 njerëz që Dumani i kishte përballë që menaxhonin situatën, Manja e Xhafaj, dhe disa herë edhe dilnin në mbrojtje të Altrin Dumanit se kishin hall mos u preknin interesat; janë 2 njerëzit më të korruptuar, 2 njerëzit më të lidhur fort me krimin e organizuar, të cilët janë edhe 2 njerëzit që kanë dosjet më të forta në SPAK.
Dumani është vënë në vështirësi reale, dhe aq më shumë që unë, përveçse e sfidoj nga kjo studio, unë i them të rrijë i qetë se gjithë informacioni i ka shkuar institucioneve ligjzbatuese amerikane dhe Ambasadës Amerikane.
Kjo ka shumë rëndësi sepse çështja McGonigal është një çështje që nuk prek vetëm kryeministrin shqiptar, është një çështje që me veprimet dhe mosveprimet e veta, kryeministri shqiptar në bashkëpunim me Charles McGonigal, ka cenuar sigurinë e Amerikës dhe këtë e thonë vetë hetimet në shtetin amerikan.
Nëse Dumani do të kishte performuar mirë, do të kishte fund tjetër; fundin ata ia dhanë që kur shkoi në Amerikë, që nuk e priti ai që duhej ta priste. Ia dha e ngarkuara me punë dhe i dha tre pika kryesore: kartelet e drogës, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.
Dumani tha që kjo është drejt mbylljes. Kush është drejt mbylljes? EcoParku? Unë kam informacionin që edhe EcoParku do t’i ngarkohet Alqi Bllakos.
Feston 81-vjetorn e lindjes/ Berisha: Mirënjohje të pakufishme Zotit...Vjeshta, stina kurorë e jetës time Kryetari i Partisë Demokra...
Studiuesi i njohur Kastriot Dervishi ka publikuar së fundmi një postim në rrjetin social Facebook, ku ndan një dokument historik që h...
Një profesor i njohur në SHBA u pyet nga studentët e tij se kur është funksional një sistem drejtësie. “Atëher&e...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë...
"E gjeta veten në një burg të sigurisë maksimale pa kaluar asnjë ditë në burg në jetën time", kujton Mustafa. "A...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, konfirmoi sot në Komisionin e Ligjeve se administratori i Korporatës Elektroene...
Ish-prokurori Ervin Karanxha deklaron se SPAK-u duhet ta zgjidhë një herë e mirë rastin e gjyqtares Irena Gjoka. “Për mua, ras...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, tha te Komisioni i Ligjeve se dosja “McGonigal” është në proces ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka propozuar që prokurorët e këtij institucioni të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit t&eu...
Niko Peleshi vendosi që opozita s'ka të drejtë as të japë mendim, as të japë opinion, as të mbajë qëndrim in...